Babën e ka pasur komunist dhe më pas sekretar partie. Kur ishte adoleshent, ra komunizmi dhe babi u bë demokrat dhe kryetar partie. Pastaj president. Djali u rrit nën kujdesin e njerëzve, që kishin dëshirë ta shëtisnin në makinë për të mos iu kontrolluar kurrë makina. Si pre e botës së krimit që në adoleshencë, ai shëtiste me makina të njerëzve “të fortë” të Tiranës, një prej të cilave ia dhuroi babit kur ishte në opozitë. Babai i tij u rrëzua nga pushteti falë vendosmërisë së tij për të mos u ulur në dialog. Kur Shqipëria u dogj dhe babai ra nga pushteti, ai mbaroi studimet dhe iku jashtë shtetit si emigrant. U kthye prej andej në vitin 2005, i martuar. Normalisht pa shumë lek. Me një çantë në dorë nëpër kafene e klube, ai u shfaq sërish nën shoqërinë e sekserëve të Tiranës dhe tutorëve të adoleshencës së vet. Diku bllokonin një pallat tek Liqeni dhe i kërkonin pjesën, pastaj i merrnin ca apartamente dhe e lejonin, diku bllokonin ca troje në hipotekë, merrnin pjesën dhe pastaj e lironin, diku gjenin një tokë nga Liqeni dhe nëse pronari nuk e bënin ortak, e arrestonin për korrupsion, pastaj ai firmoste në qeli dhe ata e nxirrnin më pas duke i dhënë dhe detyra publike, diku gjenin toka pa fund në bregdet, gjenin gjysmë pronarësh, u jepnin më shumë se takonin dhe u merrnin prapë, pastaj vendosi të bënte kompani të madhe, mori prapë ata tutorët e adoleshencës, u lidh me një biznesmen me përvojë për armatimet, ndërtuan një fabrikë në Gërdec dhe filluan të shesin lëndët e para që vinin nga demontimi i fishekëve.
Gjithë shteti u vu në dispozicion të tyre. Paralelisht me këtë biznes, një kompani amerikane kërkoi fishekë nga Shqipëria për në Afganistan. Duheshin marrë fishekët kinezë, duheshin ripaketuar dhe duheshin nisur në Afganistanë. Meqë të dy punët përputheshin, i njëjti grup pune që mbikëqyrte demontimin, u vu në dispozicion dhe të këtij biznesmeni duke nxjerrë nga loja një shtetas të quajtur Kosta. Kishte punësuar në atë grup burrin e tezes, djalin e dados, kushërinjtë e tutorëve të vet dhe gjithë atë që quhej “grupi i natës” në Gërdec. Pastaj fabrika i shpërtheu dhe Kosta “u vetëvra”.. Dhe historia vazhdon. Djali i babit deklaron rregullisht çdo vit fitime të majme në deklaratën e pasurisë… Fakti që të gjithë e kuptojnë për kë e kam fjalën pa ja përmendur fare emrin, do të thotë shumë…
Email nga adresa: [email protected]