Shkencëtarë në Institutin e qelizave embrionale në universitetin e Harvardit thonë se kanë zbuluar një hormon që mund të sigurojë një trajtim më efektiv të diabetit të tipit 2.
Hormon i ri quhet “Betatrofin” dhe ofron shumë shpresa. Vetëm në SHBA, rreth 26 milionë vetë vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Në studimin në revistën “Cell”, në shtyp në maj, thuhet se “betatrofini” i provuar tek minjtë në laborator shtoi 30 herë prodhimin e qelizave Beta të cilat prodhojnë insulinë.
Por këto qeliza të reja Beta mund t’a prodhojnë insulinën vetëm kur trupi ka nevojë, duke ofruar mundësinë për rregullimin natyror të nivelit të insulinës.
Studimi thotë se nëse ky parim vlen edhe për njerëzit, kjo do të thotë se në vend që personi të marrë injeksione insulinë tri herë në ditë, ai/ajo do të merrte një injeksion Betatrofin një herë në javë, një herë në muaj, ose madje një herë në vit.
Autorët thonë se ndërsa studimi është bërë në minj, hormoni Betatrofin dihet se ekziston edhe në njerëz. Megjithatë, ata paralajmërojnë se studime të tjera nevojiten para se Betatrofini të mund të përdoret si ilaç për trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 2. / VOA
Pershendetje shkencetareve te universitetit Harvardit per zbulimin e bere. Do t’u luteshim shume ketyre shkencetareve, te studiojne dhe prodhojne edhe 2 hormone te tjera. Nje hormon te jete per njerzit skizofren, psikopat aktiv dhe tjetra per njerezit qe jane manjak dhe kane dore vjedhin , si prona dhe vota etj. Keto hormone nuk ka nevoje t’i provojne tek minjte ne laborator, por afrojme specien Sali, se e ka semundje ngjitese dhe e ka injektuar dhe po e injekton me shpejtesi ne Shqiperi, ka rrezik mos me thene e ka kaluar kufirin edhe tek fqinjet.
hajt do zoti e del me sukses
Edhe nje hormon t’ia jepni zhelefines qe te mos i kruhet aq fort fundi i shpines.
Berisha nuk ka nevoje per hormone,por per nje…pas koke!