Një histori me një gjykatës në SHBA, një krahasim me Fatmir Mediun e Shkëlzen Berishën në Shqipëri dhe detyra e vështirë e drejtësisë së re

Ornela

Nga Jorgo Mandili

Në këtë shkrim nuk do të interpretoj, as do të jap ndonjë opinion. Do të ekspozoj një ngjarje mbi drejtësinë  në Amerikë, në Virginia për një gjyqtar të Gjykatës Supreme dhe secili vetë le ta krahasojë atë me çka ndodh tek ne  me gjyqtarët, prokurorët e në përgjithësi me drejtësinë e re .

Rastësisht, duke kërkuar në galerinë e fb, m’u shfaq në një postim të një  viti më parë, nga miku im , profesori i universitetit Oakland, matematicieni Tanush Shaska: “një gjykatës në Amerikë, i cili akuzohej për korrupsion publik mund të dënohet me 395 vjet burg dhe 5.5 milionë dollarë gjobë. Ka përdorur disa sende të zyrës, credit card dhe makinën e institucionit”.

Ky informacion më shtyu të kërkoja diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje që lidhet me drejtësinë. Gjatë kërkimit mësova se bëhej fjalë për një mashtrim federal të Allen H. Loughry II, një gjyqtar 47-vjeçar i Gjykatës Supreme të Apelit të Virxhinias së West Virginia. Loughry, i cili mori detyrën në vitin 2012, u zgjodh për të shërbyer si Shef i Drejtësisë në Gjykatën Supreme të Virxhinias Perëndimore në prill 2017. Ai u akuzua nga një juri e madhe federale  për mashtrime të shumta, deklarata dhe dëshmitarë të rremë, për 22 akuza. Ndër veprat e shumta penale, Loughry është akuzuar se ka përdorur një automjet qeveritar dhe kartë krediti për udhëtime personale si dhe  përdorimin në mënyrë të paligjshme prej tij të mobiljeve historike, një tavolinë që i përkiste arkitektit të famshëm Cass Gilbert.

Ai gjithashtu është akuzuar për përpjekje për të penguar dhe ndikuar në mënyrë korruptive në dëshminë e një punonjësi të Gjykatës Supreme në një hetim të pashmangshëm të jurisë. Loughry u arrestua nga agjentët e FBI-së  në mëngjes në shtëpinë e tij dhe u dërgua në gjykatën federale në Charleston për përpunim dhe për të planifikuar dënimin e tij.

Akuzat:

– mashtrime, deklarata të rreme, përdorim sende zyrash, credit card dhe mjeti qeveritar në mënyrë të paligjshme;

– përdorim mobiljesh historike, tavolinë, në mënyrë të paligjshme;

– përpjekje korruptive  për  dëshminë e një punonjësi të Gjykatës supreme.

Krahasoni këto akuza  për këtë gjyqtar, që mori dënim maksimal me aferat korruptive  të gjyqtarëve tanë, që përpos largimit nga detyra asnjë përgjegjësi për pasurinë, falsifikimet, mashtrimet, abuzimet me ligjet etj… u lejuan  të trashëgojnë pasurinë  e venë me padrejtësi  mbi kurrizin e gjakun e të dobëtëve.

Për rastin  e gjyqtarit në fjalë, ja se çfarë kishte deklaruar Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Mike Stuart  për këtë ngjarje: “Një juri e madhe federale ka akuzuar një gjykatës në gjykatën më të lartë të shtetit për krime federale të shumta dhe serioze,”  “Në këtë ditë (Dita e Virxhinias Perëndimore) njerëzit e shtetit tonë të madh meritojnë më të mirën. Ata kanë punuar shumë dhe shumë kohë për të mos toleruar sjelljen e keqe që godet në zemër  besimin e publikut nga zyrtarët e tyre të zgjedhur. Kam ndërmend të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që njerëzit tanë të kenë qeverinë e ndershme që meritojnë”.

Lexojeni me kujdes deklaratën  e prokurorit  … “do të bëj gjithçka që mundem për t’i siguruar njerëzit tanë të kenë qeverinë e ndershme që meritojnë”…”për të mos toleruar  sjelljen e keqe që godet në zemër besimin e publikut nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”.

