Edhe pse duket banale, kishte një lajm tek “protesta” e disa nëpunësve të PD-së, në të vërtetë njerëz të afërt të lidhur me familjen Berisha, që u shfaqën pardje në një protestë për të denoncuar aleancën e re LSI – PS, që po lë pa “ndihma sociale” qytetarët.Ishin njerëz që punon tek fondacioni i Liri Berishës, zyrat e Elvana Hanës dhe disa të besuar të tyre. “Lajmi nuk është se Familja po proteston ndaj çiftit Rama- Meta, por po vë në provë Lulëzim Bashën për divorcin e tij real me Ilir Metën – thotë Mero Baze dhe shtron pyetjen: Çfarë po ndodh në të vërtetë me Lulëzim Bashën dhe të ardhmen e tij në PD? Shpejtësia me të cilën po ecën konflikti mes PD dhe LSI, duket se po ridimensionon gjithë projektin politik të Lulëzim Bashës, i cili ishte ndërtuar mbi kapitalin polik që i dha aleanca personale me Ilir Metën.
Prishja, e cila ka hedhur në erë praktikisht të ardhmen politike të Berishës në pushtet, dhe ka bërë të sigurt rrotacionin politik, ka krijuar paranojën se po tenton po ashtu të ndërtojë Lulëzim Bashën si pasardhës të PD-së në opozitë”. Për Bazen prej vitit 2009, kur LSI hyri në koalicion me Berishën, brenda pushtetit u formuan dy qendra pushteti, që funksionuan në një konflikt të heshtur me njëra- tjetrën. Qendra e parë e pushtetit identifikohej me PD tradicionale dhe njerëzit që e drejtojnë atë si pjesë e stafit të afërt të Berishës. Këtu hynë Topalli.
Janë pastaj edhe Bode, Patozi, Olldashi etj. Qendra e dytë e pushtetit ishte një aleancë e hapur dhe shumë e konsoliduar mes LSI dhe Bashës, së bashku me rrethin e njerëzve të tij. “Për Berishën kjo ka qenë një situatë komode, pasi të dy qendrat e pushtetit silleshin rreth tij, duke ia lehtësuar atij shpeshherë modelimin e qëndrimeve ndaj ngërçeve që krijonte “qeveria e pavarur” e LSI brenda tij – thotë Baze. Nga i vijnë paratë Jozefinës që do të ngrejë pallat? – pyet ish-aktivisti i PD-së “Në Shkodër duhet të jesh me klanin ‘Topalli’, që të mund të jetosh normalisht”, shprehet Arben Çokaj, studenti i dhjetorit ‘90-të, tashmë gjysmë i paralizuar si shkak i një aksidenti automobilistik, që i ka ndodhur në Danimarkë më 8 mars 1999.I diplomuar për fizikë e informatikë dhe me pasaportë daneze që prej vitit 2001, ai është larguar nga Shqipëria në 1993-n dhe ka punuar disa vjet si mësues informatike në Kopenhagen. Në 2005-n, kur u rikthye në Shqipëri, u vu në ndihmë të deputetit Ramiz Çobaj, duke qenë zëdhënës i fushatës së tij. Diku pas dy vitesh fillon e distancohet nga PD-ja, duke u bërë një zë kritik dhe i ashpër ndaj saj. Tani merret me veprimtari shoqërore, politike dhe gazetari. Në një intervistë me Redan Bushatin, ish-aktivisti i PD-së, Arben Çokaj, tregon konfliktin e tij me kryeparlamentaren Topalli, si dhe problemet e tjera të mprehta që e kanë kapluar Partinë Demokratike atje. Mes të tjerave në intervistë ai thotë se përplasja e heshtur me Topallin “filloi pas një shkrimi timin në shtyp: Taksa “Loli” – “Jam krahu i Jozit”.
Dhe lidhur me këtë shkrim Çokaj thotë: “…Ka një pasaktësi konceptuale aty, që duhet korrigjuar. Unë kujtoja se Jozefina nuk dinte gjë për maskarallëqet e Lorenc Lukës në Shkodër, kur e pata shkruar shkrimin në tetor 2006. Më pas e kuptova se Jozefina jo vetëm që e dinte, por kryesonte rrjetin e hajnave të PD-së në Shkodër, ndaj edhe ka mbledhur gjithë ato pasuri për vete, ka investuar dhe ka ndërmend që të ndërtojë edhe një pallat në qendër të Shkodrës. Mos dini gjë, a ka ndonjë ndërmarrje apo fabrikë Jozefina? Nga i vijnë paratë asaj, që do të ngrejë pallat? Ndërsa në lidhje me Lorenc Lukën, mund të them se jam takuar vetëm tre herë me të, në kohën kur ai ishte kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër. Arsyeja nuk ishte politike, por thjesht personale.
Kisha ndërmend të ndërtoja një ndërtesë pranë rrugësh nacionale Shkodër-Hani i Hotit, aty ku kam shtëpinë. Më kishin dhënë lejen e sheshit të ndërtimit, si dhe studimin e planit urbanistik, por nuk po më jepnin lejen e ndërtimit, ndonëse kishte kaluar afati i kërkuar ligjor prej 45 ditësh. Unë doja të ndërtoja dhe nuk po më linin, pikërisht se donin pará. Kryetari i Komunës Gruemirë, Asim Burgaj, më tha “2 milionë, jo për vete, por për ata”… Me këtë rast konkret pashë se taksa “Loli” funksionon për çdo ndërtim dhe investim, që bëhet në Shkodër. Kur mua si mbështetës i PD-së dhe shqiptar me kapital të huaj më ndodhin gjithë këto prapësira, kush ka nge të vijë e të thartojë trutë me këto hajvanë shqiptarë?! Më kujtohet një moment, kur takova Lorenc Lukën dhe i thashë “Pse po më detyron të të sulmoj? PD-ja ka thënë kështu e ashtu…”, duke i përmendur premtimet e PD-së në fushatën e vitit 2005. “Kush është PD-ja?!” ma ktheu ai…”
Ishalla behet realitet te iki kjo funderrina
Iliro nga skrapari ka qene nje kohe qe te shajsha pa dogane po ke fillu te me pelqesh.
Te lumte o dita do zoti behet realitet se vetem ashtu shkon cdo gje ne vendin e vete.
hahaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaa
bravo, besoj se kemi nevojë për ndërhyrje direkte në plagë se sa xhiro fjalësh, se jemi lodhur dhe sidomos tani pas bashkimit LSI + PS
edvini eshte endra me horrorr per zhelefinet dhe salistat
DELETED
JAM SHKRIIII… E PAPAR!!!!
shum kuptimplote… Ikja e Metes ia ka qeh potencen Bashes ka fuqizu klanin e Topallit
as ju atje as une ktu nuk mund te ndyshojm gje…
Ne shqiperi nuk ka te djatht, keto qe per 20 vjet e quajn veten te djatht jan njerez qe e kan ngritur pasurin me krime,vrasje prostitucion trafik etj.nje pjes eshte krahinore, hakmarrse primitive dhe interesaxhit e perhershem.
grua me te lig se kjo Jozefina nuk ka par ndonjher politika shqiptare. Ordinere
DELETED
fiton ai qe luan ma mire ose qe ka fate.Tifozria e madhe eshte populli qe Ramen do te shkoj te ndertojn shpin,nese nuk shkon ne burg,per cfar i ka bere shqiperis qe nga 2005.Mos kerkoni fitore ne tavolin si ne footboll.
O mirjan o k.qe : po mire more derzi ti nuk di as vete se çfar ke shkruare aty,dhe nga ta di une se çfar ideje ke ti i trap i pa gdhendur.Ptuuu.. fare e keqe pjelle e shejtanit,qe i bete gjemen vatanit.
ha ha ha rrobat e banjes me te medhaja jozi, shume bukur foto, femer e peshtire.