Një vrasje me motive krejt banale ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Ashtë të Shkodrës. Policia dyshon se mes fqinjëve ka pasur konflikte dhe mosmarrëveshje të vjetra, kurse grindja e fundit ka ardhur për shkak të bistakëve të hardhive. Çesk Pjetri, rreth 50 vjeç, është qëlluar me armë zjarri çifte nga bashkëfshatari dhe fqinji i tij i moshuar, teksa ka qenë në arën e tij. Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, Mark Jaku (Ndoja), 69 vjeç, vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit, në Bushat. Pjetri ka humbur jetën në vend dhe ka qenë e kotë t’i jepej ndihmë. Policia e gjeti trupin e tij në mes të arës dhe e përcolli për në morg.
Pikërisht mbeturinat e hedhura pranë shtëpisë së komshiut, dyshohet se i kanë kushtuar jetën 50-vjeçarit Pjetri. Sherri ka nisur orët e para të ditës së djeshme. Jaku ka parë fqinjin teksa krasiste hardhitë (proces që fermerët kryejnë çdo sezon pranveror, kryesisht në mars). Kur ka parë se mbeturinat e hardhive ishin hedhur në tokën e tij, Jaku ka shkuar duke i kërkuar llogari përse i hidhte afër banesës së tij dhe pas një debati, kur askush nuk është tërhequr, i moshuari 69-vjeçar ka qëlluar me armë, duke e vrarë në vend.
Pasi janë dëgjuar krismat e armëve, familjarët e viktimës të alarmuar kanë thirrur për ndihmë policinë. Por askush prej tyre nuk ka guxuar të afrohet te trupi për minuta të tëra. Shkak ishte frika se mos i moshuari i vriste edhe ata. Gjithsesi ekspertët thanë se Pjetri ka vdekur në vend nga plagët e plumbit. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën u krye krimi. I dyshuari nuk është munduar të arratiset, duke u dorëzuar dhe pranuar autorësinë e krimit. Ai fajësoi fqinjin si nxitës i grindjeve dhe se e kërcënonte dhe i bënte presione të vazhdueshme.
Policia tha se arma e gjahut ishte me leje, ndërsa ka lënë edhe forca të rendit në fshatin Ashtë për të ruajtur dy familjet që të mos ketë gjakmarrje për shkak të tensionit të lartë dhe ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, por edhe se janë fqinje. Burime të policisë thanë se mes dy burrave janë shkëmbyer fillimisht ofendime dhe kërcënime dhe më pas i moshuari nuk ka duruar dot, duke shkuar në banesë, ka mbushur çiften dhe pasi është kthyer e ka qëlluar për vdekje fqinjin e tij. Megjithëse Pjetri është përpjekur të vrapojë, saçmat i kanë marrë jetën në vend. Sipas grupit hetimor, ka pasur dëshmitarë për ngjarjen dhe Jaku fillimisht ka mohuar krimin dhe më pas e pranoi autorësinë. Ndërsa në këtë zonë ka edhe konflikte të shumta pronësie për tokat e ndara.

tahiri i ka ulur vrasjet
Po pra Tahiri do qendroj ne cdo bahce te ketyre…thuaj Kriminelit Sali si e ngopi me arme dhe me droge ate vend…..
Vrasja ka ndodhur per hedhjen e plerave ne vend te pa pershtatshem, jane konfrontuar dhe ka qelluar me arme ka vrare bashkfshatarin.
Niveli mendor i ketyre njerezve ka shkuar aq poshte sa zgjidhjen e problemeve te thjeshta shoqerore e shikojne tek kemza e armes.
Bota ne kete fushe po na identifikon si specie te vecanta, as kush nuk i koncepton dot keto lloj vrasjesh.Ketu nuk hyne fare Ministri Tahiri se per keta lloje i bie te shohesh fixhanin cdo dite por dhe ai nuk ti tregon dot me.
Faji eshte armet, niveli arsimor e kulturor dhe mos zgjidhja e disaa problemeve qe i perkasin komunave dhe vete komunitetit.
Le te kalbet ne burg duke ngrene fara luledilli tani! ben shume pershtypje mosha e vrasesit-69 vjec?!… Spaska kuptuar asgje nga dynjalliku, floke te thinjura per hicgje,kot! Ne kte moshe njerzit mendojne si ta mbyllin jeten me kapak floriri ,ndersa ky e mbyll me turp ne biruce! Kot akuzoni Tahirin ne kte rast,
Ai ka vra por do te vriten ma shum per kete kjo asht e sigurt.Vrasja ka ndodh kot e jo per hardhia e rrena tjera.