Çështja në lojë është ndarja ende e debatuar dhe e paprovuar territoriale. “Ingredientët” janë qeveria shqiptare, partitë politike që përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri, partia për Drejtësi, Integrim e Unitet e Shpëtim Idrizit, në zhargon “partia e çamëve”, dhe sigurisht faktori i jashtëm, që gjatë këtyre muajve ka qenë i ndryshëm por gjithnjë i pranishëm. Kombinacioni i këtyre përbërësve, sidoqoftë, garanton zhvillime interesante, të cilat do t’u shtohen atyre që kanë ndodhur ndërkaq.
Deri tani: Nga çamët tek grekët dhe qeveria në mes
Ndarja e re territoriale, e iniciuar nga mazhoranca e majtë me arsyetimin e drejtë të menaxhimit më efikas të territorit, eliminimin e shpenzimeve të kota e vjedhjeve nga administrata e fryrë lokale, dhe shmangien e fenomenit të “agallarëve zonalë” shumëvjeçarë që zotëronin apo më saktë, mbanin peng komuna e rajone, ofroi shumë debate. Por ngjarja më domethënëse sa i përket raportit pozitë-opozitë, ishte shkëputja e PDIU-së nga reshti opozitar dhe pjesëmarrja aktive në diskutimin e varianteve të ndarjes së re, ku padyshim kësaj partie iu dëgjua zëri dhe ajo ndikoi në kompaktësimin e trevave të banuara nga popullsia me prejardhje çame. PD e bëri publikisht hasha aleatin me më shumë deputetë në parlament pas asaj vetë, kur në fillim të gushtit 2014 Lulzim Basha deklaroi se “Idrizi bëri pazare politike në Ramën, pra përjashtoi veten”.
Nga ana e saj, PBDNJ e Vangjel Dules, aleate në koalicionin e majtë qeverisës dhe ai vetë nënkryetar i Kuvendit, do të ishte mjaft e kënaqur me ndarjen e re territoriale, që favorizoi krijimin e njësive kompakte vendore me banorë të minoritetit grek, sikur… me zonën e Himarës të mos ishte bashkuar edhe Vranishti. Duket se në këtë pikë PBDNJ ishte e vendosur të këmbëngulte, ashtu sikurse qeveria të mos lëshonte pe. Kryeministri në fjalën e tij gjatë seancës së miratimit në Kuvend të ndarjes së re me 61 bashki, deklaroi se për të Himara ishte njësoj si Tropoja, Kavaja etj, ku ajo pjesë e minoritetit grek trajtohet me të gjitha të drejtat. “Mos ngri çështje që nuk ekzistojnë mes nesh dhe Greqisë”, këshilloi Rama Dulen në seancën e 31 korrikut, “por ta dish se koha kur Shqipëria hezitonte të vendoste për vete, ka marrë fund”.
Në fakt, miratimit me 88 vota të ndarjes së re, i parapriu një seri negociatash dhe u bënë disa “lëshime e tërheqje”, ku PDIU pranoi që tre fshatra minoritare të kalonin nga bashkia e Konispolit tek ajo e Livadhjasë, por thembra e… Vangjelit ishte Himara. Këtë shqetësim e trajtoi edhe kreu i OMONIA-s Bollano, me një letër drejtuar kryeministrit grek Samaras. Çështja u reflektua edhe në vizitën e ministri i Jashtëm Venizelos bëri në Tiranë, por duket se përfaqësuesit e Tiranës zyrtare e bënë të tyren shprehjen “ka ikur koha kur Shqipëria hezitonte të vendoste për veten…”.
Pra, pikërisht ndarja territoriale ishte guri kilometrik që shenjoi një shkrirje marrëdhëniesh mes PS-së dhe PDIU-së, dhe
një ngrirje mes selisë rozë dhe PBDNJ-së. Vangjel Dule gjithsesi nuk u nxitua asokohe të vendoste mbi vazhdimësinë ose jo të aleancës me PS-në. “Edhe Zotit iu deshën shtatë ditë të krijonte botën”, i tha Dule DITA-s atëherë, “unë do të reflektoj mbi sa ka ngjarë dhe do vendos në kohën e duhur”. Nga ana tjetër, nga ajo ditë e këtej, gjithë e gjithë dy muaj, u përfol rregullisht ekzistenca e negociatave mes PS-së dhe PDIU-së për pjesëmarrjen e partisë parlamentare çame në qeverisje. Derisa ditët e fundit, u njoftua se marrëveshja Rama-Idrizi ka avancuar. Disa burime bënë me dije për një agjenci lajmesh online se Idrizi do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar dhe do të ketë përfaqësuesit e tij në qeveri, ku spikasin 3 poste zv/ministrash, por edhe disa drejtori të rëndësishme. Nga PS-ja nuk pati përgënjeshtrim. Kësisoj, ish socialisti Idrizi, deputet në listën e PS-së Vlorë në 2009-ën, i bie të rikthehet në gjirin e partisë së tij pas 4 vitesh koalicion me të djathtën në pushtet. Ironikisht, këtë herë ai është deputet falë listës së PD-së. Por ndërkaq është shumë i diskutueshëm dhe i paqartë numri i deputetëve që Idrizi do të ketë me vete në këtë lëvizje. PDIU-ja ka 5 deputetë të vetët, dhe dy të huazuar për të formuar grupin parlamentar: Deputetët Bzheta dhe Zeneli të PD-së. Nga të vetët, deputetët Rakipi dhe Tahiri janë të djathtë të deklaruar, Muhedini mund t’i bashkohet Idrizit me disa pikëpyetje, ndërsa Mamo edhe pse i djathtë, ngjan i pavendosur. Por ndoshta prania e pushtetit i sheshon diferencat “ideologjike”.
Megjithatë, duhet nënvizuar se kësaj negociate i mungon konfirmimi zyrtar, dhe nuk përjashtohet mundësia që lajmi të jetë fabrikuar nga PDIU dhe t’i leverdisë selisë rozë, e cila nuk është ndjerë as për po, e as për jo. Fakti gjithsesi mbetet, që PS e PDIU janë më pranë se kurrë këto kohë. Pikëpyetja është nëse bëhet fjalë për “të gjithë PDIU-në” apo vetëm për Idrizin e ndonjë deputet tjetër?

Zhvillime tek grekët
Afërmendsh që kjo nuk mund të linte indiferente PBDNj-në. Perspektiva e qartë e mënjanimit, bëri që Vangjel Dule t’i shpeshtonte negociatat me partinë tjetër të minoritetit grek, MEGA-n e Kristaq Kiços. Para pak ditësh, dy partitë minoritare zhvilluan një takim të përbashkët në qytetin e Sarandës, me sebepin e organizimit të një aktiviteti përgatitor për kongresin e OMONIA-s. U tha se po shkohej drejt bashkimit, ose po negociohej për ndërtimin e një ombrelle të përbashkët politike ku presionin më të madh e ka bërë Vasil Bollano i OMONIA-s, megjithëse nuk ka qëndrime zyrtare për këtë. Madje kryetari i MEGA-s Kristaq Kiço, nuk pranon që të bëhet fjalë për “bashkim”. “Nëse ndodh diçka e tillë, ne e njoftojmë vetë, ftojmë median të mos merret me spekulime”, tha Kiço. Por ajo që as Kiço në deklaratën e tij nuk e mohon, përkundrazi, është fakti që përballë këtyre zhvillimeve të reja, faktori politik minoritar e sheh të domosdoshëm unifikimin, për të maksimalizuar përfaqësimin e ardhshëm në parlament. Vetëm kështu, të paktën nga zgjedhjet e ardhshme e tutje, ata do të kenë mjete konkrete për të bërë presion politik dhe për t’u dëgjuar si zë.
Por ndërkohë një tjetër zhvillim pritet të ndodhë në këtë “front”. Realisht ndarja territoriale dhe Himara nuk janë kapërdirë nga PBDNJ e OMONIA, dhe lobimi për këtë çështje më në fund duket se ka arritur diçka konkrete.

Kështu, një grup prej tre kongresmenësh amerikanë pritet të vijnë në Tiranë në datën 11 tetor, siç njofton blogu SManalysis i gazetarit himarjot Stavri Marko. Ata do të takojnë kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, përfaqësues të Himarës dhe të OMONIA-s, pa harruar kryepeshkopin Janullatos, dhe kryetema do të jetë “padrejtësia në ndarjen e re” që i është bërë Himarës. Thuhet se një vizitë e planifikuar e treshes në Himarë, është anulluar me kërkesë të vetë Ramës. Por cilët janë këta kongresmenë? I pari është Gus Bilirakis, republikan nga Florida dhe qartësisht lobist grek; i dyti është po republikani Jack Kingston nga Xhorxhia, dhe i treti Gregory Meeks, demokrat me ngjyrë nga Nju Jorku. Ata janë tubuar nën lobimin e fortë të Kozma Karavellës, kryetar i “shoqatës të himariotëve” në SHBA, prift ortodoks dhe drejtues i kishës së Shën Spiridhonit në Uster, Masaçusets. Njoftohet se treshja amerikane do të ngrejë shqetësimin e respektimit të të drejtave të njeriut, respektimit të dëshirës së popullsisë lokale dhe përfaqësuesve politikë të minoritetit etj.
Ndërkohë, Rama…
Por edhe nëse kjo vizitë realizohet, a do të çedojë kryeministri? Fakti është që ndarja e re territoriale është miratuar në parlament tashmë, dhe duket se lobuesit grekë do kishin dashur që treshja e kongresmenëve të ishte gjetur dhe përgatitur më shpejt për veprim, mundësisht para votimit parlamentar. Nga ana tjetër, Rama e ka të qartë se çfarë janë dhe si funksionojnë lobingjet në Uashington; kush paguan dhe çfarë mund të arrihet ose jo, përmes iniciativash të tilla. Realisht, në vende të vogla e të largëta si i yni, ka funksionuar për shumë kohë eksperimentimi me “njerëz të fuqishëm të ardhur nga Amerika”, dhe paraardhësit e Ramës në qeveri e kanë luajtur goxha gjatë këtë lojë. Gjasat janë që tre kongresmenë që gjetën kohë të lirë për të ardhur deri në Tiranë (sigurisht, jo veresie), për t’i folur diçka për Himarën, të mos e impresionojnë kreun e qeverisë. Nëse kanë ardhur kohërat që një qeverie shqiptare të mos i bëjë dot presion homologia fqinje në Athinë, aq më pak do të jetë e mundur që atë çka nuk arriti Samaras e Venizelos, ta kryejnë tre parlamentarë amerikanë të rradhës.

Rama sigurisht, ka “fajin” që nuk realizoi 100% pritshmëritë e PBDNJ-së, por ai ndihet i qetë se bashkive e reja minoritare ua ka plotësuar kërkesat. Deri aty sa duket që edhe deputeti Andrea Marto, i PBDNj-së por nga lista e PS-së në qarkun Vlorë, preferon të rrijë tek PS-ja.
Por sa i sigurtë është kryeministri se do t’i ketë me vete të pestë deputetët e PDIU-së, në një kohë kur Shpëtim Idrizi deri tani ka të sigurtë vetëm veten? Në rastin më të keq, ikën një Dule dhe vjen një Idriz, dhe nga koalicioni nuk ndryshon asgjë, veçse shtohet një kokëçarje e vogël me Greqinë. Në versionin normal të mënyrës sesi funksionojnë gjërat në politikën shqiptare, të pestë deputetët bashkë me Idrizin do të kalojnë përfundimisht në krahun tjetër, dhe i vetmi sherr mes tyre mund të jetë ndarja e posteve dhe influencës. Kësisoj ama, mazhoranca zgjerohet aq shumë, saqë dikush mund të mos ndihet aq komod sa më parë: Dhe ky është kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Por ka edhe një version “galaktik”, që nëse realizohet, do mund t’i atribuohej vizitës mrekullibërëse të Papës Françesk: Që edhe Idrizi të vinte, edhe Dule të mos ikte, dhe të jetonin të gjithë të lumtur nën të njëjtën çati qeverisëse. Por ndoshta ky do të ishte një skenar tejet optimist… edhe për vetë Françeskun.

Amerikanet mire se te vijne.Rama le ti prese si pas protokollit,POR asnje pazar per ndarjen teritoriale.Himara nuk eshte zone minoritare sic eshte POGONI prej nga jam une.Grekefolesit ne Himare kane te drejte te gezojne te drejtat si gjithe minoritaret e tjere.
Per Himaren ekziston nje mundesi shume e vogel qe te mos jet Minoritet Grek, por nuk eshte si e gjithe pjesa tjeter e shqiperise Mazhirance Turke.
Naten.
Pjesa me e madhe e artikullit eshte e pasakte. Po cfare mund te jete e sakte ne Shqiperi e aq me shume ne media.
Po mor gazetar po Idrizi hyn e del ne shtepi te vet,kurse Dule do te hyje e te dale ne shtepi te huaj.Camet e kane zgidhur me kohe historikisht qe jane shqiptare,po keta qe e mbajne veten minoritare cfare jane?Kongresment Amerikane nuk vine ne shqiperi ne emer te departamntit te shtetit,kshu qe Rama si politikan i pret i qesh dhe doren te qafa.Departamenti i shtetit e ka dhene opinionin me anen e deklarates te ambasadorit ne tirane.
Rama ka kohe qe eshte i pa pergjegjegjshem, kerkon aleance me camet e pabese te Idrizit.
Shikoheni me vemendie foton ne te cilen Greket e shqiperise qe jane ne rrjeshtin e siperm pozojne me Greket e Amerikes ne rreshtin e poshtem te perfaqsuar nga Kongresmeni Bilirakis.Kjo eshte berthama me antishqiptare ne US.Keta kerkojne autonomine e Himares si territor Grek.Financohen direkt nga krye antishqiptari i urryer Nicholas Gage.I dyti djathtas ne rreshtin e siperm ka qene spiun i gazidedes deri ne 98.Lacianet e njohin mire per perversitetet qe ka kryer ne ate qytet.Ka perdorur zyren e shtetit per shantazhe dhe perfitime seksuale.I sygjeroj K/Ministrit Rama te bej kujdes qe ai te mos jete pjese e dergates ne takim pasi do e kompromentoje ate si ne rastin Kokedhima me rastin e Sarandes.Ky mashtrues,dembel qe rron me financimet e Lobit Grek dhe smerret me asnje pune ne US por rri gjithe diten ne Fbook,ne Grupin e tij “Forumi i Durresakeve” ku shtiret si shqiptaromadh por ne fakt ky eshte ky qe eshte ne kete foto me antishqiptaret.Vjerri i tij i cili eshte po Grek bashke me nje person te families se tij jane shefat e finances se ketij Lobimi Grekesh te Amerikes.Ky Kal Troje po tenton te percaje dhe ta fus ne qorrsokak voten e qytetareve Durresak duke i larguar ata nga Durrsaket e vertete por edhe shqiptar njekohesisht.Seshpejti ky do hyje ne politike dhe shpreson qe te kandidoje ne Durres perball Oketes te cilin e ka ne target natyrisht mision i ngarkuar nga antishqiptaret e Grqise ne US.Skenarin ka kohe qe po e zbaton,po te shikoni me vemendie ai denigron ne pacavuren e tij ne Facebook te gjithe ata qe jan perkrahes te Oketes apo durrsakeve Real.Ka kohe qe ben kujdes te fshehi kembet por rastesia ja corri masken,fale fotove te Stavri Markos.
Kush esht ky bythshkymi durrsak se ene un kom qen ne forum dhe di qe ishte atje nji tip qe ka maru shkollen ushtarake mik gangsterash ne durres qe me sa maj men un kishte synime politike
maj men qe sme pelqete shum se ishte shum hipokrit sillej shum i edukum po njikohsisht ishte zon me disa te forumit
jam kurioz tja di emrin
Sali komunisti na tregoi per camet e pa bese,a do dali ndonje sali komunist tjeter te tregoj se kush jane te beses.
Tani,personi qe behet fjale eshte Administratori i Forumit,i cili eshte i vetmi Admin ne ate Grup.Ka mbaruar Ekonomikun ne Tiran por ska punuar asnje dite ne zanat as ne shqiperi as ne US.I paafte dhe dembel.Mashtrues dhe genjeshtar,delirant deri ne psikopati.Ka komplekse te theksuara inferioriteti,pasi ka pas nje femijeri prej qurrashi dhe sja ka var njeri ne rinin e tije.Sex beri per here te pare ne zyren e Shikut ne Lac kur ishte 32 vjec, me shantazh dhe perdhunim (tip Agron Cane).Sot po i lepin bythen gjithe botes vetem per nje qellim,tu marri votat per Deputet Durrsakve.Njeriu me i palumtur ne bote i cili sulmon kedo qe ka lumturi.Negativ dhe pa integritet personal,antishqiptar dhe kollon e 5-te ne Durres nga Lobi me i felliqur Grek i US.Bojkotoheni qelbesiren se edhe festat qe organizon Forumi jane me leket e felliqura te antishqiptareve Grek te perfaqsuar nga Nicholas Gage.
Esht indrit nina dhe e kom njoft ke forumi sa u konsultova me nji nga ata cunat e forumit
un kom vite jasht dhe ja kom harru ftyren ka qen shok me nji kriminel durrsi po grek nji tip qe quhej odise
ky tipi esht themelusi i forumit te durrsakve dhe mu neverit qy ne fillim
jom i sigurt qe esht kypler njeri po mos u merzit setd pakten kur te munem do ti shkruj ktij bushtres
Po po per lek pederasti nga durresi cfare nuk ben……per pushtet ai premton ne forum lek te ardhme i lidh me plehrst e durresit ai ben fests dhe eshte nje Karrierist.