Një javë skualifikim për Elseid Hysaj

Gazeta Dita

Shqiptari Elseid Hysaj i Napoli dhe Ceccherini i Crotone, që kanë marrë karton të kuq, përkatësisht ndaj Verona dhe Milan, janë të vetmit dy futbollistë të skualifikuar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit, pas javës së parë të kampionatit.

Të dy lojtarët nuk do të luajnë në javën e dytë, por do të kthehen në të tretën, atë që do të zhvillohet pas pushimeve si pasojë e impenjimit me ekipin kombëtar.

Klubi i Verona është gjobitur me 30 mijë euro si rrjedhojë e koreve diskriminuese të tifozëve të tyre kundër napolitanëve, ndërsa 20 mijë euro gjobë ka marrë Roma si pasojë e disa flakadanëve të ndezur nga tifozët në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Atalanta në Bergamo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *