Shumë vite më parë ka jetuar në Tiranë një personazh grotesk që shumëkush e mban mend për hundën e tij tmerrësisht të madhe. E quanin Shaban Qosja por të gjithë e thërrisnin Shaban Hundëderri. Hunda ishte një nga fatkeqësitë e tij, një nga shkaqet për ta bërë lolo në sytë e njerëzve. Kur ai dilte në rrugë, sidomos në atë pjesë të bulevardit përpara hotel ‘Dajtit’, ishte një ritual i përditshëm që hokatarët e ngeshëm të kryeqytetit i thërrisnin në distancë: “O hundëderr!”. Kaq duhej dhe Shabani, që në mos ishte lindur, ishte bërë budalla, fillonte dhe i shante mbarë e prapë ata që e ngacmonin. Kjo ishte pjesë e një argëtimi të përditshëm aspak serioz e disa njerëzve që e njihnin mirë njëri-tjetrin në një kohë të zymtë. Një ditë, ngacmuesit e Shabanit e bënë me fjalë që në orën kur do të kalonte ai, të heshtnin, për të parë reagimin e tij.
Dhe çfarë ndodhi? Ajo më e pabesueshmja. Shabani i mësuar me defektin e tij, përgatitej sistematikisht për kundërpërgjigjen, pra për llojet e sharjeve që do të përdorte kundër sharësve të tij, u ndodh përpara një situate të paimagjinueshme për mendjen e tij të ngushtë. Askush nuk po ia përmendte cenin e tij atë ditë, pra hundën. Dhe ai, pasi i ra nja dy-tre herë bulevardit lart e poshtë, qëndroi për një moment përballë atyre që e shanin dhe filloi:
– Hë mo, ku jini ju që më quani hundëderr?! Ku jeni? Hë le të dalë ndonjë që të më quajë hundëderr, pa ta shohë…
Dhe pasi zbrazi disa nga ato sharjet e zakonshme të tij, iku si zakonisht, për të vazhduar të nesërmen të njëjtin avaz, pasi edhe pakti i ‘mossulmimit’ ishte bërë vetëm për një ditë.
Kjo historia e Shaban Qoses më është kujtuar ditët e fundit ndërsa Berisha para mbështetësve të tij në zonat periferike të Tiranës, që dihet nga janë u bëri thirrje që të mos e votonin Edi Ramën, pasi ai i ka quajtur ‘shpellarë’ dhe ‘çeçenë’. Në fakt, këto shprehje vulgu janë përdorur në vitet e ’90, por askush nuk e di autorësinë e tyre.
Në një kohë që këto shprehje ishin harruar, doli Berisha e na i kujtoi, madje gjeti edhe shpikësin e tyre. Ai paska qenë Edi Rama.
Mirëpo doli dje Edi Rama dhe deklaroi publikisht se ai nuk e ka shqiptuar kurrë fjalën ‘shpellarë’.
Pse duhej ta bënte këtë Edi Rama? Pse ishte e nevojshme që Sali Berisha të kujtonte një term të harruar dhe pse Rama duhej të justifikohej? Hajde merre vesh! Kjo qeveri ka aq shumë mëkate të tjera sa nuk mund të sulmohet as duke përdorur epitete fyese, as duke u shfajësuar për ca gjëra që nuk të përkasin.
Ja, prandaj m’u kujtua historia e Shaban Qoses, të mbiquajtur hundëderri!

O ZOTI XHEVDET SE PASKE KUPTUAR “SALI SHABAN HUNDER SHPELLAR BERISHEN’ UNE MENDOJ SE SALA SRI DOT PO NUK E SHAU KUNDERSHTARI DHE KESHTU I TSHOTE NJEREZVE SE RAMA JU SHAN DHE KESHTU ATA E BESOJNE E KESHTU I DUKET SE I BEN PER VETE, PASTAJ AI SPO LE VRIME PA KERKUAR PER TE GJETUR DICKA QE TA SHAJE POR SIC PO E SHIKOJME PO ULERET KOT SE E KA MAREN RRUGEN E MU………T.
Po do te VOTOJME per ate parti qe na dha lirine ne 91 dhe hapi tregun e lire. Te aftit kaq duan, kurse te pa aftit qe i ka mesuar Enveri me pak buke e domote qyl ankohen gjithmone, presin gjithmone nga SHTETI, shikojne gjithmone lart semos bie gje nga qielli……
Xhevdet ne vitet shtatedhjet kemi pasur edhe ne ne Vlore nje nje me emer hyso qe ishte roje te xhamia e kuqe sic i themi ne ne lagjen Muradie sidomos njeri nga shoket tan Esat Cakeri e kishte pik te dobet HYSON uroj XHevdet qe mos te kemi me hundemedhenj te na drejtojn dikur autori i famshem i DEMONIT Lermontov ka thene qe njerzit qe i ka denuar perendia mos ki meshir XHevdet kjo vlen dhe per sali berishen