Një info për ciklin tuaj mbi mafien e përmbaruesve

anazapta

Përshëndetje DITA. Per ato qe lexojme e shkruani ne gazeten Dita këto kohët e fundit, po ju jap edhe nje informacion sa per kuriozitet, pastaj shiheni vete, nese eshte apo jo e vertetë (nese nuk besoni, e keni thjeshtësisht të verifikueshme). Nje Zyre Permbarimore qe quhet “Studio Permbarimore K…” per dy vjet ka bere keto spektakle :

– Ka blere ne mes te Pogradecit hotel, me vlerë që shkon 2-3.000.000 euro Hotelin e ka blere ne emer te burrit, me mbiemer tjeter (ish- prokuror ne Durres)

– Po ne Pogradec ka blere dhe nje shtepi te madhe ne breg te Liqenit

– Ka blere ne vitin 2012 dhe 2013 ne Fshatin Ishem të Durresit , vile dhe nje siperfaqe toke prej 20.000 m2 qe e rrethojne shtepine.

– Ankandet qe zhvillon si zyre permbarimore i ka fituar vetë (pra njerzit e vet) dhe ka blere

shumicen e objekteve dhe tokave te cilat jane ne siperfaqe te konsiderueshme.

Besoj se kjo eshte gjysma e pasurise, pasi keto duken vetem sapo te paraqitesh tek zyra, e cila ka nje siperfaqe prej 200 m2. Mua ma kane rrjepur skalpin mjeshterisht, por e mora vesh vone, sa e kisha ngrene kollaren. Po Zoti, nga njehere vonon. Po te shkosh tek zyra e tyre, te bie gjaku ne fund te kembeve, deri sa ta paguash paradhenien, qe eshte e veshtire ta marresh mbrapsht edhe nese nuk mbaron punë.

Keto lloj zyrash jane bere si zyrat e fajdegjinjve te 1997 -s, dhe po nuk nderhyri shteti , mjerë njerëzit çfare do heqin.

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
1 Comment
  • Zyrat PERMBARIMORE jane bere si PIRAMIDAT FINANCIARE MASHTRUESE te kohes se sundimit te SATRAPIT Sali Berisha!!!
    Dikush me ka borxh prej 30 mije dollare,qe nga viti 2001!
    Me mashtroi se tek noteri firmosi burri,ndersa ,qellimisht me pare kishte kaluar te gjithe pasurine e vet(pervec brekeve te tij) gruas mashtruese!!!
    Permbarimi shteteror per disa vjet nuk beri gje,me pretekstin se nuk kishte gje ne emer te tij,ndersa PERMBRUESI PRIVAT,ndonese e paralajmerova,qe BORXHLLIU IM ESHTE MASHTRUES E NUK KA GJE NE NGARKIM,pranoi te kryente pune me arsyetimin se “MJAFTON,QE JANE BURRE E GRUA ME DOKUMENTE,dso t’ia marr dollaret e tu”!!!
    Kam 5 vjet me kete permbarues,mashtrues dhe me sorollat sa andej-kendej me lojra fjalesh!!!
    LOJA E TYRE ESHTE KJO:
    MERR PARE NGA BORXHLLIU PER DISA VJET,MASHTRO HALLEXHIUN SE GJOJA PO PUNON dhe ne fund asgje ne torbe!!!
    PERMBARUESIT MARRIN MILIONA NGA TE DY PALET dhe ashtu si avokatet bejne loje me dy porta!!!
    Kush i kontrollon ligjerisht keta mafioze???
    Edhe prokuroria nuk beri gje kur bera kallzim per MASHTRIM,me arsyetimin se “NUK KA VEPER PENALE”!!!
    Po cfare pret prokuroria , qe ta VRAS BORXHLLIUN dhe pastaj do filloje punen???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *