Një këshillë DITA-s për Berishën

redaktor

E dashura jonë Dita! Kur më sheh gazetashitësi, që nga larg ma palos gazetën dhe ma jep, jam si i abonuar i përditshëm.

Ka ca kohë që lexova se në komente ju bëhej një si porosi, që “mos u merrni me Berishën”. Por në fakt turpi është për Partinë Demokratike që e mban ende për kryetar. Ti që thua “mos u merrni me Berishën”, të ishin të tutë ata që i vrau, a do thoshe mos u merrni me Berishën dhe Lulzim Bashën, me Prendin dhe Llupon? Po, po të kishim një Xhovani Falkone dhe një Silvia Konti, por ajo italiania, se kjo durrsakja, jo vetëm s’ia doli dot, por duroi edhe të sharat e kriminelit gojë hale dhe rrugaçit të Viçidolit.

Po! Do merret me Sali Berishën deri sa të vejë në gjyq. Do merret me të edhe Arben Duka, Bedri Islami, Adrian Thano, prof. dr. Zabit Brokaj dhe të tjerë që kam shumë respekt për ta. Ata shprehin ndjenjat e larta patriotike që e duan atdheun, Shqipërinë, pa kriminelë si Sali Berisha. Ai i ka tejkaluar elementet për dosjen hetimore. Po kur do t’i mbushet mendja Europës që po bëhet bashkëfajtore me bëmat e Sali Berishës? Ne votuan ta rrëzonim nga froni Saliun dhe të vepronte drejtësia. A jemi ne shqiptarët që nuk na lindë nëna prej barkut, por pushka prej çarkut? Pse e lëmë akoma ekraneve të televizioneve? Nuk kanë turp ato televizione që i marrin intervista, por edhe ndonjë pushtetar që thotë se ka merita ky kriminel? Pra, merruni me Salinë deri sa të vejë në burg, se keni me vete një popull të tërë..

 

Letër e nënshkruar,

Thanas Sqepari

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *