I nderuar z.Kryeredaktor
Parcelat eksperimentale të Institutit të Kërkimeve Bujqësore «Ivan Miçurin», për krijimin e kultivarëve ose llojeve të reja të grurit, krijonin një dekor të bukur të blertë në periferi të qytetit të Lushnjës. Gruri diku ishte rud, diku me hala, diku i gjatë, diku i shkurtër, diku i butë, diku duro ose i forte që i rezistonte lagështisë, rrëzimit nga shirat me erëra të forta.
Së bashku me krijimin e Institutin të Kërkimeve Bujqësore në qytetin tone, në vitin 1956, erdhi dhe filloi punën shkencore në sektorin e krijimit të llojeve të reja, agronomi i ri Alfred Xhomo i cili sapo kishte mbaruar studimet shkëlqyeshëm në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës.
Kjo qendër shkencore u vendos në ndërtesën e ish shkollës bujqësore amerikane dhe ish spitalit gjerman gjatë viteve të Luftës, ndërtesë kjo me bukuri të mahnitshme, për banorët e qytetit. Por nuk ishte vetëm ndërtesa ajo që i mahniste banorët e qytetit fushor me bukurinë dhe arkitekturën e saj, por dhe mjedisi rreth saj me pemë frutore, dekorative: portokalle, mandarina,bajame, shegë; me një llojë dardhe së cilës, specialistët e frutikulturës i kishin dhënë formën një kandelabre, pas të cilave vinin palmat, trëndafilat, e një mori lulesh.
Thuhej se kopshti i kësaj qendre shkencore të kujtonte kopshtet e varura të Semiramidës së Babilonisë. Ne banorët e thjeshtë, por të uritur për të bukurën, nëse nuk i njihnim kopshtet e Semiramidës, njihnim, kopshtin dhe mjediset e Qendrës Shkencore të qytetit tonë dhe, të tilla i përfytyronim edhe kopshtet e varura të vetë Semiramidës.
Dhe së bashku me parcelat eksperimentale të grurit e të kulturave të tjera, tabloja e Qendrës Shkencore, jo vetëm plotësohej, dukej edhe më e përsosur, e epërme se sa Kopshtet e varura të Semiramidës; në optikën tonë ajo ishte mrekullia e tetë e botës.
***
Specialisti i huaj, i grurit Maljani, së bashku me specialistët vendas i la zyrat dhe u nis për të parë fushat eksperimentale të «Institutit të Kërkimeve Bujqësore» në Lushnjë. Ishte shumë korioz t’i shihte, sepse bashkëpunëtorët e tij të ardhur më parë për vizitë, i kishin folur shumë mirë për këto fusha…
Agronomi i ri Alfred Xhomo. kishte dëgjuar për këtë profesor të shquar, kishte lexuar artikujt e tij nëpër revistat spanjolle, italiane, gjermane, franceze. Dhe ja tani e kishte fare pranë; bërrylet e tyre, gati, takoheshin me njeri-tjetrin. E kishte përfytyruar jo kështu të zakonshëm në pamje… Por llojet e tij kërkoheshin e mbilleshin kudo nëpër botë. Pikërisht kjo e bënte agronomin e ri Alfred Xhomo ta përfytyronte atë si një njeri jo si gjithë të tjerët.
Pasi specialisti i huaj pa morinë e kallinjve u shpreh se, specialisti i llojeve të grurit,veç anës shkencore, aftësisë për të bërë e ndjekur eksperimentet, duhej të kishte intuitë dhe sy të mprehtë. Ai duhet të dallonte kallirin më të mirë midis morisë së kallinjve të zakonshëm. Ai duhet të dallojë kallirin më të veçantë mes morisë së kallinjve të zakonshëm, gjë që agronomi i ri Alfred Xhomo, si specialist i kultivarëve, llojeve të reja të grurit e ndjente se i kishte këto dy të dhëna apo cilësi, kjo ishte dhe arsyeja që ai e vlerësoi si një postulatë këtë thënie të profesorit të shquar të grurit dhe e shënoi atë në bllokun e tij, ku përshkruante çdo ditë ndryshimet që vinte re në parcelat e tij eksperimentale.
S’linte pa shënuar, sidomos, ngjyrën që merrte gruri. I jepte shumë rëndësi ngjyrës që tregonte gjendjen shëndetësore të grurit. Vatrat e verdha të grurit, agronomi i trajtonte me një dozë më të madhe plehu, me qëllim që të unifarmizonte ngjyrën. Dhe kur e shihte grurin që merrte ngjyrën e shëndetshme të gjelbër, agronomi i ri gëzohej si ai mjeku kur ia del t’i kthejë shëndetin pacientit.
Mes fushës eksperimentale ai po merrte çdo ditë e më shumë hijen e princit, mes eksperimententuesve…
Befas profesor Maljani tha: «Eksperimentet e mia i ndjek djali im dhe një zbatues i talentuar. Djali im nuk ka as intuitën as syrin e mprehtë, kurse zbatuesi im i ka të dyja: syrin e mprehtë dhe intuitën e thellë.
Midis gjithë asaj morie kallinjsh të fushës eksperimentale, ai arrin të dallojë kallirin që na duhet…
Kuptohet! Pasurinë, do t’ia lë trashëgim djalit tim. Zbatuesit tim do t’i lë trashigim eksperimentet, shkencën, do t’i lë, pra, pasurinë e patundshme që nuk shteron. Kapitali bën firo, kurse shkenca ka hap të gjatë, ajo ecën, bën përpara, sidomos kur e lë në duar të sigurta…»
Këto impresione të mbajtura në takimin mes fushës eksperimentale të grurit me profesorin e huaj, si krijues e si shok i agronomit të ri Alfred Xhomo, i dërgova për botim në gazetën lokale. Redaktori i gazetës lokale, e lexoi esenë time. U mendua pak dhe me entuziazëm, siç m’u duk mua tha: Bukur, drejt e ka Profesor Maljani. Më pa në sy dhe me buzën në gaz më tha për së dyti: Mirë, drejt, e ka specialisti i shquar; paret të birit, shkencën më të aftit.
Mirë.Pasi ta përgatis shkrimin për botim, do t’ia paraqes kryeredaktorit të gazetës i cili vendos për botimin ose për mosbotimin e një shkrimi. Kryeredaktori pasi e lexoi shkrimin duke vënë dhe ai buzën në gaz tha:
Mirë, drejt, e ka specialisti i shquar; «Paret do t’ia lë djalit, kurse shkencën do t’ia lë trashigim më të aftit: zbatuesi tim».
Por kjo ndodh në kapitalizëm, kurse ne jemi në socializëm shoku redaktor. Dhe i vuri kryqin shkrimit.
Faslli Haliti
Me solle MONE e Shkuar:
Faleminderit i nderuar Faslli Haliti.
Pr Dr.Alfred Xhomo;meriton…
me shume se nje HOMAZH
I kam kaluar 81 vite jete,e ja, pena juaj, i nderuari Faslli Haliti,me beri te jetoj, me vitet e njohies se “Universitetit” te jetes” Me Lushnjen” 3 vjet ushtar,si te mbaroje nje universitet.”Aty pos te tjerave,(me te cilat jetoj nje jete),kujtoj dhe sa shkruani ju ne kete shkrim, me ate figure bere i shquar, ne fushen e shkences bujqesore, si;Alfred Xhomo,une njohur,mes Tiranes Ai student.Sa shkruani Ju, une me shoket e mij ushtare te Rep 9951(Vainit),,qe ne fakt dhe ky rrepart ishte qender “shkencore” ne fushen e tij te “Vrojtimit Ajrore”me ate stacion R/Llokacioni,qe e perdornin kuadrot e ardhur bashke me te, nga BS i atyre viteve Nga Simon Lesko,Luci Bullari,Kristaq Toce me ne Tirane Arjan Beqarin me shoke,specialiste oficera,tok, me ne ushtare,(nderprere studimet e mesme apo sa mbaruar ate),si Spiro Pleqi((qe pas 3 vjet ushteri aty do te dilte inxhinier i pasionuar elektrik ne Tirane e drejtuar qendra prodhimi,si ishte “Atibiotiku ne Tirane e tj.Aty njohem kete talent te ri,(sidomos vajzat, lushnjare, qe “cmendeshin” me bukurine e tij fizike.si Alfred Xhomon q,e do te behej ky, qe pershkruani JU e.ju fale,minderit,Me bete te perkujtoj ato mbresa e kujtime mare ne, ato fusha eksperimentale ne “Istitutin MICURIN'”, me ne, krah <Pr Agronomin e, ndeuar Pr.Abedin Cici me shoke.Dhe njehere,faleminderit, i nderuari Faslli Haliti qe, me, penen tuaj, na j,ep "Trinitrina"jete.
Figura te tilla duhet nderuar deri i,stancat perkatese
Me, nostalgji e konsiderate ,,82 vjecari;
Guri Naimit D(Dh.Xhoga)
Po mashtron Faslli!
Nuk e beson askush qe kryeredaktori i gazetres,qe ti ke frike t’i permendesh emrin vetem per ketre shkak nuk e botoi!
Ne socializem vleresohej truri mbi gjithcka dhe nuk ndodhi asnjehere qe miniater Kulture te vihej nje hidraulik,minister Mbrojtjeje te vihej nje aktor dhe kryeminister nje piktor!
Edhe ti,o Faslli poet i Enverit ke qene dhe tani kerkon te ndreqesh imazhin tend borgjez!
Turp te kesh!
Ne socializem vlerësohej truri mbi gjithçka dhe nuk ndodhi asnjeherë që miniater ( minister ) Kulture te vihej nje hidraulik,minister Mbrojtjeje te vihej nje aktor dhe kryeminister nje piktor!. Këtë që po thua sot ti Everest mezhdë Hendeku e ka thënë poeti në kohën e duhur, që në vitin 1995. ( Lexo poezinë e tij me titullin: QEVERIA, botuar në librin LAMTUMIRE KAPEDANËT E MI”, që në vitin 1997 nga shtepia botuese e të madhit “DRITERO”.
Po e japim të plotë poezinë:
QEVERIA
Qeveri mjekësh,
Ne me ethe,
Grip,
Qeveri muratorësh,
Ne pa shtëpi,
Qeveri mundësish,
Ne të mundur me tuç,
Qeveri elektricistësh,
Ne pa drita,
Qeveri e djathtë,
Me një popull të majtë,
Qeveri e majtë me ministra të djathtë.
1995
REALISTI
I nderuar Everest, ti na thua:
“Ne socializem vleresohej truri mbi gjithcka”…
Unë të pyes:
Cili tru vleresohej mbi gjithçka, truri i Lenkës, truri i Tefta Canit,truri i Nauka Bozos apo truri i Pali Miskës me shokë?
Gjithë të mirat i nderuar EVEREST të uron
Realist Realisti
Po xhanem e ndriten keta shkencekaret e grurit. Kultivare te rinj qe prodhonin 2 kuintale per hektar kur bota prodhon nga 80 kuintal per hektar. Enver Hoxha duhej ti kishte varur keta sabotatore te kamufluar.
Zoti apo znj.Rush!Po qe flet kot,besoj se dhe ti e di shume mire.Me mire shiko punet e tua, n.q.se ke pune se nuk je per kete pune o lum miku ose mikja.Lexo dhe pastaj mendo se cfare do te shkruash.”Respekt”per kurajon qe pate.
Ne kujtim te shokut tim ,Alfred Xhomo!
U lindem ne vite te stuhishme
dhe ne stuhi jeta jone kaloi
enderrat e bukura te rinise,
mbeten vec enderra!
dhe peng e kemi edhe vete
qe asnje prej tyre nuk u be e vertete!
…………………..
E zbukuruam vendin
edhe me vreshta, ullinj e me grure
dhe derdhem kudo;ne fusha , kodra e malesi,
lumenj me djerse e shume dituri!
e dhame cdo gje pa pendim,
fuqi e mendje pa kursim,
pa bere ” pazare” per fitim,
lavdi e pasuri!
Prandaj na digjet zemra prush,
e dhimbje ndjejme pa fund,
kur shohim ket pasuri q’u dogj e u shkri ;
cdo gje u cthur , u prish!i
……………………………
Fatmir Xhamallati
SIMPATIZANTET E POETIT
Ti o Everest, nuk je as mezhdë hendeku e jo më të jesh Everest.
Guri Naimit D(Dh Xhoga) I thote poetit:
Dhe njehere,faleminderit, i nderuari Faslli Haliti qe, me, penen tuaj, na j,ep “Trinitrina”jete,
kurse ti o mezhdë hendeku i thua poetit: Po mashtron Faslli!
Ku eshte mashtrimi ketu o t’u mbylltë e mendjes…!
Pastaj, kush ka frikë, ti qe fshihesh prapa ferrës apo poetit qe flet me emer e mbiemer?
Ne e kuptojmë mirë se ndonjë bixhozçi si ti e degdisi poetin në diktaturë në vitet ’73 të hapte kanale… Kurse demokracia e dergoi ate deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
Simpatizantët e poetit