Salah Abdeslam është një nga njerëzit më të kërkuar sot në Evropë, por një ditë pas vrasjeve masive në Paris, ai është parë në një kafe në Bruksel të Belgjikës.
Kjo ngre dyshime të forta mbi efikasitetin e autoriteteve. Informacioni vjen nga i arrestuari si i përfshirë në sulmet e Parisit, Ali Oulkadi, i cili e njeh Abdeslamin. Ai ka thënë se e ka takuar atë në një metro në kryeqytetin belg.
Avokati Olivier Martins, tha për një agjenci lajmesh në Belgjikë, se klienti i tij, Oulkadi mori një telefonatë më 14 nëntor për të marr një mik në stacionin e metrosë “Bockstael në Laeken”, në periferi të Brukselit.
“Ky mik na doli të ishte Abdeslam”, ka thënë Martins.
“Ai nuk e dinte se ishte Salah dhe nuk e njohi atë menjëherë kur ai mbërriti, sepse ai ishte i veshur me një kapuç”, ka thënë Martins. “Në makinë, Salah i tha atij se vëllai i tij, Brahim, kishte vrarë njerëz në Paris dhe e kishte hedhur veten në erë. Për klientin tim, një mik fëmijërie i dy vëllezërve, kjo ishte një shok, ai nuk mund ta kuptojë gjithë këtë”, thotë avokati.
Prokuroria e Parisit thotë se gjurmët e gishtërinjve të tij janë gjetur në një makinë, e cila ishte përdorur për sulmet në Paris mbrëmjen e 13 nëntorit. /Dita/

JAM I SIGURTE QE KETE PLEH QE PATI FRIKE TE VRASE VETEN,E KAN KAPUR DHE KUSHEDI SI DO E MANIPULOJNE PER TE NXJERRE INFORMACION…VDEKJE ME VUAJTJE ATYRE QE VRASIN NJEREZ NE EMER TE CDO ZOTI!!!!