Kur në qershor 1993 forcat e rendit ndërprenë forcërisht një grevë urie të shoqatës Pronësi me Drejtësi dhe ish-kulakëve, në opinionin shqiptar pati mendime të ndryshme, ku mbizotërues ishte mendimi se shteti kishte vepruar në mënyrë të drejtë. Jemi në një shtet demokratik dhe problemet duhen zgjidhur me dialog, në rrugë demokratike, dëgjohej të thuhej dhe shkruhej në shtyp. Praktikave të grevave të urisë u duhet dhënë fund njëherë e mirë…
Me një grevë urie në shkurt të ’91-shit ishin rrëzuar monumentet e Enver Hoxhës. Po me grevë urie tre muaj më vonë ishte rrëzuar Qeveria e Fatos Nanos. Mirëpo nëse atëherë grevat e urisë quheshin të justifikuara, pasi bëhej fjalë për ndryshimin e sistemit politik, tani ç’kërkonin këta grevistë urie, që më së shumti, ishin aleatë të PD-së ose që kishin përkrahur fuqimisht ardhjen në pushtet të kësaj force politike? Arsyetohej kështu, pa hyrë në thelbin e problemit.
Ish-pronarët dhe ish-kulakët, të organizuar në shoqata, kërkonin rishikimin e ligjeve të shtetit për kthimin dhe kompensimin e pronave të tyre legjitime. Ata, në emër të 20 000 qytetarëve ish-pronarë, nuk pajtoheshin me ligjet e miratuara në parlamentin e parë pluralist dhe me zvarritjen që administrata e re po i bënte zgjidhjes së këtij problemi. Kishte kaluar më shumë se një vit nga ardhja në pushtet e demokratëve dhe ata ende nuk e kishin vërë re ndryshimin… Disa dhjetëra prej tyre u ngujuan në grevë në selinë e Partisë Republikane, por grevë pati edhe në Shkodër e në disa qytete të tjera. Takimet e përfaqësuesve të Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit me grevistët në Shkodër dhe Tiranë, nuk dhanë asnjë rezultat. Disa orë më vonë, natën duke gdhirë 10 qershori, ndërhynë forcat e rendit dhe i nxorën me forcë grevistët nga ngujimi. Grevistët ishin tepër të zemëruar me këtë qëndrim të policisë, domethënë të shtetit, të cilin ata dikur e kishin përkrahur për të marrë frenat e Shqipërisë.
Gushti i ’94-ës ka qenë veçanërisht i nxehtë. Në ditët e para të atij gushti vëmendjen e opinionit e tërhoqi sërish një grevë urie me përmasa jo të zakonshme, duke qenë ngjarja kryesore në vend për gati dy javë. Ja si kishte ndodhur. Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë kishte paralajmëruar për një grevë të tillë, në rast mosplotësimi nga ana e Qeverisë të një sërë kërkesash për kompensimin e vuajtjeve të tyre në burgjet dhe kampet komuniste. Qeveria e kish premtuar këtë, por ky kompensim, sipas shoqatës, po zvarritej ose po bëhej i padrejtë. Kishin filluar bisedimet Shoqatë – Qeveri dhe, pasditen e 4 gushtit, u arrit një marrëveshje me 10 pika, 8 nga të cilat ishin quajtur plotësisht të realizueshme, ndërsa për dy do të vazhdonte diskutimi. Në zyrat e Kryeministrisë të dy palët ishin gëzuar për arritjen e marrëveshjes dhe e kishin “festuar” me Coca-cola e kafe. Ish – të përndjekurit politikë u shpërndanë qetësisht nëpër familje, të lehtësuar se nuk do t’u riktheheshin më privacioneve si të kohës së diktaturës. Greva ishte shmangur në momentin e fundit…
Në orën 20, ata u përqendruan para ekraneve të TV për të dëgjuar lajmet ku, padyshim, arritja e asaj marrëveshjeje atë pasdite do të përbënte lajmin më të rëndësishëm të ditës. Mirëpo, pikërisht në ato momente ata pësuan një shock të vërtetë: Në vend të marrëveshjes së lidhur, u transmetua një deklaratë e Qeverisë, ku ata, ish – të përndjekurit e diktaturës komuniste, cilësoheshin ekstremistë, fashistë, agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të manipuluar nga Johanesburgu (domethënë nga Leka Zogu) etj., etj., një lumë epitetesh të rënda me ngarkesë të theksuar politike.
Sapo dëgjuam atë deklaratë, do të tregonte më vonë kryetari i Shoqatës, Kurt Kola, në mënyrë të vetvetishme dhe me një shpejtësi të rrufeshme, për gjysmë ore, në mjediset e shoqatës u grumbulluan disa qindra vetë, ish – bashkëvuajtës të mi, të cilët këmbëngulën dhe vendosën unanimisht fillimin e menjëhershëm të grevës së urisë. Ishin mjaft të revoltuar nga ato që kishin dëgjuar dhe, më shumë se të revoltuar, ishin të fyer. Edhe unë si ata. Më shumë se 200 e filluam grevën në çast… E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër, në Durrës, Kukës, Fier, Lushnjë e në shumë qytete të tjera. Greva e ish-të përndjekurve e tensionoi sërish dhe papritmas situatën politike, e shpërgjumi atë. Ish-aleatët e dikurshëm të Qeverisë, që tashmë kishin hyrë në grevë urie, nuk mund të quheshin më të tillë. Qëndrimi i të dy palëve ishte i ashpër, i papajtueshëm, gati armiqësor.
Ish-të përndjekurit politikë ishin të fundit aleatë që i kishin mbetur PD-së në rrugën dyvjeçare të qeverisjes dhe që po e braktisnin me vetëdije, të zhgënjyer. Gjatë ditëve të asaj greve pushteti në të vërtetë ishte mjaft i shqetësuar dhe i përdori të gjitha format për ta ndërprerë grevën. Ndërkaq në përkrahje të grevës ishin vënë thuajse të gjitha partitë politike. Edhe klerikët. Kurse PD e thelloi më tepër deklaratën e Qeverisë, ku përveç etiketimeve të njohura për ish-të përndjekurit, ishte shtuar se shoqata e tyre është vënë në shërbim të opozitës komuniste. Grevistët u acaruan sërish nga ajo deklaratë. Por, ushqenin një shpresë të vakët se ndoshta Presidenti do të ndryshonte diçka nga ato deklarata kundër tyre, do të ndërhynte në një moment të caktuar. Ai nuk kishte folur ende…
Greva u ndërpre në ditën e 8-të, natën. Disa orë para se të ndodhte kjo, kishte hyrë vullnetarisht në grevë deputeti Azem Hajdari, i cili përveçse ishte bërë garant për jetën e tyre, kishte dorëzuar në mënyrë demonstrative dhe në shenjë rebelimi ndaj partisë së tij dekoratën Pishtar i Demokracisë. Hyrja e Azemit në grevë i qetësoi grevistët ndaj ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të policisë, sikundër flitej. Azemi ishte betuar me nderin e deputetit se nuk do ta lejonte kurrsesi këtë. Megjithatë, ajo natë do të mbetet e paharruar për ish-të përndjekurit pikërisht për të kundërtat e atyre që kishte garantuar Azemi.

GREVAT JANE TE DREJTA VETEM KUR JANE NE FAVOR TE SALIUT !
E kunderta ,grevistet jane komunist, spiun birucash, bashkpunetor te sigurimit te shtetit e me the te thash…. Mend i kemi ne koke.
Një kronike e bukur e metamorfozes se grevave te urisë,e shfrytezimit te tyre për qellime politike dhe e shkaterrimit te tyre po për qellime politike e pushteti. Sic po ndodh tani me grevën aktuale e cila po shfrytezohet djallezisht nga sali berisha! Po te ishte ky ne pushtet kete greve do ta shkaterronte po aq poshtesisht sa po e mbeshtet!? Nderime xhevdet shehu për rikthimin e kujteses në ato ngjarje e qe jane shume domethenese për të observuar qëllimet e grevave te tilla në kushtet aktuale!
Grevat jane te drejta vetem kur i ben PS a LSI e Skraparit
Pati kohe te bolleshme ish sigurimi i diktatures te pergatiste “kuadrot” edhe nga “ish te persekutuarit” apo “ish pronaret” per te krijuar me vone disa shoqata si ajo e Kurt Koles.
Per cudi “ish pronare” me dokumenta te administrates komuniste qe vazhdoi te ushtronte detyrat edhe nen qeverine e pare demokratike, rezultonin ish gjysem opingat qe nuk kishin pasur ne jeten e tyre ndonje prone me te madhe se ndonje dhi te zgjebosur. Ish te persekutuar, kontigjente ish spiunesh te sigurimit qe me dhune i kishte rekrutuar sigurimi, u detyruan perseri nga ish sigurimi nen presionin se do t’ju a nxirnin sekretin, qe te krijonin shoqata solidariteti me ish persekutoret e tyre komuniste.
Do te ngelet e pavdekeshme fjala e Mandeles se Shqiperise, ish kryetarit te kuvendit, Pjeter Arbnori, se keta nuk jane socialiste, po specialiste per mashtrime.
Një kronike e bukur e metamorfozes se grevave te urisë,e shfrytezimit te tyre për qellime politike dhe e shkaterrimit te tyre po për qellime politike e pushteti. Sic po ndodh tani me grevën aktuale e cila po shfrytezohet djallezisht nga sali berisha! Po te ishte ky ne pushtet kete greve do ta shkaterronte po aq poshtesisht sa po e mbeshtet!? Nderime xhevdet shehu për rikthimin e kujteses në ato ngjarje e qe jane shume domethenese për të observuar qëllimet e grevave te tilla në kushtet aktuale!
Ore po ky gazetari xhevdet shehu pse nuk i ben thirrje qeverise (ose grevistëve) ti sjelle keta grevistet e urisë ketu ne guvat dhe zgëqet e kanioneve te osumit ku edhe greven ta bejnë edhe buke te hanë e te mos i shohe njeri? Ketu ju thuaj se edhe saliu do ti lerë rehat,edhe edi rama nuk ja u prish dot çadrat!? Po t’ja u bente xhevdeti ketë thirrje do ti kisha venë noten dhjete me tre yje,por ngaqë nuk e ka thene po i le vetem dy yje!?
Ky shkrim duhet te botohet ne faqen e pare te Dites dhe per 1 muaj rrjesht.Kjo do te ndihmoje dhe moshat e reja per te bere dallimin se “Kur grevat e urise jane ose jo te nxitura nga partite politike” duke i manipuluar ato.per qellime te caktuara politike.
Te perzene me dru nga Zeri I Amerikes , si Xhevdeti ashtu dhe bashkepatrioti I tij Mero , jane bere si miza e kalit , qe dihen , se ku gjen strehe !!!
Sali Berisha eshte personi me i ndyre dhe me i pa bese qe ka drejtuar shqiperine.Me vjen keq per ata “bythlepirsat” qe akoma mudohen ta mbrojne ate spiuno kriminel.Te jeni te sigurt qe shume shpejte do ti jepet nje strehim special per ato krime qe ka bere ne dem te kombit shqiptare.
I KE REN NE KOKET ME KTE ANALIZ QE KE BER.PO KUJT JA THUA MER VESH KAFSHA SALI BASHKE ME ATA QE U VEN NGA MBRAPA KTIJ EDHE PSE DIHET BOTERISHT QE KTYRE U LROJI N….TE PARVE DHE JO KOMUNISTAVE SIC PRETENDON AI