Një informacion i freskët për PD-në

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E keni kthyer PD-në në “estradë ndërmarrjesh”. Meqenëse lajmi i parë për “avionët e drogës” ju la b…. zbuluar, me demek që s’paska qenë e vërtetë (edhe ky Arvizuja si për inat, na u bë palë me socialistët, mirë e quajti Jozi “njeri të vogël”), tani kemi një lajm të dytë, që këtë radhë nuk kanë ku lëvizin dhe janë të zënë “mat”. Nga “burime të sigurta” flitet se një grup fshatarësh nga Divjaka, me kazma dhe lopata po hapin një tunel nën det, si japonezët nën detin e tyre për të çuar drogë në Itali. Ndaj sa më shpejt dërgoni o Ndokën, o Ristanin ta zënë me presh në dorë. Këta të dy, për fat të mirë nuk kanë mustaqe si Nishani që e penguan të nuhaste erën e karburantit të avionëve, mbasi i kanë hundët e lira për të nuhatur më mirë se qentë e drogës drogën. Me këtë rast nxjerrim dhe dy inate të tjera. I pari ka të bëjë me një socialist të “çmendur” që kishte hipur në një tarracë dhe thërriste që andej, si hoxha nga minareja, pa pikë përgjegjësie apo turpi se PD-në e paska krijuar Ramiz Alia dhe jo Sala. Pra Ramizi na qenka kumbari i PD-së. Dhe e dyta, kohët e fundit socialistët po përdorin si shumë shprehjen “qeni leh dhe ujku pjerdh”, me demek qeni është Saliu ose Luli dhe ai që pjerdh është Rama (d.m.th. s’i bëhet vonë hiç, si njeriut prej të lehurave të qenit). Kjo s’durohet, prandaj këtë radhë grusht bashkuar, si një trup i vetëm të ngrihemi, në protesta të fuqishme dhe “yxhum” t’i përmbysim. Sihariqin e përmbysjes ta japim me daullet e Mziut, i cili ka dhënë prova si tellall, duke jua kaluar tërë tellalleve që nga koha e Zogut. Meritoni më shumë se kaq! Përshëndetje “Dita” ime. Ilia B., Pogradec.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *