Nuk doni të ikni, se kini bërë krime

anazapta

Të pashë pak te Balla,
Në orë të vonuar,
Aq sa për t’u bindur,
Se kishe mbaruar!

Aq sa për t’u bindur,
Se kishe mbaruar,
Sepse në çdo fjalë,
Ishe e sforcuar!

Kishe bërë makjazh,
Xhan moj Jozefinë,
Po unë ta dallova,
Në çast zbehtësinë!

Sikur gjë s’kish ndodhur,
Hiqeshe moj mike,
Po ikja e Metës,
Qe bombë atomike!

S’di pse atë zë,
E ngrite të shkretën,
Kur the ne fitojmë,
Dhe pa Ilir Metën!

Dhe nga zemërimi,
U skuqe si furrë,
Ti me faqezinjtë,
S’ke fituar kurrë!

Themi ne nga Jugu,
Ke fitu gorica,
Mbasi jini mbajtur,
Veç me paterica!

Që ju të fitonit,
As që bëhej fjalë,
Po tani do ikni,
Me bishtin në shalë!

Kudo do të kini,
Humbje të mëdhaja,
Saqë ty dhe Salës,
Do t’u bjerë damllaja!

Akoma Ilirin,
S’e kini ngacmuar,
Po të gjithë me shpirt,
E kini mallkuar!

E kini mallkuar,
Sot e njëqind breza,
Se u bëri topin,
Në ditë të zeza!

Tash fitorja juaj,
As imagjinohet,
Dhe PD mavria,
Keq do turpërohet!

Dhe PD-ja juaj,
Keq do turpërohet,
Kështjella e rërës,
Krejt do shkatërrohet!

Do të ndrijë liria,
Si drita në qelqe,
Me ju do mbarojë,
Kjo ëndërr e keqe!

Me ju do mbarojë,
E gjithë kjo mynxyrë,
Tek ju nuk gjej dot,
Asnjë gjë të mirë!

Tani si parajsë,
Do t’ju duken zgëqet,
Se i kini bërë,
Gjithë maskarallëqet!

Si s’të ra rrufeja,
Drejt e mu në lule,
Kur “Heronjtë e Vigut”,
Nga vendi i shkule!

Askush s’do harrojë,
Topallin kur fliste,
Dhe shpesh prezantohej,
Si biçim fashiste!

Jo se vlen vërtetë,
Po vendi që kishe,
Të bëri vrastare,
Një shpatë Berishe!

Ti që ke studiuar,
Të gjithë kallamboqet,
Si kokrrat e misrit,
PD-ja do shkoqet!

Nga humbja gjigante,
Do kini përplasje,
Dhe në mesin tuaj,
Do ketë dhe vetëvrasje!

Ti s’do kesh më vend,
Ku të bilbilosh,
Fshehur si një qyqe,
Diku do vajtosh!

Iku kohë e shkopit,
Edhe e karrotës,
Ti e shikon humbjen,
Si fundin e Botës!

Se s’do kini më,
Si sot ato zyra,
Ku mbi varfërinë,
Ju shtronit gostira!

Nuk do kesh më vend,
Ku të përkëdhelesh,
Dhe s’do kapësh dot,
Asnjeri prej zhelesh!

Po qe se kët’ popull,
Dikush mos e mbante,
Juve me gjithë lecka,
Ai do t’ju hante!

Sepse e fundosët,
Në humnerë të thellë,
Shumë shpejt do të korrni,
Atë ç’kini mbjellë!

Mbollët veç urrejtje,
Edhe ligësi,
Ndaj duhet të vdesë,
Ky pushtet i zi!

Ndaj duhet të ngordhë,
Ky pushtet i zi,
Që e bëri copash,
Nënën Shqipëri!

Që e ndau copash,
Nënën Shqipëri,
Që mbolli përçarjen,
Jug edhe Veri!

Që në monumente,
Ngriti “mbretërorët”,
Që pa pikë turpi,
Rivrau dëshmorët!

Që vlerëson,
Një kryedebile,
Luftën titanike,
Si një luftë civile!

Që mbret tradhëtarin,
Larton horr i horrit,
Dhe baltos me baltë,
Nolin e Qershorit!

Që gjithë historinë,
E kombit e prishën,
Dhe e rifilluan,
Me Sali Berishën!

Saliu ka hyrë,
Vetë në histori,
Si kryemynxyrë,
Si një kob i zi!

Dhe ti s’bije poshtë,
Moj “zonja” Topalli,
Do kujtohesh gjatë,
Si një pjellë djalli!

Ti urren, urren
Në pafundësi,
S’e fsheh dot urrejtjen,
Që të vlon në gji!

Tash po kërkoj falje,
Harrova për Zotin,
Se ti nga të majtët,
Do veç Kastriotin!

Po ai moj Xhozi,
Është ushtari juaj,
Me një votë ju zgjati,
Jetën dhe dy muaj!

Me votën e fundit,
Tregoi s’është vërtet,
Ndaj duhet ta bëni,
Kaçon deputet!

Ta vini në listë,
Dhe pse është besprerë,
Doni apo s’doni,
U mbeti në derë!

U mbeti në derë,
Si punë e Xhuvelit,
Po më ka pataksur,
Vota e Kadelit!

Pa shkuar një ditë,
Fort përplasi këmbët,
Ja dëgjova emrin,
Veç kur na la pëndët!

Po ti Jozefinë,
Njëlloj si Islamin,
Duhet që të duash,
Dhe Asllan Dogjanin!

Tani që të gjithë,
Ju kanë zënë me gurë,
Asllani vërtetë,
U tregua burrë!

Armiqve të Ramës,
Ti u pi dollinë,
Po rasti në fjalë,
Thjesht zgjat agoninë!

Thjesht zgjat agoninë,
Dhimbjen e pasosur,
Se ju kini vdekur,
Po s’jini varrosur!

Nga kufoma juaj,
Qelbet gjithë vatani,
Tok me ju ka cofur,
Edhe Kaç Islami!

E majtë e bashkuar,
Është realitet,
Ndaj dhe je shokuar,
Dhe ti moj e shkretë!

Ti thua me vete:
“Bah ç’na bani horri”,
S’e përdorët ju,
Ai ju përdori!

Pakëz me vonesë,
Po e mbajti fjalën,
Se ai e nxori,
Në pension xha Salën!

Para katër vjetësh,
Vetë më është betuar,
Koha kontributin,
S’ka për t’ia harruar!

Ti s’del në pension,
Se s’je plakur fare,
Do të kemi prapë,
Ndënë kryetare!

Veç Zoti e di,
Se sa do të vuash,
Pa forcë e pushtet,
Veten s’do ta duash!

Do bëhesh e vogël,
Sa një kokër hudhër,
Kur nga socialistat,
Do të marrësh urdhër!

Po ti s’do të thuash,
M’u bë fati dreq,
Se disa prej jush,
Do jenë shumë më keq!

Do të shkojnë me radhë,
Në burg të Vaqarrit,
Ata që urdhëruan,
Vrasjet e janarit!

Ata për t’i gjetur,
S’ka vështirësi,
Se dihet që janë,
Basha dhe Ai!

Se dihet që janë,
Basha dhe Ai,
Babai i krimit,
Me emrin Sali!

Që s’çan kokë se iku,
Iliri pa pritur,
Po kur doli dukej,
Që qe krejt i mbytur!

Po kur doli dukej,
Që qe krejt i mbytur,
Njëlloj si ty Xhozi,
Një “yll” i venitur!

Njëlloj si ty Xhozi,
Një “yll” i venitur,
Që nuk kish fuqi,
Hiç për të bërtitur!

Njëlloj si ne themi,
Këtu në “katund”,
Bash me gjuhën tënde,
“Qe i marrun fund!”

Ishte herë e parë,
Që s’foli me bujë,
Piu pë rnjë orë,
Një kazan me ujë!

Dhe punën e ujit,
Unë e di mirë vetë,
Se pi si Berisha,
Kur jam në siklet!

Në ato karrike,
S’jini të montuar,
Pa një rotacion,
Vendi ka mbaruar!

Juve kini rënë,
Keq në dëshpërime,
Nuk doni të ikni,
Se kini bërë krime!

Juve ju tromaks,
Ardhja e “Edvinit”,
Se këtu do bëhet,
Shpagimi i krimit!

 

Share This Article
54 Comments
    • Po te paret e Saliut????Me ke flinin???Me Dhite,apo me Derrat???Ptu qelbesira te pa ndreqshem.Ka te drejte Rama qe bashkohet me LSI-ne.Sepse Maloqerit nuk nderrojne rruge kurre.

    • Nje budalle me emrin Mark qe jeton ne Angli dhe ben roje per nje cope buke, perpiqet te jape mend ne cdo blog. Fyen te tjeret, ben biografite e njerezve qe s’i njeh, mundohet te jape leksione per histori e politike, megjithese as shkollen e mesme s’e ka pas mbaruar mire. Kjo eshte kategoria e lamasheve qe per fat te keq i kemi me bollek, ne veri dhe ne jug.Njerez pa karakter dhe pa kulture. Por, tani i eshte dhene mundesia gjithfare lapangjozi te shkruaje dhe i duket se vertete din dicka, kur, edhe ne fisin e vet e mbajne per askushi.

    • Gjyshja e saj mund te kishte piano por nuk besoj qe gjyshja e saj t’i kete thene ndonje njeriu “Te kap per zhelesh”.

      Por fatkeqesisht klasi dhe sera nuk u trashegokan.

      Mund te trashegohet bukuria, por kur etja per pushtet te shnderron ne kafshe pa zemer, atehere bukurine hidhe ne hale.

    • Marka cfare ke te keqen ? Mos je merzitur gje ngaqe berisha yt i dashur do shijoj burgun. Mos u boj merak se ai i nuk i ka qef femrat, keshtu qe sdo i bej pershtypje qe te flej ne nje dhome te ngusht me burra. Dieten do ta kete te pasur me ngjala krudo.

    • Si s’të ra rrufeja,
      Drejt e mu në lule,
      Kur “Heronjtë e Vigut”,
      Nga vendi i shkule!

      Nuk bjen rrufeja në hale i dashur poet.

  • Ju Arben,
    Nuk thurni thjesht vargje,
    Ti vella Poet, nxjerr Z j a r r nga goja!
    Kur e shoh kete Zhelefinen mikeshen e Kallamboqit, të loze me populizem rolin e Fashistes se Zeze,
    Them me vehte:
    HAPU VARR TE FUTEMI NE GJALLET, SE PO NA POSHTEROJNE GJITHÇKA KEMI TE VYER NE SHQIPTARET,
    Gjakun qe kane derdhur pa kursim Burrat te te mire te ketyre trojeve,
    Qe shqiptaret te rroje e te punojne me nder ne truallin e tyre te shenjte, te trasheguar qe kur ka lindur Njerzimi!
    Hapu varr te futemi kur po shiten trojet tona, pasurit tona per te mbajtur ne Pushtet nje lavire kallamboqi dhe nje skicofren te pasherushem!

  • Te goditura vargjet e Arben Dukes dhe shum i bukur vargu ,por me vjen ” keq ” sepse me shum se te verteten ske then gje me shum prandaj te presim gjer neser se cdo ti thuash ketij MARK UK ut qe aludon per pianon e Jozit qe me sa kuptohet qenka nji cop k……..kanari . Pershendetje mik.

  • Bravo A.Duka.
    O Mark uk, qe ka patur piano seshte aspak cudi, se dituria dhe kultura e shqiptarit nuk lindi sot, por eshte mijra vjecare. Problemi eshte se kjo femer nuk di me fol shqip pa le pastaj kur flet qe mban era injorance qe nga formimi i fjalise, toni si flet , pa le pastaj sharjet qe nuk kane vend kurre ne gojen e nje njeriu qe flet nga nje tribune politike. Turp per Shqiperine qe le nje sorre te zeze te drejtoje kuvendin e popullit. Dhe ti o zoteri qe del ne mbrojtje merr guxim e shkruaj emrin se mir po flet e nuk po kritikon si ne. Qe ketu duhet me fillu me mesu respektin per vehte.

  • Ku ti kesh o Mark Uki, qe nuk di te flasesh e shkruash shqip. Kete thirrje e ke nga Kina. Nga te tille injorante si puna jote, ka nje shekull qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk po bejne hajer. Injorant i mjere. Te lumte z.Duka, jeni yll fare.

  • Personalisht nuk ja lejoj vetes,qe te humbas kohen me arixhofken spikere te Parlamentit.Ajo eshte embleme turpi ne cdo fjale qe qet nga goja dhe per kete nuk mjaftojne jo nje po dhjetra piano qe t’i bejne retush asaj.PFFFFFF.
    Urime Arben Dukes per komunikimin cilesor qe ben me lexuesit dhe te shqetesuarit per gjendjen alarmante ku ndodhemi.

  • Në këtë poezi je kthjelluar , për lëvizjen politike të LSI . Kjo lëvizje ishte shumë e domosdoshme , për çrrënjosjen e kësaj demokrature të rrezikshme . Moralin , politikanët e kanë për vete , komuniteti kërkon politikë rezultative . Je në linjë , ndërsa poezija , si gjithnjë e freskët dhe e ritmit popullor . T’u lumtë pena dhe mëndja . Illo

  • Bravo Arben Duka,te adhuroj per vargjet qe ke shkruajtur,! per Jevgen e parlamentit,me duken shume pak ato fjale!Ajo eshte nje debile qe dine ta vleresojne vetem ata qe kane prerjen e saj,ose shkurt: jane edhe ata debila.O Zot: sa femer e neveriteshme qe eshte,nuk besoj se ka n je te dyte si ajo ! ka marre hijen e saliut injorantja , si idiote qe eshte,ben edhe avokatin e tij.ky maloku qe ka shkruajtur i pari,vete fle me DERRAT ne krevat. Fali o Zot se nuk dine te gjykojne !!!!!

  • vargjet e dukes jan kaq te verteta sa kur i lexon te duket se ato do thoje dhe te po te shkruaje kete gazet e lexoi vetem per vargjet e arben dukes,eshte i madh i vertet njerzor se di nuk gjej fjal .bravo.

  • ai mark uk qe ia paska pa pianon…………….sigurisht do ti kete pare edhe debilizmmin prej maietresse qe e karakterizon jozefinen…………..e asnje piano,kuader i rralle ,apo liber antik i vendosur ne biblioteke nuk i zbut eren qelbesires jozefine…………………………….

  • KA DAL LAJMI
    O MILET
    NJE POET PO LIND VERTET
    E KA EMRIN AGRON DUKA
    DO JA KALOJ DHE NAIMIT

    GJITH PARTIA ESHTE CUA NE KEMBE
    KET POET ME PERSHENDET
    KY POET I RILINDJES
    KA DETYR TE SULMOJ BERISHEN
    SE KY POET TRIM ME FLET
    SHKON PINSH SHURREN EDI RAMES
    SA HER DHJET:SE KESHTU MUNDET
    TE GJEJ FJALET PLOT VRER

    KY KOPIL ORTODOKS GREQIE
    KA MARR SHPATEN SI I JATI VET(ENVER HOXHA)
    TE LUFTOJ ARMIQT E KOMUNIZMIT

    I PA BUK E KOK PALAR I ERDHI SHANCI
    TE FITOJ NDONJE DOLLAR;ALENCA EDI RAMA META DHE SPARTAKA
    I KAN HEQ CA LEK MENJAN PER KET POET SHARLATAN
    DHE KY PLOT ZELL RRI GJITH NATEN DHE MENDOHET
    ATI HEQ EDHE BREK SE AJO DIHET SE EDI RAMA SHUM E KA QEF
    E MOR ARBEN SHUM LUMTUR DO JESH SE TANI NUK KE VETEM NJE PER TE HEQ BREKT POR JA DY QE PO TE PRESIN

  • KA DAL LAJMI
    O MILET
    NJE POET PO LIND VERTET
    E KA EMRIN ARBEN DUKA
    DO JA KALOJ DHE NAIMIT

    GJITH PARTIA ESHTE CUA NE KEMBE
    KET POET ME PERSHENDET
    KY POET I RILINDJES
    KA DETYR TE SULMOJ BERISHEN
    SE KY POET TRIM ME FLET
    SHKON PISH SHURREN EDI RAMES
    SA HER DHJET:SE KESHTU MUNDET
    TE GJEJ FJALET PLOT VRER

    KY KOPIL ORTODOKS GREQIE
    KA MARR SHPATEN SI I JATI VET(ENVER HOXHA)
    TE LUFTOJ ARMIQT E KOMUNIZMIT

    I PA BUK E KOK PALAR I ERDHI SHANCI
    TE FITOJ NDONJE DOLLAR;ALENCA EDI RAMA META DHE SPARTAKA
    I KAN HEQ CA LEK MENJAN PER KET POET SHARLATAN
    DHE KY PLOT ZELL RRI GJITH NATEN DHE MENDOHET
    ATI HEQ EDHE BREK SE AJO DIHET SE EDI RAMA SHUM E KA QEF
    E MOR ARBEN SHUM LUMTUR DO JESH SE TANI NUK KE VETEM NJE PER TE HEQ BREKT POR JA DY QE PO TE PRESIN

    PËRGJIGJJUNI

  • Ja dhe shoku Duka
    Perseri po pellet
    Nje avaz i vjeter e njejta gernet

    Po gezon i mjeri
    Po gezon i ngrati
    Do ta qeverisi
    META-Kryemadhi

    Mblidhen te gezojne
    Mu si ne der babe
    Me grusht do nderojne
    Tok me shoqen Dade

    Do dali Nexhmija
    Ajo kurva plake
    “IK MOJ JOZEFINE”
    Se vendin kam hak

    Se me shoqen Mona
    Do pi gjak si vider
    Jena nga ato zona
    Nga ajo cik Diber

    Ik mor plak pa dhembe
    Mos na caj kaptinen
    Te shkelim me kembe
    Ne per JOZEFINEN

    Ju jeni hale
    Me gjith lesh e line
    Skemi vdek ende
    Tu lem Shqiperine

    Fol per gruan tende
    More plak i mjere
    Mos na jep shum mendje
    Me partine e dhjere!

    KOKEPALAR TE GJITHA LLUMRAVE BASHKOHUNI E TRASHEGOHUNI NE SELINE PINK
    JU GARANTOJME QE NE SHARRE DO JU DERGOJME!

    • Vreronika! Ka mundesi te jesh nje shembelltyre e kastravecit te hidhur, qe behet i tille kur i shkelet rrembi!

    • Renia ne dashuri me poetin eshte e mundur,edhe mbase….por nje gje eshte e sigurte njerzit me fiksime shpesh dergohen tek mjeku psikiater.Jetojme vertete ne kohe te veshtira,stresi po ben hatane mbi njerzit keshtuqe ….besimtare te forumit ne mungese te psikiaterit ,LUTUNI per Verroniken.Te shkuara i qofshin dhe iu permirsofte shendeti mendor!

  • AH MOJ VERE_NIKA sa shume te haka mos ke patur duart me piper te kuq moj xhane kur je lare
    po kur ishte me ju ILIRI ishte i mire eeeeeeeeeee
    mos e krua me ARBEN DUKEN se do te percelloj ty dhe JOZEFINES

  • HOSANA BERISHA

    Nga Fatmir Lamaj

    I burgosur politik

    Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

    Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

    Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

    S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

    Veç servilët e spiunët që duan para

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

    Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

    Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

    Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

    Ti na vret e na pret e na bën pastërma

    Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

    Ti, që na grabite pronat e lirinë,

    Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

    Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

    Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

    Veç qorrave u duket sikur bën kala

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

    E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

    E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

    Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

    Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

    Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

    Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

    Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

    Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

    Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

    Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

    Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

    Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

    Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

    Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

    Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

    Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

    S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

    S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

    As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

    Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

    Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

    Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

    Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

    Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

    Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

    Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

    A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

    Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

    Askush s’bërtet më Berisha Hosana

    Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

    Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

    Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

    S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

    Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

    Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

    Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

    Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

    Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

    Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

    Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

    Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

    Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

    Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

    Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

    Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

    Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

    Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

    Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

    Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

    Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

    Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

    Banditët e horrat s’do kenë më baba

    Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

    Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

    Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

    Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

    Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

    Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

    Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

    Turma që shqyen vetveten e uritur,

    Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

    Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

    Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

    Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana

    Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

    E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

    Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

    Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

    Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

    Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

    A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

    Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

    Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

    Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

    Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

    Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

    Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

    Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

    Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

    Ju laro t’paguar, lihni badihava

    Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

    Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

    E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

    Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

    Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

    Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

    Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

    Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

    Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

    Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

    Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

    Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

    Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana

  • Edhe pse nuk ja vlen te replikoj me disa comentues qe nuk kan nje dy lekesh ne xhep,dy rreshta do shkruej per ta.Tani si ka fillue fushata mund te japin ndonje lek,se jeni mesuar ne raste demostratash tu falin ndonje gja.Si ju si edhe ati dukes se vargjeve tu vij turp si serviloseni per ty hyre ne qef nje nudisti qe vjet pat martesen e peste.Shkoni more katunar e ruani lopet.

  • O cu kenaqem me keto poezi ,po nuk bie rrufejane hale se nuk do m…. po domjalte e kete kafshe e coban dhishe e kete shalshurre nuk e gjen gje un uroj zotin e i lutem qe nje kansere rrufe ti gjej te shpetoj nena shqiperi e bijte e saj se kjo fare e keqe mbolli vetem bare te egere e ferrecka ne gjithe shqiperine vdekshin o zot nje ore e me para.

  • SHKELQYSHEM DHE VETEM SHKELQYSHEM DHE NOTEN 10
    VERONIKA DHE QENERIA U BEFSHIN LANET
    TRADHETORE DHE KRIMINELE
    SHKOFSHI PER GAZEP

    • Teta Tefta kujdes me noten 10.Ju sjell ters ju kamunistave ajo.
      Keni ngelur gjithmone ne klase per nje not 10,per 10 vota ..pra kujdes
      Shiko shoqja Tefta,kur ky bejtexhiu me tregon me gisht qe te tjeret jane te pire une kam shumeeeee *inat*.
      Tani duhet te heshti,po duhet ta qepi fare.
      Kendoni per tufa te kolektivizuara ,se ajo klase jeni.
      Ke shikoni ju shoqja Tefta qe nuk eshte tradhetare ketu?????
      Aaaaa harrova ,partia te pranon serish ne gjirin e saj,ja ben autokritike dhe
      RRRRRRRNOFTE PUSHTETI!
      Shoqja Tefta qetesohuni,se po KOKEPALAR ngelet.

      Ju blogu i deleve mos me cani kaptinen se do ju ze me radhe te gjitheve.Lexoni bejtexhiun dhe masturbohuni,por emrin mos ma zini ne goje.

      KOKEPALAR PO KLASA QE HANI BAR NGELET,AJO KENI QENE .
      RRRRNOFTE HALEANCA E NGJALAVE…-Duartrokitje..stalla ..ashtu salla
      Marrte dhe nga ditet tuaja shoku muti…ashtu Meta!

      • POPULLI SHQIPETAR ESHTE KOKEPALAR DHE KJO NUK ESHTE FAJESI PER TI DHEN PLUMBIN NE BULEVARDIN E KOMBIT; PO JU MORE SHPIRT PALARE NE CILIN HAMOM JA KENI BO VEDID VENIN ??????????????????????????????????????????

        TUNG MOJ KERRICE E VLORES , QE NUK DO SHQIPNINE ME ATA SHQIPETARE QE KA SHQIPNIA JA ASHTU KOKEPALAM, SE UNE JAM LA ME UJIN E BEKIMITTE NONE TEREZES QE OSHT I PASHTERSHEM DHE VAZHDOJE VEPREN E SAJ NE CDO CAST TE JETES SIME!

        • Aaaaaaaaaa shoqja Tefta mos me quani kerrice se i bie qe ju jeni gomare.Jo po sikur te ishit none Tereza i bie qe duhet te kishit me shume respekt.Nejse mua dhe ajo nuk me pelqente
          e dini pse???sepse te edukonte ta duaje vuajtjen,te ulje koken.Po ky eshte ca diskutim i gjate dhe jam e sigurt qe nuk do me kuptonit.Por ju kujtoj qe xhaxhi imeri nuk i la ksaj nones tuaj as te qante mamane e vet.
          Teftaaaaaa E SHITET GJAKUN E SHITET!
          Sikur vertet mos ta donim kte vend,ah sikur….
          Tung shoqja Tefta,ndjese qe jam ca e vrazhde dhe ju shqetesoj ndonjeher cmendurine kolektive ku jeni dhe ku ju shpelajne trurin per te fshehur realitetin!

          • E GEZOFSH VLONEN , LABERINE DETIN BREGDETIN , QE NUK OSHT MO I JUJI ,POR I DUSHMONIT !

          • tefte je duke u marre me nje person qe ka probleme mentale dhe merr medikamente, sic thoshte vete. Ka 3 femije, dhe nuk merret me ta,merret me gjithe boten. Kujt i paska rene per nene paska pasur fatin m.t.

  • Kur te shan soji i Mark Uk-it “Katunar”, mjer ne ku jetojme, i ka ardhur fundi botes. U binda 100% se ne kete forum dominojne injorantet qe akoma nuk kane mesuar te flasin e shkruajne gjuhen e bukur shqipe. Pa lexoni pak pacavuren e komentuesit “E verteta edhe e hidhur”. Duhet te shpallet konkurs per te kuptuar se cfare eshte se nuk kuptohet ne bote. Atij qe e gjen do ti lutesha ta beje publike ne kete forum.

  • Mark UK trungun e kokes qe flejshe e kishe prej Ahu a prej Lisi ? mire qe na the se spiunja e Enverit na kishte piano si e fisme . ( si e persekutume nga posht shaleve e çuan per vakance PPSH-ja ne ITALI ne epoken e diktatures , sa fatkeqe putana ). Une pevedi linda e urrita ne ate katun qe quhet TIRANE ne ish lagjen NR.9 prane kishes katolike .

  • Ah sa mire ja ke bere asaj femer-burrit. Tama enderr e keqe. Zeri, fjalet e injoranca e saj ne gjuhen shqipe e ne arsyetim do mbahen mend nder breza, Por ata qe do vijne e sdo e kene jetuar kete kohe do tallen me ate ne emisione si portokallia sic tallemi ne sot me Qazim Mulletin.

  • Mos ja varni markut ! Sa me shume flisni kunder tij , aq me shume i rritet mendja atij,s’ke ce ben, aq mbush i shkreti edhe sharjet i duken levdata! Pastaj ju e kuptoni edhe nga emri,malok hesapi,apo me bukur akoma: sali hesapi,shok ka derrat dhe shoqe ka dhite. Le Jozi,po na qenka edhe NJE RROSPIE tjeter VERONIKA QE MBRON IDIOTET,INJORANTET DHE MALOKET!O ZOT mos c”mban kjo toke.Vetem hane buke e dhje… nga goja !Poshte MALOKERIA !!!!!!!

    • Oooooo shoqja Nervoze,kur fjalen “rrospie” e shkruani te plote tek ato te tjerat mos vendosni pika.sepse me dukeni si sekrekaret e partise…me ngjani si kurv e ndershme.
      Shoqja Nervoze mos u ngut,mos u ngut rri e qete dhe mos ha m.t!

  • Z. Arben, mos i lexo te lutem e te pergjerohem keto “komente”, sidomos Mark ukun e analfabete te tjere , se do t’ju ike Muza!

  • Ska femer me diabolike se Zhelefina!!!!Deshira e fundit e saj duhet te jete:O Zot me jepni nje kreher,hahaha…

  • ora; E meritoni plotsisht te jeni drejtues[drejtuese] e ktyre injoranteve qe duhet te dalin ne rruge per te kerkuar lemoshe me ju drejtues[e].

  • mergimtari fv;Nuk kishe nevoj te tregosh se ngs jeni. Kuptohesh lehtesisht se je nje katunar Tiranet andej nga Shupali. Edhe po je qytetar ne Tirane,katunar se katunar jeni.Dihet nga e gjith Shqiperia per nivelin e katunarve te Tiranes.Ju kerkoj te falur,po fakti eshte kokefort.

  • nevruze: Me then te drejten per vjen keq per ju si femer qe jeni e shpreheni pa kultur.Eshte ma e ndershme te dilni diku per pune…. se ndoshta i rrehet mendja ndokujt e ju jep ndonje leke.

  • Arben:
    Perkrah rreshtit tend
    Dhe une hedh ca rreshta
    Per ato c’ka thua
    Se jane te verteta

    S’bie poshte Xhozi
    Ne djall nga na doli
    Ktheje po prap mbetet
    Si leter bixhozi

    Sala shet dhe vehten
    Po qe per pushtet
    Shoket i shkelmon
    Jo femijet e vet.

    Kastrioti duhet
    Si burre i pa byth
    Se ka 20 vjet
    Perfito e dridh

    Vureni ne liste
    E ne mes te zemres
    Se e di cdo marr
    Vec ate te s’emes

    Mblidhi Xhozefine
    Gjithe Xhuvelerine
    Vuri posi ujqer
    Vec te ulerijne

    Se ju keni vdekur
    Ne dhe te pa kallur
    Por nekrologjia
    Akoma s’eshte shpallur

    Permbi varrin tuaj
    Si per epitaf
    Dy rreshta do shkruhen
    Mos u kthefshi prap

    Ndaj ju qofte e lehte
    ‘Balta” mbi pushtet
    Ikni se baltoset
    Shqiperine e shkret

    Iku kohe e sherrit
    Bere brenda te majtes
    Dhe ne tavoline
    Pushteti te djathtes

    Se ketej e pas
    Plaku Mere ike
    Ndaj moj Xhozefine
    Vure ne relike

    Se ti je e re
    Ke kariere perpara
    Bjeri mos e fal
    Mos bej hosanara

    Dhe nden kryetare
    Prap per ty eshte shume
    Sa ishe e para
    Punet vane per lume

    Kot nuk thuhet Xhozi
    Ne majen me rrypa
    Njeher hypen ti
    Pastaj prap ta hipa

    Beje dosjen gati
    Dhe dorzoje vete
    Per vrasjet qe bete
    Janar e Gerdec

    Po s’ke bere gje vet
    Hiqu ri menjane
    Luli dhe Ai
    Koken le ta hane

    Se ti s’je moj zonje
    Te provosh dhe burgun
    Si foto zhenike
    Me mire te mbash lukun

    Te shkretat karrike
    Do t’u qajne me lot
    Te ndenjurat tuaja
    S’do ti gjejne dot

    Te vije rrotacioni
    Me pare e nje ore
    Te rilindin shpresat
    Ne muajin Qershor

    Zullumet tuaja
    8 vjet si ngre balta
    Na u duk e zeze
    Dhe dita dhe nata

    Ikni mos u kthefshi
    Se na nxite jeten
    Per vehte sa deshet
    E mbushet kuleten.

  • Verrom_Nika ! Zhduku nga kjo faqe se le nam, shko vizitohu se ke shume probleme me personalitetin !

  • Mbreme degjuam Jozefinen si folse e Parlamentit! Asaj vetem grua nuk mund ti thuash! Ajo kur flet, i nis nje thartire qysh nga fundi i stomakut, per te shperthyer ne goje, tramsformuar ne vrer.Ndersa nje kallepi allosua, si ky burri me vese grash, qe nuk rri dot as i meshyer, per tu vetemertuar”Veronika”, domethene edhe emri si shfaqja ne melciz si si prostitute, u pelqejne shfaqet e shemtise ne publik, duke i devijuar drejtimin jashtqitjeve te organizmit njerezor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *