Sot Maqedonia e Veriut është nën ethet e zgjedhjeve për presidentin e ri. Në këto zgjedhje presidenciale garojnë tre kandidatë, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk është deklaruar si politikan i karrierës.
Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i partive të koalicionit qeveritar. Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti.
Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Ajo ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.
Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidon si kandidat i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ai mban pozitën e prorektorit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Temat e publikimeve shkencore lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë.
l.h/ dita

Dr. Blerjm Rdka , kandidat shqiptar nga Shkupi synon kreun e shretit te Maqedonise se Veriut kurse partia e
Ali Ahmetit BDI urdhron votuesit e vete ta votojne kandidatin sllvomaqedon te partise se LSD te Maqedonise se Veriut dhe kryeministrit Zoran Zajev
Apsurdet shqiptare s kane as kufi as fund ngase , Zoran Zajev fitoi postin e kryeministrit me vota shqiptaresh dhe sips nji regulli ai pra Zajev duhej ta votonte kandodatin shqiptar
Dr. Blerim Reka por , nuk ndodh keshtu per arsye te apsurditeteve shqiptare . Ndodh qe shqiptaret e BDI te Ali Ahmetit ta votojne prap kreun e shtetit maqedon qe vjene po nga erdhi edhe Zoran Zajev ose , ndodhe qe Ali
Ahmeti done te tregoje edhd praktikishte si dikur i kishtd sherbyer Nikolla Hruevskit tani me prrkushtim akoma me td madh do ti sherbeje Zoran Zajev dhe , dhe normalishtd ai oersonalishte do te oerfitije ate cfard jane marre veshe te perfitije kursd shqiptaret do te mbesin aty ku edhe ishin , ne mose ma keq se ku ishin gjere tani
Ky idioti kanidat shqiptar i ka bere nje sherbim te posacem qarqeve shovene maqedonase.Marrja e vetem 10 perqind te votave te votuseve shqiptar eshte nje census qe i vjen pershtat klikes maqedonase per te treguar se ne kete shtet hibrit shqitaret perfaqsojne vetem 10 perqind te popullsise votuese