SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar gazeta Dita! Mjerë për popullin e varfër, çfarë po shohim e dëgjojmë gjatë këtyre 20 viteve. Vidhen lekët e popullit në firmat piramidale, asnjë para drejtësisë. Vidhet e shkatërrohet pasuria kombëtare, asnjë para drejtësisë. Vriten deputetë, u vranë fëmijë e gra në Gërdec dhe njerëz të pafajshëm më 21 Janar, asnjë i dënuar, vetëm koka turku. Dhe së fundi super-skandali më i madh i shekullit, vjedhja në mes të ditës me diell e parave të popullit dhe përsëri koka turku. Si ka mundësi që vidhen lekët e popullit dhe asnjë prononcim nga politika përveç E.Braçes? Si janë vjedhur lekët e popullit në mes të ditës me makinë dhe guvernatori i Bankës A.Fullani thotë pa pikë turpi “është sekret shtetëror”? Ky njeri paska vënë pasuri përrallore duke lozur me ne prej 8 vitesh. Vjehrri i tij paska marrë 15 milionë euro kredi pa paguar asnjë këst. Ndërsa për popullin e varfër ka skemë tjetër. Për 100 lekë këst, 20 herë të merr në telefon banka. Turp e mjerë ne!
