Një i verbër për Gjykatën e Lartë

redaktor

Një nga pretendentët për vendet e mbetura vakant, në Gjykatën e Lartë është presidenti i Shoqatës së Aftësisë së Kufizuar, Sinan Tafaj. Ai ka dorëzuar dosjen për shqyrtim në Presidencë, por kërkon që të garojë si i barabartë me pretendentët e tjerë për këtë post, duke vlerësuar eksperiencën e tij si avokat në fushën e të drejtave të njeriut. Edhe pse nuk ka punuar më parë si gjyqtar, ai është nxitur të hedhë këtë hap me mendësinë se një avokat i ndershëm është garanci për të qenë një gjyqtar i ndershëm. Institucionet tashmë duket se i kanë thyer tabutë, pasi së fundmi kemi një zëvendësministre të Punës me aftësi të kufizuara.

Share This Article
2 Comments
  • Të më ndjejë zoti Tafaji, për të cilin kam respekt, por kjo kërkesë është tejet qesharake. Vërtet integrimi i personave me aftësi të kufizuara është një tregues pozitiv për një shoqëri që kërkon të emancipohet çdo ditë e më shumë, por ka profesione tek të cilat kjo lloj paaftësie është e paparanueshme. Mund të punosh avokat, sepse angazhimi i avokatit është e drejtë e personit që kërkon përfaqësimin, por gjyqtar jo, sepse në raste të caktuara (për të mos thënë gjithmonë) paaftësia e tij bëhet shkak që palët të përdorin të drejtën ligjore të përjashtimit të anëtarit të trupës gjykuese, pasi askush në këtë rruzull nuk mund të sigurojë se personi që nuk sheh i ka të gjitha shqisat dhe atributet që duhet të ketë ai që jep drejtësi. Si mund të jesh gjyqtar kur të mungon shqisa e të parit?! Si do t’i këqyri provat një njeri pa sy?! Paranë dhe çdo gjë tjetër mund ta njohë me prekje, por një foto, një material filmik dhe identitetin e personit nuk mund t’i dallojë. Çdo gjykojë një njeri i tillë, atë që se sheh?!

  • Secili meriton ti jepet nje shans i barabarte. Une mendoj se ju po paragjykoni ne kete rast. Vleresimet duhet te jene te bazuara. Gjykimi i forte eshte nje dhunti qe ka ky individ si dhurate nga mema natyre. Zoteria Tafaj po kerkon te kandidoje si gjykates ku do te arsyetoje mbi fakte te paraqitura rreth nje ceshtje ne gjykim. Sa per pengesat teknike qe mund te paraqiten gjate ushtrimit te detyres keto na duken te pakaperxyeshme ne njerezve qe nuk i kemi keto kufizime sepse sa per Z. Tafaj nuk egzistojne barriera qe te mund ta pengojne. Arritjet e tij do te mrekullonin cdo njeri qe do ta njihte. Une me respekt te thelle prononcohem publikikisht per kete person sepse kam patur fatin dhe nderin ta njoh dhe e mbeshtes si nje person te mencur, me nje vullnet te hekurt, gjykim te shendoshe, profesionist te suksesshem dhe mbi te gjitha njeri me integritet shoqeror e profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *