E nderuar redaksi e DITA-s, Jam nje lexues i regullt i gazetes suaj. Ju pershendes per korektesine me te cilen perzgjidhni shkrimet e mendimet e shumta qe vijne ne redaksi. Duke lexuar pergjigjet ne intervisten e gjeneral Ramohitos, dy dite me pare konstatova nje inkoherence ne lidhje me viziten e pare te nje delegacioni ushtarak shqiptar ne RP Kines ne vitin 1963, e marrveshjet qe u nenshkruan nga delegacionet e te dy paleve ne fushen ushtarake.Me beri pershtypje pergjigja e gjeneralit, qe keto marrveshje ishin nje ndihme e madhe ushtarake qe iu dhane Shqiperise mbas daljes nga Traktati i Varshaves. Por dihet qe Shqiperia denoncimin dhe vendimin per daljen nga ky traktat e ka bere mbas pushtimit ushtarak te Cekosllovakise nga ish BS ne gushtin e vitit 1968, pra deri ne kete vit ka aderuar ne Traktat, pavaresisht se formalisht.
Edhe dicka tjeter, marrdheniet midis dy vendeve ishin ne ate nivel qe ishin si rezultat i marrdhenieve te mira midis dy Partive te cilat me vendimet e kongreseve te tyre drejtonin si jeten politike dhe ekonomike te vendit, dhe kerkesat, si ato ne fushen ushtarake dhe ne ate civile per zhvillimin e ekonomise se vendit ishin ne perputhje me direktivat e vendimet e Partise, ku specialistet si ushtarake dhe ata civile me mendimet qe jepnin, kishin rendesine e tyre, por ne fund ata zbatonin ato vendime qe merreshin ne forumet drejtuese te partise, pjese e te cilave ishin edhe B.Balluku, P.Dume e te tjere dhe nuk ishin thjesht kerkesa te specialisteve drejtuar qeverise kineze.
Duket qe gjenerali, i pakenaqur nga denimi i padrejte qe ka marre, tani e politizon dhe e ngre rolin e gjeneraleve dhe specialisteve mbi partine e asaj kohe. Kjo nuk eshte e vertete, vendimet miratoheshin ne parti e pastaj zbatoheshin ne praktike. Kjo eshte e vertete, keshtu del nga studimi i historise e materialeve te asaj periudhe kohore. Me respekt Gregor Lato.
Email nga adresa: [email protected]
Gregor Lato ka te drejte, Shqiperia doli nga Traktati i Varshaves ne vitin 1968. PS. Une e dija Gregor Laton futbollist polak por tani rezulton se ai lexon dhe shkuan shqip 🙂
Spartak
Kete gjeneral nuk e pyeste kush , ne ate kohe . Jeni duke shpenzuar boje dhe leter , pa ndonje dobi intelektuale . Ju vijoni programin , por merrni parasysh dhe vrejtjet e lexusve .
Spartak