Një indiane krijon logon zyrtare për shenjtërimin e Nënë Terezës

Dita

Logoja zyrtare e eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan është krijuar nga dizenjatorja indiane Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënë Terezës në lagjen Mahim të këtij qyteti.

Artistja Karen Vaswani nee D’Lima, e ka nisur karrierën e saj në moshën 21-vjeçare dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka ofruar punën dhe si dizenjatore për mjaft kisha në Indi. Përsa i përket krijimit të logos për këtë event madhështor, artistja indiane thotë se Ipeshkvia e Kalkutës e kishte kontaktuar për të dizenjuar logon e celebrimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta. Artistja Karen Vaswani nee D’Lima ka treguar se i janë dashur 3 ditë për realizmin e kësaj logo.

“Tema e zgjedhur nga Vatikani, thotë ajo ishte “Përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit”, kështu vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënë Terezës, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë në grafik e vetëm, dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *