Duket se Bijons nuk ka pasur asnjëherë një fazë të çuditshme. Foto të nxjerra nga koha kur ishte adoleshente, provojnë se ajo ka pasur një buzëqeshje pa të metë dhe flokë të gjatë të bukur edhe para se të bëhej e famshme.
Fotot bardhezi që duket se janë shkrepur nga një fotograf profesionist, Bijons vështron në kamerë shumë e sigurtë, ndërsa flokët e saj janë të lidhura në majë dhe bien poshtë mbi supe.
Bijons filloi të kërcejë që kur ishte në fillore, por kur mësuesit e saj kuptuan se ajo mund të arrinte të gjitha notat e larta në muzikë, ajo filloi të theksonte më shumë talentin e saj vogal.
Në moshën 8-vjeçare ajo perfomonte me një grup vajzash ku ishte edhe shoqja e saj e fëmijërisë (dhe ylli i ardhshëm) Kelli Roland.
Më pas bie në sy në “Kërkimi për yjet” (Star Search), shfaqja më e madhe e talenteve në Amerikë në atë kohë, ku dështoi të fitonte dhe megjithatë, do t’i duheshin disa vite para se fama t’u trokiste në derë.
Por ndërkohë vajzat vijuan të interpretonin.
E teksa tashmë është 31 vjeç, me një fëmijë të vogël, Bijons vazhdon me të njëjtën buzëqeshje, duke treguar se gjatë jetës nuk ka pasur ndonjë pikë në të cilën të jetë dukur e shëmtuar apo jo simpatike. Bijons vazhdon të jetë ende joshëse si dikur.