Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një histori nga Tropoja me bacë dhe mbesë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Një histori nga Tropoja me bacë dhe mbesë
Letrat e Lexuesve

Një histori nga Tropoja me bacë dhe mbesë

anazapta
Published November 13, 2012
Share
SHARE

E dashur redaksi e DITA-s. Nga fundi  i viteve nëntëdhjetë, në fshatin tim jetonte një plak 100 vjeçar. Një pasdarke atij i bëri përshtypje një libërth i vogël, mbështjellur me kapakë të kuq, të cilin mbesa e tij e mbante pranë vetes dhe lexonte me kureshtje. Ajo ishte brigadiere e frutikulturës dhe kishte mbaruar shkollën e mesme bujqësore në këtë degë.

-Ç’ka po lexon moj bijë,- i tha gjyshi.

– Statutin e partisë, bacalok,- ia ktheu mbesa.

-Heu,po thashë mos është ungjilli me kapakë të kuq, se statutin e kena lexue boll…

-Unë bac edhe një javë e marr teseren e partisë.

-Po mo hy fellë në ato punë moj bijë, se…

E gjyshi pasi ndezi çibukun me duhan,u shtri bri oxhakut dhe po i tregonte mbeses 20 vjeçare: “ Unë e mbaj mend katundin tonë me shtatë time ( shtëpi) e sot shyqyr janë tridhetë. Mbaj mend se në jetën teme janë ndërrue shtatë derzhavë ( qeveri ), e të shtata sejcila ma zi për miletin ( popullin ). Partitë e derzhavët shkojnë e vijnë. Kush punon mire për popullin e vet, mbahet mend e të tjerat harrohen. E unë të them mos u merr me parti, se asgja nuk asht e perjetshme.”

–       Ua, gjyshi po flet përçart. Është plakur e nuk din ç’ka flet.

–       Di, di moj bijë. Edhe qejo parti e qeku shtet nuk e ka të gjatë.Mbaj mend fjalët e gjyshit tand “budallë”.

Pas 4-5 vjetësh në Shqipëri ndryshoi sistemi. Gjyshi tashmë kishte vdekur, por mbesa e tij kujton here pas here fjalët e mençura të gjyshit 100 vjeçar… Fjalët e plakut jehojnë aktuale edhe sot e mot…

 

Letër e nënshkruar: Gjon Neçaj, Tropojë

anazapta November 13, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?