Një nga pretendentët për vendet e mbetura vakant, në Gjykatën e Lartë është presidenti i Shoqatës së Aftësisë së Kufizuar, Sinan Tafaj.
Ai ka dorezuar dosjen per shqyrtim ne Presidence, por kerkon qe te garoje si i barabarte me pretendentet e tjere per kete post, duke vleresuar eksperiencen e tij si avokat ne fushen e te drejtave te njeriut. Edhe pse nuk ka punuar me pare si gjyqtar, ai eshte nxitur te hedhe kete hap me mendesine se nje avokat i ndershem eshte garanci per te qene nje gjyqtar i ndershem.
“Do të konkurroj me vlerat e mia profesionale, si një jurist me një eksperiencë mbi 30 vjet dhe avokat me eksperiencë mbi 20 vjet, si një person i përfshirë në jetën akademike, me grada shkencore dhe botime në fushën e së drejtës, si një avokat që ka ushtruar të drejtën e tij profesionale, si privat dhe si person publik avokat i të drejtave të njeriut të një numri të gjerë të qytetarëve të vendit. Besoj që një avokat i ndershëm dhe një avokat i aftë ka shumë shanse që të jetë një gjyqtar i ndershëm dhe një gjyqtar i aftë”, thotë Tafaj.
Institucionet tashme duket se i kane thyer tabute, pasi se fundmi kemi nje zëvendësministre të Punës me aftësi të kufizuara. Por Tafaj nuk pret humanizem e te privilegjohet, pasi sipas tij, konkurron me eksperiencen ne kete gare, por nga ana tjeter kerkon dhe te mos pragjykohet per aftesine e kufizuar.
“Unë nuk hyj këtu për të bërë një vlerësim të posaçëm si person me aftësi të kufizuar, apo si përfaqësues i ndonjë grupi, por dua që vlerësimi i kandidaturës sime të bëhet si një rast normal pa marrë në konsideratë kufizimin që kam unë, sido që është mjaft e vështirë që njerëzit që më perceptojnë mua jashtë këtij kufizimi”, thotë Tafaj.
Por tashme eshte mbeshtetja ose e jo politikes dhe vendimi i presidentit Nishani ai qe do te percaktoje nese nje person i verber do te behet per here te pare pjese e trupes se gjyqtareve ne Gjykaten e Larte./tch

nese i futes kesaj pune me vullnet te mire e pozitiv. te uroj ta fitosh kete vend.
Do te isha plotesisht dakort nga pikpamja humane. Por pyetja ime ka te beje ne lidhje me mundesine e kryerjes se detyres.
Nese zotnia eshte i verber, si do i shqyrtoje dosjet voluminoze per gjykim, do ja lexojne keshilltaret dhe ai do marre vendim.
Shpesh dosjet kane qindra dhe mijra faqe materiale dhe prova.
Arion ,ka mundesi leximi per kte kategori . Ka tableta apostafat ku lexojne me te prekur . Dhe sidoqofte po ju thote qe ka 30 vjet eksperience .Mendoni se ka punuar pa lexuar ??
Fakti qe do e vleresoj kapter Jari me kufizime te gjitheaneshme eshte te vesh duart ne koke ….te zhdukesh nga kta te verberit me te dy syte !
E vleresoj maksimalisht avokatin e nderuar Sinan Tafaj. I denje per anetar te Gjykates se Larte. Vetem njerez si Sinani e shpetojne drejtesine e froposur ne kete vend. Padyshim qe Sinani do te ishte figura me e gjetur per Kryetar te Gjykates se Larte. Uroj qe Nishani ta vleresoje kete kandidature te spikatur.
E vleresoj maksimalisht avokatin e nderuar Sinan Tafaj. I denje per anetar te Gjykates se Larte. Vetem njerez si Sinani e shpetojne drejtesine e groposur ne kete vend. Padyshim qe Sinani do te ishte figura me e gjetur per Kryetar te Gjykates se Larte. Uroj qe Nishani ta vleresoje kete kandidature te spikatur.
Kam bindjen e plote qe integriteti dhe aftesite profesionale te ketij njeriu do i bejne nder Gjykates se Larte dhe sistemit gjyqesor ne pergjithesi. Sa per aftesite e tij ai eshte ne gjendje te dale mbi cilindo qe do te garonte me te. Arritjet e tij lene me goje hapur cdo njeri. Respekte dhe uroj qe ti gjendet njeriu punes dhe jo puna njeriut. Besoj thelle se Zoti Tafaj do te jete avokat i se drejtes dhe ligjit. Kush e njeh nga afer sigurisht qe bie dakord me mendimin tim.
Uroj te fitoj konkursin dhe te zgjidhet antar i gjykates Larte , zoti qofte me te amin.
E pse te mos zgjidhet kur parasëgjithash e do opinioni publik? Nuk di vetem në çfarë shkalle mund ta pengojnë aftesite vizuale dhe a ka ndonje rast te ngjajshem si ky ne vendet e tjera? I uroj ta fitoje vendin qe kërkon!
Sinan Tafaj eshte nje figure tashme publike . Ai e ka fituar garen per Gjykaten e Larte te R.SH. sepse qysh tani eshte me i pranuari nga opinioni me i paanshem shqiptar. E vertete eshte se ai eshte i verber fizikisht , pooooooooor duhet te gjykojme drejt vellezer shqiptare . Nga cfare jemi penalizuar deri tani neve shqiptaret ????? Pikerisht nga verberia qe kane treguar pushtetaret tane ne keto 23 vite demokracie , nga mungesa e theksuar e patriotizmit , nga ” uria ” per te patur per vehte cdo gje , nga korrupsioni , etj etj. A mos valle nuk kane patur fizikisht syte ne balle keta qindra e mijera pushtetare te felliqur qe kemi pare deri tani ????? Prandaj , jem i mendimit se per te dhene gjykime te drejta , objektive , te paaneshme , duhet pikerisht jo vetem sy por edhe ndergjegje , integritet , e profesionalizem . Keto elemente SINAN TAFAJIT nuk i mungojne . Kete e ka faktuar eksperienca e gjate e punes se tij ne keto 30 vite . Prandaj , nga kjo faqe gazete i bej thirrje deputeteve te parlamentit shqiptar , si dhe Presidentit Nishani qe te propozojne e votojne Zotin SINAN TAFAJ ne Gjykaten e Larte . Urime