Një interpretim artistik i Mona Lisa

Gazeta Dita

Artisti spanjoll, Okuda është zgjedhur që të bëjë një intepretim artistik të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa në një ndërtesë në Paris.

Mënyra si e ka sjellë artisti këtë pamje është e mbushur me ngjyra dhe kontraste të forta, ndryshe nga imazhi i qetë që solli Leonardo da Vinci.

“Është një vizion i ri i Giocondës, të cilën unë e shoh si një grua të shumë kulturave, të pikturuar mbi copëra të ndryshme që vijnë në disa pjesë të botës,” – tha 36-vjeçari.

Ai e ka sjellë Mona Lisën si një femër të kohëve moderne me këmbë të ekspozuara, me çantë dhe me fustan me ngjyra. Që në momentin që përfundoi u bë virale në rrjete sociale dhe pritet që shumë njerëz të shkojnë të bëjnë fotografi në ndërtesën që është 50 metra e lartë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *