“Një këmbë te qeveria, një te prokuroria, asnjë te hetimi”

redaktor

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, sipas Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani e vendos diskutimin për reformën në drejtësinë standarde profesionale dhe europiane.

Duke folur në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ministri tha se nëse të gjitha palët e gjejnë veten të lumtur me përfundimet, është koha ta reflektojnë me vepra këtë lumturi.

I pyetur lidhur me Byronë e Hetimit, Manjani tha se nuk di nëse do të ngrihet apo jo.

Ai vuri theksin në domosdoshmërinë e krijimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar, SPAKU, sipas modelit kroat.

Më poshtë një pjesë e intervistës ku Manjani analizon situatën në Prokurori

Formula e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me 2/3…?

Manjani: Nuk e besoj se është taksative, kemi harxhuar shumë kohë me këtë.Futja e Këshillit të Prokurorisë si institucion i ri brenda Prokurorisë në thelb e zbut disi pushtetin e autoritar të Prokurorit të Përgjithshëm. Personalisht nuk jam i bindur se kjo është zgjidhja e duhur.Megjithatë ka insistime dhe hajde ta bëjmë. Prokuroria është një organ në kushtet e Shqipërisë absolutisht i centralizuar dhe debati për prokurorinë duhet të ishte i fokusuar në një drejtim tjetër.

Problemi i Prokurorisë është çfarë përgjegjësie do ti japim. Kemi modelin anglosankson që përgjithësisht prokurorët janë pjesë e qeverisë dhe hetimin e bën gjithashtu qeveria. Ose sistemi tjetër është që prokurori del nga ekzekutivi por dhe hetimi shkon jashtë tij. Ne kemi një variant hibrid, një këmbë e kemi nga qeveria, një këmbë nga prokuroria. Dhe asnjërën këmbë tek hetimi.

Kjo e ka marrë në qafë ndjekjen penale prej vitesh. Kjo ka çuar diskutimin se kush e ka fajin polici, prokurori, polici gjyqësor. Gjithë diskutimi në fund shkarkohet tek gjykata. Dy zgjidhje janë: O prokurori që ngre akuzën hyn në ekzekutiv dhe ekzekutivi bën dhe hetimin dhe qeveria është përgjegjëse. Ose Prokurori del jashtë ekzekutivit dhe ne duhet ti japim dhe hetimin. E dini kush e bën hetimin?

Policia gjyqësore…

Manjani: Policia gjyqësore e dini ku është?

Në Ministri të Brendshme…

Manjani: Ku është Prokurori këtu? Ky është ping-pongu. Duhet të mbyllet kjo histori.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk me pelqen LSI sepse besoj se jane super te korruptuar por mendoj qe ky ka nje vision te qarte per ndarjen e mishmash it dhe ndarjen e pergjegjesive.

    Tani na ngel kush do te jete ai qe ka ne vartesi prokurorine dhe kush do ti kerkoje pergjegjesi per berje apo mos berje te detyrave te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *