Një javë pas aksidentit tek rruga e Kavajës/ Çifti Konomi ende në gjendje të rëndë, çfarë thonë mjekët

Ornela

Ka kaluar një javë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi në vijat e bardha çiftin dhe foshnjën e tyre tre muaj.

Megjithatë, Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij ndodhen ende në kujdes intensiv, edhe pse në gjendje stabël. Mësohet se Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij ka lëndime të shumta në trup dhe për këtë arsye trajtimi i tyre ka zgjatur kaq gjatë.

Kujtojmë se ata u përplasën nga makina e 39-vjeçarit në afërsi të Rrugës së Kavajës së bashku me foshnjën e tyre, por për fat të mirë vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi pas testit të drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij disa ora pas ngjarjes së rëndë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *