Një kandidat të tillë për president s’e keni parë kurrë

anazapta

Kompozitor dhe regjisor në teatër dhe opera, piktor e intelektual, i vetëquajtur punk. Vladimir Franz është një ndër 8 kandidatët për president të Republikës Çeke. Zgjedhjet presidenciale mbahen në 11 dhe 12 janar.

Franz është 54 vjeç, profesor muzike në universitet dhe mjaft i pëlqyer sidomos nga të rinjtë për frymën e tij antikonformiste.

Kandidati për president i Çekisë ka jo vetëm fytyrën të mbuluar nga tatuazhet, por edhe trupin. A do të ndikojë pamja e tij fizike në votat e zgjedhësve? Mbetet për t’u parë…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *