Sipas avokatit, Mark Zaid, një zyrtar i zbulimit amerikan ka kontaktuar Inspektorin e Shërbimeve të Zbulimit me “informacion të dorës së parë”. İnformacioni i këtij informatori të dytë mbështet të dhënat e paraqitura nga informatori i parë për veprimet e presidentit Donald Trump me Ukrainën.
Zaid, i cili tashmë përfaqëson të dy informatorët u shpreh se informatori i dytë kontaktoi Inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Zbulimit (ICIG), pasi ky i fundit kishte filluar hetimet në muajin gusht për të përcaktuar nëse kishte besueshmëri dhe “shqetësime urgjente” në denoncimin e paraqitur, i cili u bë shkak edhe për procesin hetimor për shkarkimin e presidentit Trump.
Zaid qartësoi se kjo “nuk është një strategji e re, por pjesë e hetimit të filluar nga ICIG për shqetësime urgjente”.
Për më tepër, Zaid tha se një numër informatorësh të tjerë kanë konktaktuar në lidhje me këtë denoncim të muajit gusht, ndërkohë që inspektori i përgjithshëm Michael Atkinson dëshmonte javën e kaluar në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Informatori i parë paraqiti një denoncim për një telefonatë të 25 korrikut mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, gjatë së cilës presidenti Trump kërkoi ndihmë për të hetuar rivalin demokrat, ish zëvendës presidentin Joe Biden, së bashku me të birin Hunter Biden./VoA
e.ll./dita