Krahasojeni  deklaratën e këtij prokurori  me deklaratat e ish prokurorit tonë pa shkollë të mesme A.Llalla, kur i mbante njerëzit me ” shpresë” se… ” së shpejti  do të shikoni…. prisni  sa të mbarojmë hetimet etj deklarata të tilla  “fjalë të mira e gurë në trastë”. Dhe përfundimi? Asgjë! Sa ishte prokuror vetëm veprime  dhe qëndrime për të mbrojtur  dhe për të mbyllur  dosje krimi dhe korrupsioni publik të politikanëve dhe kriminelëve  dhe të pasurohej brenda një periudhe të shkurtër duke u kthyer në një  latifondist tokash. Dhe gjemb në këmbë nuk i hyri për këto  veprime  abuzive dhe të papërgjegjshme të këtij Prokurori mediokër (kështu i duhej politikës).

Jo vetëm kaq! Por edhe u lejua  të “arratisej” e të fshihej si një “mi gjirizi” në  Gjermani se Amerika e kishte bllokuar. Tani gjoja po “dënohet” me gjykim të shkurtuar me dy vjet burg dhe heqje e së drejtës së ushtrimit të profesionit për 5 vjet duke i lënë edhe pasurinë e bërë  si prokuror!?

Krahasoni  akuzat për  këtë përfaqësues të lartë të drejtësisë sonë me ato  të gjyqtarit  të gjykatës së lartë në Virxhinia ! Dhe konkluzioni:

Përgjegjshmëri dhe ndëshkueshmëri – për të mos thyer besimin e publikut tek drejtësia  tek ligji- në Amerikë !

Papërgjegjshmëri dhe pandëshkueshmëri  duke thyer besimin e publikut tek ne!

Njerëzit, varfërinë e durojnë  duke shpresuar për një jetë më të mirë, por padrejtësinë nuk e durojnë, kur shikojnë se si jepet padrejtësia tek ne  nga gjyqtarë e prokurorë të paaftë të korruptuar, xhambazë, që bëjnë pazare me ligjin. I pamë në  procesin e  Vetingut. Pamë “babëzinë” e tyre për  pasuri, inkompetencën profesionale dhe figura të dyshimta morale.

Shumica e tyre, ish oficerë sigurimi, “plepistë”  të Saliut me kurse gjashtëmujore, të tjerët mbaruar në universitetet tona private e publike, në shumicën e rasteve me diploma të blera, që gjatë këtij tranzicioni, nën udhëheqjen e politikës, kanë bërë kërdinë me pronat, krimet, dhunimet, tjetërsimet etj, duke e futur Shqipërinë në  “vetëgjyqësi”  dhe në një qerthull të tillë krizash morale, politike, ekonomike e sociale , që nuk ka Veting ta kthejë këtë vend në gjendje normale – t’i kthehet besimi popullit tek drejtësia dhe forca e ligjit.

Madje aq keq, sa që, edhe po të vinte në krye të Prokurorisë tonë, vetë M. Stuart, do ta kishte të vështirë në mos të pamundur për t’i kthyer besimin njerëzve tek drejtësia dhe zbatimi i ligjit .

Sa fillon dhe hidhet një hap nga drejtësia e re, menjëherë reaksioni  kundër drejtësisë rreshtohet për t’iu kundërvënë asaj. Nuk duan politikanët e korruptuar dhe “makleshët e gjekleshët” e tyre të lindë “fëmija”. U provua me rastin “Medihoxha” për Gërdecin  për gjykimin e 26 të vrarëve, mbi 300 të plagosur e një fshat i rrafshuar dhe i kontaminuar. Nuk u gjykua “për mungesë provash”, dëshmitarët u “aksidentuan”, Mehdihoxha  fitoi imunitet  si deputet nga Saliu, për të mbrojtur djalin e vet dhe kështu dosja u mbyll.

Ndërkaq ortakët  e tyre në Amerikë u gjykuan dhe u dënuan  madje u realizua edhe një film me titullin “Qentë e luftës”. Kurse këtu vazhdon tallja dhe komedia e kësaj ngjarjeje ku vetë protagonisti  kryesor ish ministri i mbrojtjes, gjykimin e kësaj çështjeje nga SPAK, e quan “politik” e në mbrojtje të kësaj kauze, del “armata” e analistëve të tipit  “maklesh e gjeklesh”, duke i mëshuar aspektit politik, sepse sipas tyre për të krijuar “ekuilibër” duhet të gjykohet edhe një politikan i korruptuar nga mazhoranca.

Në vend që të zbulojnë të vërtetat, imagjinojnë, fantazojnë, denigrojnë, aludojnë, parashikojnë, profetizojnë, për të krijuar në opinion një të “vërtetë tjetër  paralele”, për t ‘u shplarë trurin njerëzve. Flasin kot, dëgjojnë asgjë dhe shikojnë hiç. Bashkime tingujsh si fjalë, mullarë fjalësh si fjali, kapica fjalësh si mendim. Por më e keqja e mjeranëve të tipit “maklesh e gjeklesh” është kur përpiqen të mbahen si profetë të mëdhenj kundrejt të tjerëve, në vend që të heshtin derisa të mësojnë t’i thonë gjërat thjesht dhe qartë. Logjikë leshi makgjeku- vahmirrëse e së vërtetës!

Por lajmi i mirë është se 28  agjentë  të FBI- së shqiptare po kthehen në Shqipëri pranë BKH-së, pas trajnimit të tyre në Amerikë. Do t’iu kujtoja këtyre agjentëve të rinj deklaratën e bërë nga agjenti i vjetër i FBI-së Nick Boshears, pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës supreme (që përmendëm më lart): “Korrupsioni publik është një përparësi e lartë hetimore për FBI-në, sepse  shkatërron besimin e publikut dhe minon sundimin e ligjit.”

Shpresojmë, që Drejtësia e Reformuar  t’i kthejë popullit  besimin tek drejtësia dhe sundimin e ligjit tek të gjitha dosjet e mbyllura për “arsye procedurale” apo “mungesë provash”. Dhe nuk janë pak të tilla që implikojnë që nga ish presidentë e deri tek oficerë të gardës. Detyrë e vështirë është, por deri atëherë nuk është keq që njerëzit ta shtyjnë jetën e tyre me besimin se një ditë do të ketë Drejtësi dhe Demokraci  në mos për këtë brez, të paktën për brezat e ardhshëm.

 

Share This Article
19 Comments
  • NE 2050 KA MUNDSI TE GJYKOHEN KTA PALACOT NE SHQIPRI .DERI ATEHERE I KA MBI BARI .JAN TE GJITH TE KORRUPTUAR DHE VRASES .EDHE ATA TE FBI QE DO VIN NGA USA KORRUPTOHEN .SE JAN BIJT E TE KORRUPTUARVE.ESHT ME GEN.

  • NGA 140 DEPUTANAT E VETEMRUARA ME 325 PRILL,PERJASHTU FATMIR XHAFES QE U ZGJODH NGA POPULLI E QUHET DEPUTET I POPULLIT,KA KUSH TE THOTE SE KUSH E KA TE PASTER ÇERTIFIKATEN PENALE-MORALE LESHUAR NGA PROKURORIJA DHE GJYKATAT E REJA SKIPETARE!!???Jashte kesaj pyetjeje ò’fado lloj shkrimi e ‘informacioni’ eshte pordhe me rigon dhe tere ambasadoret e misioneret e SHBA-ve e BE-Hale jane te inkriminuar kembe e koke!

  • Drejtesia e re me aktore te vjeter. Dhenderi i ri me 23 kulla mbi Klubin Partizani.
    Per cilen drejtesi flet Jorgo Mavrili

  • DITA: Falinderoi Z.J.Mandili që vendos gishtin mbi plagën e bërë KANCER në Shqipëri që nga 1992 kur Sb në mënyrë TINZARE krijoi KORPORATËN PLEPISTE TË DREJTËSISË me parimin..” Hani Ju dhe mos më ngacmoni mua..” Dhe gjat qeverisjes së tij 92-2013 bëri badërdinë mbi pasurinë Kombëtare duke Shitur,Shkatërruarë,Vjedhur,Tjetërsuarë..pasurinë e 45 viteve të mbi 350 mìld.$ dhe vrarë mbi 20.000 njërs,200 në Tropojë,4 djem TRIMA të familjes Haklaj,pse ishin të majtë,etj,deri tek vrasja e Dr.Xhuvanit në Elbasan-Edhe ky i PS,ku zëvëndësi Lulit G.Bardhi deklaroi se..” Kemi krijuarë grupe (të armatosura) për të mbrojtur votat..” Pra Shtet brënda Shtetit.Dhe drejtësia heshti dje dhe sot.Dhe do të heshtë deri sa të jetë mbi dheeee Sb.
    -Edhe SPAK(KAPS) është në KOMA.Edhe tek BKH që shkruani Ju..mos kini shpresë.Nuk mund të bëhet BAJGA e derrit-MJALTË.Kotë jepë shpresë edhe Zonja KIM.Edhe kjo do iki si Ambasadori LUUU pa kapur peshkun e madh.Agjenti “Bisturia” & ” Penicilina” që në 1974 kur lëpihej pas H.Kapos tashmë punon natë-ditë për shokët e tij në 4 kontinente.Arvizu e cilësoi ” Burrë Shteti” kur vrau në 21 janar.Dhe pa u arrestuarë Sb,Im,Lb,F.Medi Gërdeci,etj,nuk do ketë kurrë qetësi.
    -Më 25 prill populli votoi për të NGUSHLLUARË NËNAT shamizeza të 21 janarit,Gërdecit,etj,kundra DREJTËSISË dhe atyre që e mbrojnë DREJTËSINË PLEPISTE,ku 70 % e të cilve u hodhën NOKAUT nga Vetingu,por po gëzojnë pasurinë e paligjëshme 30 vjeçare.
    -Pa u krijuarë një gjykatë SPECIALE ND/KOMBËTARE për 4-5 VJET..për tu sekuestruarë pasurinë të gjithë pushtetarëve që nga 1992 dhe Arretimin e kokave të politikanëve të kriminuarë,nuk ka ZOT NËNE ta bëjë këtë vënd.Anija ka marr uji dhe po mbytet.
    -FLM DITA,J.MANDILI

  • Turpi i mbulofte te gjithe gjykatesit dhe prokuroret qe kane mare pjese ne gjykimin e tragjedise se Gerdecit dhe 21 jenarit.Nese ka zot ua shperblefte kete krim qe kane bere ne njerezit e tyre me te dashur

    • Turpi i ketyre eshte luge floriri, o v1. Kushedi ku i bejne pushimet, dhe ti shpreson se mos kujtohen tju skuqet faqja. Ejani ne terezi. Keta njerez jane produkt i felliqesise shoqerore, produkt i sistemit kriminal. Cdo gje nis nga me e vogla. Voton tjetri per PiSat se gjoja perfaqesojne te majten, dhe pranon me ndergjegje te plote dhunimin e te drejtave te cdo individi qe nuk ka fuqi te mbrohet. Te mos filloj nga fillimi, privatizimet, nafta, minierat, Hecet, rruget, shkaterrimi i vendeve publike, grabitjet e pronave, rruget, koncesonet.
      Eshte i gjithi zinxhir krimi, gjyqtaret jane hallka. Nuk kane turp, por fat e mbaresi te shijojne leket e viktimave dhe te budallait popull. Ata gjak e dhjam, ndersa ti flet per turp. Nuk ua ndjen fare

  • Mbi themelet e nje drejtesie te fuqishme jane ndertuar gjithe shtetet e fuqishem. Asnje inclinacion majtas apo djathtas nuk ka rendesi. PD PS apo LSI jane vetem marramendje.

  • Ça lesh krahasimi bën zotëri me drejtësinë amerikane. Është njëlloj Sikur të kerkosh të perbashketat e mutit me marmelaten bio.

  • Shikoni fotografine e SaliSerbBerishes
    duke perqafuar euforishem Zenin, djalin
    e tij ……..,,!
    Dicitura danteske : “Nuk ka me keq ne bote se sa ne ditet e veshtira (qe familja
    vicidolasit se shpejti do te vihet ne ban-
    ken e “talibaneve”) kujton kohet e lum-
    tura” kur babai i Zenit mbante ne dore
    dhe shterngonte fort “Lekuren e Sha-
    grenit” …….! Ho prato de Balzak…!

  • Karabushi i Saliut, ra ne dashuri me kusheriren plake ne Suedi, me dy kalamaj…
    Keta jane te mbaruar…., incest ne familje..

      • Ai e paska ka thene Ho prato de Balzak ne fillim. Korigjimi eshte i panevojshem. E kupton me cfare dhoge ke te besh?
        Eshte ramist tjetri, ka kulture..

  • Artikulli me I mire deri me sot ! Referoni kete shkrim dhe veproni kunder te gjithe zyrtareve qe kane vjedh….

  • I nderuar Z Jorgo ,faleminderit per kete shkrim .Por fai i kesaj katastrofe eshte vetem i politikaneve tane ne kete tranzicion post komunist .Dua te jape nja dy a tre shembuj ,ne BE .Presidenti Gjerman , para 10 viteve e vune me shpatulla mbas murit ,sa e bene te hipte doreheqijen .Konkretisht ,ai kur ishte ende i ri , jo ne politike kishte bere nje xhiro ne Jahtin e nje shoku te ngushte te feminise te tije dhe kishte pire nje gote shampanje ne Jaht .Kete rast ja quajten korrupsion .Dhe po ky ish president kishte bere nje shtepi rreth 120 m2 te thjeshte me tulle te pa sufatuar ,e akuzuan me te madhe per korrupsion , pse kishte mare kredi te vogel me 3.6 % para se tu bente President .Iku dha doreheqje .
    Rast ishte dhe ish Ministri i mbrojtjes Gjermane ,qe kishte fotokopjuar dy rreshta ,kur kishte dhene per provim doktoraten ne Juridik .Kishte mbaruar dhe Fakultetin Ekonomik ,me nje pasuri te justifikueshme nga prinderit e gjysherit prej 400 mioion Eurosh ,pra te pastra ,dhe mbi te gjitha ,jo ne partine e z Merkel ,por ne kualicion me Z Merkel ,populli mbare Gjerman e admironte ,ishte shpresa e nje kryeministri shume i mire per gjermanine ,mbasi Z mekel te mos kandidonte me per arsye moshe e tj .,por edhe ky dha dorheqjen per ato dy fjali qe kishte kopjuar ??
    Rast tjeter eshte ish Ministri i Brendeshem Austriak ,mbasi ndenji 4 vite minister i brendeshem , me vone e cuan me sherbim ,pra me pune ne Bruksel .Nje gazetar Anglez e provokoi ,e incizoi ne pa besi me dashje dhe konkretisht i tha me regullo kete pune ,te lutem .Pa bere fare pazare korrupsioni ,as per lek e as per afera ose interesa te tjera .Por pergjegja e ish Min Austriak ishte vetem kaq ,do te ndihmoj ,ska problem .Dhe per kete ish Ministri u denua 4 vite burg .Por tmerri me i madh ishte ,kur i hyri ne shtepi per kontroll financamti ,ja kane kthyer shtepine permbys , per te kontrolluar me lupe te gjitha taksat ,te gjitha dekumentat ,a ka qene korrekt me shtetin ,me taksat e tija ,qe kur kishte hyre ne pune ne filllim para se te meresh me politike ,plus deri ne diten kur e arrestuan ne politike .Me taksat qe i dolen shume korrekte ,nuk kishte as edhe nje luge ose pirua qe nuk e justifikonte me ish pagen e tij .Por u denua me 4 vite heqje lirie .
    Ketu ju z i nderuar Jorgo permendeni Gerdecin me te drejte ,por ketu ne Shqiperi themeleve te shtetit i ka plasur mender muti ciper themeleve dhe nuk ka det e oqean qe ta pastroje ..Vetem ne Gjirin e Lalzit ,jane vilat rezortet ,hotelet e te gjithe politikaneve si nga PS ,PD e LSI ,e jane komshinje te mire dhe pine raki bashke me njeri tjetrin , kur bie shi ne plazh, bile kam qeshur me humorin e Z Murrizi kur ka thene ne parlament se bashkohen bashke e festojne me gaz e me hare , hane e pine e zgerdehen ,kur bejne kalamajt e tyre synet .Dhe gjygjtari i Vlores Konomi u ekzekutua ne menyren me makabre midis dite per diell ne qender te Vlores .Dhe sinjali ishte ,mos na cani koken ju o pronare Shqiptare ,se keshtu do perfundoni ,me keq si Konomi te gjithe ,mbylleni gojen! .

    Me gjithe ate ,i nderuar Z Jorgo une personalisht jam optimist ,jo se keta te SPAK e BKH jane burra te mire ,se jane shqiptare dhe dihet raca e jone fatkeqesisht ,por ,ka rendesi vetem ,si e ka bere planin babloku pertej oqeanit ,Daj Sami .??!!!!??.

    Shembell per kete , me gjithe se e kam komentuar disa here ,eshte rasti i ish Kryemistrit Kroat Senader ,u denua me 9 vite heqje lirie .E denoj kryeprokurori me gjykaten ,me gjithe se ishin shoke te ngushte me Senader ,por FBI Amerikane ,hyri me dhune e kerkoi ne ate shtet perendimor ku Senader kishte mbaruar fakultetin ,dhe me dhune dolen 400 milion Euro ,bile te ndara ne tre banka .Pra z Jorgo ,FBI Amerikane ,ja la ciper tavolines ,kryeprokurorit shifren prej 400 milion Eurove , qe ja dhe pa deshiren e vete ky shteti ketu ne BE .Se kishin shume kohe, qe ishin keto leke ne keto tre banka . Dhe FBI i tha Kryeprokurorit Kroat (shok te ngushte bashke) me Senader ,bujrum ja ku e ke ,bej si te duash dhe iken ne Amerike te qete keta ustallaret e FBI Amerikane .Me ka ardhur per te qeshur ,kur erdhi ai Kryeprokurori Kroat ne Shqiperi ,e lavderuan gazetat tona mbare ketu ne Shqiperi shkruajten carcafe ,per “heroin ” kryeprokuror Kroat , se ky Kryeprok “trim ” kishte futur 9 vjet burg kryeministrin Kroat te vetin .Me besoni ,nuk kam interes te genjej ,e kam lexuar vete ne nje gazete Gjermane ,bile data me kujtohet fare mire ,se e lidh me vdekjen si kohe te te madhit Majkell Xhekson .Si date eshte mbas dy diteve te vdekjes ,dhe para se te dilnin provat e autopsise nga mjeket Amerikane mbi vdekjen e parakoheshme e te madhit mbret i popit . .Prandaj do shohim ,si e ka vendosur ,stilin e punes ,daj Sami pertej atllantikut .Eshte per tu pare ,koha do tregoje cdo gje i nderuar z Jorgo ,e konkretisht a do e ndihmoje zhvillimin dhe mireqenien e popullit te mjere shqiptar Amerika nepermjet zbatimit te ligjit ,te diktatit te ligjit ,qe Shqiperia e ka me se te domosdoshme qe te zhvillohet ,apo do lere 4 a 5 qelbesira ,anti Shiptare dhe anti zhvillim ,qe e kane uzurpuar Shqiperine me dhune ,ti perkedhele e te punoje per interesat e veta vetem me kata zuzare dhe te jete kondra te gjithe popullit te mjere shqiptar .ne Shqiperi .Une besoj tek e para ,eshte llogjike ,ku nuk ma ha mendja qe Amerika do dhe ka interes qe te jete nje fuci baruti ballkani perendimor ,dhe vendosja e drejtesise ,do na japi prodhimin ,qe te kemi nje stabiitet te perjetshem ne paqe ne ballkani perendimor .Nuk mund te ekzistoje nje shtet anetar i NATO ,qe shkerdhen pronaret me falni per fjalorin sinqerisht ,shkel kushtetuten nenin 181 te saj brutalisht ,dhe si mund te jete nje anetare ne NATO me kooperatva bujqesore dhe me kolkoze RUSE .E kjo eshte edhe interesi i daj Samit ,pertej Atllantikut pi Amerike ,i nderuar z Jorgo .

    Ju faleminderit dhe respekt per kete shkrimin tuaj Z Jorgo Mandilli .

  • Z.Jorgo!
    Fakti,qe jepni ju,ndonese eshte i vertete dhe kuptim plote,nuk ndikon dot ne analizen e shkaqeve qe cuan drejtesine shqiptare ne degradimin e saj te gjithanshem dhe per me teper per nevojen e PA PRECEDENT,qe duhet ndermarre ne Shqiperi per pastrimin e
    politikes,se pari nga filozofia kriminale e pushtetit kriminal mbi drejtesine!
    Ne se kudo ne bote,per me teper ne SHBA drejtesia eshte mbajtur vazhdimisht nen kontroll si nga institucionet kushtetuese,qytetaret,media etj ne Shqiperi vetem kaq jo vetem nuk vlen,sepse ketu per 30 vjet eshte SUNDUAR e jo qeverisur,se nuk ka sunduar Kushtetuta dhe Ligjet,por SUNDIMTARET qe kane rrembyer pushtetin gjoja edhe demokrastikisht!
    Qe te ndreqet nje here e mire DREJTESIA ne Shqiperi,nuk mjaftojne reformat e nderrmarra deri tani qe nga i ashtuquajturi VETING,por duhet nje PERMBYSJE TOTALE e rregullave te deritanishme!

    Deri me sot idete,ligjet etj i kane dhene vetem nje grusht njerezish,te vetquajtur intelektuale,konstitucionaliste dipllomaxhinj,analiste,opinioniste etj dhe perfundimi eshte sa i dhimbshem por edhe kriminal!
    Drejtesia e deri sotme i ka shkaktuar deme kolosale qeverisjes dhe mijra qytetareve duke u vene nen thundren e krimit dhe korrupsionit gjigand!
    Drejtesia eshte anuar nga pushteti,te fortet dhe oligarket,por rralle ne krah te viktimave te padrejtesive dhe krimit ndaj tyre!
    Qytetaret shqiptare kane qene dhe do jene edhe ne te ardhmen VIKTIMAT E VETME TE PA DREJTESISE DHE KORRUPSIONIT si dhe te miratimit te akteve ligjore e nenligjore kunder shtresave te caktuara te konsideruar kundershtare politike,sic ka qene dhe eshte trajtimi kriminal i ish ushtarakeve,qe ne dem te tyre jane miratuar apo amenduar ligje ne Kundershtim me Kushtetuten,ne kundershtim me njeri tjetrin dhe gjithmone ne SHKELJE TE PARIMIT TE SIGURISE JURIDIKE!
    Ne kete menyre, gjykimin dhe vleresimin me te drejte dhe te pa anshem te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Shqiperi mund ta bejne vetem VIKTIMAT E TYRE,pra qytetaret shqiptare!
    Pra,rruga me e sakte e pastrimit dhe mbajtjes nen kontroll te gjyqtareve dhe prokuroreve nuk jane as VETINGJET,as strukturat e caktuara deri tani,as kontrolli i brendshem i tyre,por VOTIMI I TYRE VETEM NGA QYTETARET!
    Ne se deputetet ,kryebashkiaket apo me keq akoma edhe keshilltaret e bashkive votohen nga populli,qe kane pak te drejta mbi ata direkt ,gjyqtaret dhe prokuroret kane ne dore pronat dhe jetet e qytetareve!
    Pastrimi i drejtesise do behet VETEM NE SE ATA VOTOHEN NGA POPULLI!
    Rruget e tjera jane MASHTRIM!

  • Z.Mandili,ne fund e keni hedhur poshte gjithcka keni arsyetuar me lart!
    E keni bere si lopa!
    Ju thoni se nje dite do kete drejtesi dhe demokraci,te pakten per… brezat e ardhshem!
    Ne se fjaline mbyllese e keni shkruar vete,une mund t’u cilesoj pa frike si mashtrues i madh,si pjese e propagandes gebelsiane qe perdor Rama prej 8 vjetesh!
    Ne se ti vete nuk ke aq kellqe,qe te na japesh ide te reja per reformimin real te drejtesise dhe funksionimin e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi,me mire HESHT se sa te tregosh perralla me mbret!
    Demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi e ndertojne njerez idealiste,qe te jene te afte dhe te ndershem e jo mashtrues ordinere!

  • Nuk e gjen gje sal berishen. Vetem elezi i biberajve e di qe saliu esht i zene ne kohen kur kulla ne viçidol frekuentohej nga vellezerit serbo-malazias gjate luftes II boterore.

    Sa te kete biberistat, saliun nuk e gjen gje. Interesat serbe jane afat-gjata.

    • Eu more, fantazia ne fazat e terbimit. Mos je duke kompozuar dhe ndonje simfoni per kullen e vicidolit?
      Ti degjosh keta Ramistet thua se po lexon ndonje krijimtari artistike me vicidolin, balozin dhe serbet. Vetem shqiptaret mungojne. mungojne si trima, nuk ka asgje te permendin per veten. Mjere ky popull per vemjet qe e kane zene per gryke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *