SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazetës së shqiptarëve, gazetës Dita. Do ta nis me këta palo anëtarë të Partisë Socialiste, që trumbetojnë me të madhe që do shkoj në këtë parti e në atë parti. Partisë Socialiste nuk u duhen këta palo anëtarë, këta janë të interesit, këtij soji anëtarësh, po nuk iu plotësua dëshira e tyre, shkojnë e flenë me millonain. Kemi shembuj plot, një ndër ta Kaçi e shumë të tjerë. Partia Socialiste dhe e majta e bashkuar nuk ka më shumë se 150.000 anëtarë dhe e majta u votua me 1.000.000 shqiptarë, prandaj, po të mos ishin votat e komplet anëtarëve, prapë e majta do të kishte fituar. Unë që po hedh këto dy rreshta në këtë gazetë të nderuar, as kam qenë, e as do të bëhem anëtar i ndonjë partie dhe për këtë shkak, e gjykoj më mirë se një anëtar i së majtës a së djathtës, se unë votoj për më shumë mirëqenie, më shumë siguri, më shumë përkushtim nga drejtuesit e shtetit, që ky vend të radhitet si gjithë vendet e Bashkimit Europian.
Po ku të lënë këta interesaxhinj? Këta gjithçka janë, por se janë të majtë parimorë, harroje. Ky soj nuk do mbajtur afër, por larg, shumë larg, që t’ua japësh bukën me cfurk. Kjo qeveri boll po përballet me shtetin paralel të Berishës, por na dalkan edhe këta. Puna gjendet duke u kualifikuar në një zanat, e jo në muhabete kafenesh. P.Meçaj, Tiranë.
P Mecaj: Me sa duket ta paskan gjetur nje pune,nuk ka rendesi aftesia jote mjafton te jesh militaruc.