Zylyftar Hoxha – Dita
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, që nga koha e Lace Backës, Sali Butkës e deri në formimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin lënë në një ditë të vetme, më 22 qershor.
Darkën, si gjithnjë, e kalova te miku im i paharruar, Jake Backa. Por atë ditë mua s’më duhej Jakja, atë e kisha “në dorë”, më duhej një njeri tjetër, për të cilin kisha dëgjuar histori interesante dhe mua, çuditërisht, më ishte shkrepur për ta takuar se s’bën.
Ishte vëllai i Jakes, i dënuar që në kohën e Koçi Xoxes. Kishte qenë një nga kuadrot kryesorë në Ministrinë e Brendshme në vitet e para pas çlirimit dhe me pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës.
Pas burgut e sollën në fshat, në Backë, ku gjeti një mënyrë të vetën kundërshtimi e karshillëku ndaj regjimit, u vetëngujua si një eremit dhe s’e kaloi kurrë portën e oborrit të shtëpisë deri sa vdiq. Ishte kjo një sfidë ndaj asaj pune sfilitëse dhe pa rendiment që bënin burra dhe gra në shpatet me bokërrima të Backës e të Staraveckës, ku, po të mos kishte gjetur atë mënyrë të jetuari, do t’i kishte rënë bretku.
Gjysmë fshehurazi, shkoj te Kamberi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në atë dhomë të thjeshtë fshati, ishte portreti me përmasa të mëdha (mundet 50×60) i një vajze të bukur, varur në murin përballë, në krah të portretit të Skënderbeut, vizatuar në xham me linja naive, që e gjeje rëndom në atë kohë në shtëpitë e fshatarëve.
Kamberi, si e pa që s’po ia ndaja sytë portretit të vajzës, më tregoi historinë e mëposhtme, që mua mu duk si një përrallë orientale: “Ka një histori të çuditshme nga prapa ky portret, ndaj e mbaj aty si një nga gjërat më të rralla e më të veçanta që kam. E ka sjellë babai nga Turqia. Na thoshte se e kishte blerë shtrenjtë, dy muaj e ca punë, por qejfi, ndonjë herë, s’paguhet. Sipas llogarisë që bëj unë tani, ky portret duhet të jetë nga fundi i shekullit të 19-të, kur kish dalë edhe fotografia.
Në një fushatë në Thesali, krahina ende nënë sundimin turk edhe pas Revolucionit Grek, në një fushatë pushtuese një vezir i shquar, komandant i ushtrisë perandorake u kthye në Stamboll me fitore. I gëzuar dhe i fryrë nga krenaria, ai i paraqiti sulltanit xhephanen (plaçkën e luftës), armë, florinj, gurë të çmuar dhe, pasi mbaroi, i tha sulltanit: ”Padishah i madh dhe i përndritshëm! Këto që ke këtu përpara janë hiç para një gjëje tjetër që do ta paraqes tani. Është një vajzë, besoj se më të bukur se ajo perandoria jonë s’do të ketë tjetër. Do të ndriçojë e gëzojë haremin. E paç hallall”!
Pasi e prunë vajzën të shoqëruar nga një togë ushtarësh, e lanë disa minuta para sulltanit, pastaj e nxorën para se ai të merrte vendimin.
Të gjithë prisnin me padurim vendimin e të madhit. Më i paduruari, por edhe i sigurt në vetvete se sulltani s’do ta linte këtë xhevahir të rrallë jashtë haremit, ishte veziri. Shenja e miratimit ishte që sulltani, siç rrinte këmbëkryq nën tendë, do të shtrinte këmbën e djathtë, gjë, që për çudinë e të gjithëve, nuk e bëri. Pra vajza nuk u pranua në harem.
“Të dija të mençur, o vezir, por qenke budalla!- i thotë sulltani vezirit. Që ta marrësh vesh ti, po të fusja atë në harem, do të prishja haremin dhe mendjen bashkë, por mua më duhet edhe haremi edhe mendja. Ajo vërtet ia vlen dhe duhet të bëjmë diçka me të. Nxirreni në syrret dhe shpërndajani miletit në pazar ta shijojë e të kënaqet me bukurinë e saj dhe ta kenë këtë kujtim nga unë”, porositi sulltani.
Që nga ajo ditë portreti i vajzës shitej në rrugët dhe dyqanet e Stambollit. Nuk jam i sigurt, por siç na thoshte plaku, thoshin se sulltani nuk e shpërdoroi figurën e kësaj vajze, të cilën e ktheu në fenë islame dhe emri iu shënua në sheriat si shenjtore”, përfundoi tregimin Kamberi.
Iu luta Kamberit ta fotografoja portretin. Nuk më kundërshtoi, përkundrazi më ndihmoi ta hiqnim nga muri e ta nxirrnim jashtë në avlli, ku kishte më shumë dritë.
U ndava për të mos u takuar më me këtë burrë fisnik e të zgjuar, me këtë thesar të gjallë e të heshtur, që s’munda t’i marr asgjë tjetër nga ajo “pasuri”, veç portretit dhe historisë që ai ma tregoi mjeshtërisht.

Histori mere me long, se mishi maroi.Akoma nuk i marun shqiptareve prrallat?
Mesa di une, Kamber Backa u zvesh nga uniforma se pati lidhje me te quajturin grup te deputeteve, Riza Danin me shoke. Me burg nuk e di te denuar. Partizan trim dhe major, Bente Bari dhensh, e takon njehere babi im dhe Kamber Backa i thote me vete qe kjo bote do shtate hile dhe nje trimeri, duke qene se babi im e donte dhe kudo ia vleresonte trimerine(trimi Kamber Backa). Ne backallinjte jemi njecike te treshe, te tere ata qe mohuan mikun e shokun i shoh te pispillosur gjenerale me spaleta, une ngula koke si derri dhe u ktheva bari dhensh. Kjo kohe nuk do trimeri, kur te tjeret bejne prepara bej sikur lidh kepucen…Megjithate, Dita, ky titulli juaj e lidh Backen me harremin aq sa rrugen e Arbrit(ate qe do behet) me Udhen e Qumeshtit ( qe as me dylbi s’è shohim dot).
Heroi i Zylyftarit , Kamber Backa , paska qenë një koqe paraziti që , për të luftuar komunistët që I paska sjellë vetë në pushtet ,rri shtrirë ditë e natë dhe dikush tjetër e ushqen . Ky adoleshent nga mëndja ëndërron haremin e Sulltanit duke parë në mur portretin ë një femre me histori të sajuar .
Parazitizmi në socializëm dënohej me ligj , si paska shpëtuar Kamberi , me të cilin Zylyftari mburret ?!
Mirë Zylua , se aq i dha Perëndia , po pse DITA ulet nën nivelin e saj ?!
Cfare kishte ketu interesante per shqiptaret?
Shqiptaret, perdornin fotografine qe me 1840 perpara Sulltanit tend qe po na nxjerr turqit te zgjuar dhe perparimtare.
Perparimi i kombeve ka ardhur nga perendimi e jo nga lindja
Ku titulli i shkrimit dhe ku vete shkrimi!
Asnje lidhje midis tyre…
Shkrim jashte realitetit. Nuk ben as si perralle per kalamaj.
Me moret kohen, more, cfare beni keshtu?! Mendoni ju, apo ashtu u vjen…
Pac uratw gjyshi, Zylyftar djali !
O “Ismet” komentues qw si duket ske kismet,pse flet kaqw i bengosur?! Hallet e tua nuk do i zgjidhin lexuesit,qw besoj ky rrefim ju pwrqen. Ja, gjysh jam unw, po e pwrshwnders Zulyftarin pwr cna sjell pwr tw lexuar.
Them se asgjw s’ka ireale nw kwtw shkrim, pwr mua qw se njoh Kamber Backwn, vec dwgjuar e dwgjuar shumw.
Zylyftar djali; pac urratw.gjyshi.
Dashamirwsi D.
nuk e keni kuptuar thelbin e shkrimit.Ky shkrim behet per Meten.Vajza e dorzuar sulltanit eshte Meta metaforisht i thuhet Rames largo Meten si sulltani femren se te shkaterroji Por Rame ziu ku te gjeje votat te mbijetoje i djegur si me femren si pa femren e sulltanit
ajola dukesh qe je ls-iste. Ke per te bere kari ere me kete mendje gjeniale qe paske..
ajola, a e di ti se i ke rene pikes ! Nje bravooooo ! Alegoria eshte me se domethenese …..po qe se gazetarit
vertete i ka shkuar mendja ne kete metafire elegante !
Ti ajola ja ke future si kau peles.I qenke e emure o e/I shkrete. Po c’lidh ka shkrimi me Meten Ramen?
Skrapalinjt,duhet ta kuptojne qe nuk jane me qendra e botes dhe as e Shqiperise,thjesht kane qene te perkedhelurit e te dy kraheve politik.Nga e njejta familje,dikush shkonte djathtas ndersa i vellai per inat merrte majtas,ndaj i kane mbijetuar kohes se sotme akoma,por me te vetmin ndryshim te madh,tani me jane nje katund i madh me laraman te pjerdhur menderisht, fillo nga ky gazetaruci dhe mbaroje me gjoja politikanet e medhenj si Meta me kompani.
Te nderuar skrapo, mbani ate nje cike raki ne rregull dhe emri juaj do jeteoje me gjate, se sa pordhet e politikes dhe te historive roz nga Skrapari, te cilat mund ti gjesh ne cdo fshat te Shqiperise!
Popull idiot qe e ka mendjen vetem tek politika, Meta, Rama, Basha, Balasha, po rrota kaishi ngelet!
Fshatari ben metafore per fshatarin dhe te gjithe aludojne per rroten e karit, qe eshte nga Cepani I Skraparit ku edhe cjapi I kopese eshte me te meta mendore.
Bukur.
Sa mire e paska mesuar shqipen ky Hoxha edhe pse i kan shpetuar shume fjal turke.Ne ate kohe qe thot ky efendia turqit nuk benin fotografi si thonin eshte djalli.
Kapterrat e skraparit.zaptiet e DIKTATURES,fuxat e Deges,,e paskan pasur mendjen tek Haremi Sulltanit.