Nëse ka një njeri, i cili për 23 vite rresht i ka përbuzur ish-të burgosurit politik, ai, pa asnjë dyshim është Sali Berisha. Nëse ka një strukturë politike e cila u është kacavarrur mbi qafë ish-të burgosurve politikë, kjo pa asnjë dyshim është Partia Demokratike. Askush tjetër si ai, Berisha, dhe askush tjetër, si ajo, PD-ja, nuk ka përfituar nga statusi i këtyre njerëzve, të cilët, në më të shumtën e rasteve, ishin njerëz që donin një Shqipëri ndryshe, krejt tjetër me atë që ndërtoi regjimi berishian dhe, pa dyshim, shumë më të dinjitetshme se kjo që po përpiqet të ndërtojë edhe një herë ai mbi fatkobin e tyre. Fillesa e një greve urie e tyre, pasi kishin agjëruar në tetë vitet e pushtetit të Berishës është rikthimi tragjik i historisë së tyre, e cila, edhe pa këtë, do të ishte e mjaftueshme për të ndjerë respekt ndaj tyre. Secili prej ish-të burgosurve politikë është në të drejtën e tij të protestojë, mirëpo duhet të dijë se ku duhet të lëshojë kushtrimin së pari…sepse, si është në thënë në librin e lashtë të shqiptarëve, Kanunin, abuzimi me të drejtën kthehet kundër teje.
Ditët e para pluraliste nuk kishin asnjë vend për ish-të burgosurit politikë. Në tubimet e para, kudo, asnjëri prej tyre nuk ngjitej të fliste për vuajtjet e jetën e tyre të pas-burgut, ata shihnin nga poshtë se ish-komunistët e rikonfiguruar, tani jepnin leksione demokracie, ndonëse disa prej tyre kishin ende me vete, si një mburojë jo të rastësishme, teserën e partisë së punës. U desh të ndërhyhej nga të mërguarit politikë përtej oqeanit, me anë të kasnecëve të tyre, që të kuptohej se askush nuk do të mund të vinte në pushtet, nëse kjo klasë nuk do të ishte pjesë e lëvizjes ndryshuese, qoftë edhe për formën e saj të jashtme, si një pjesë që prekte me jetën e saj botën perëndimore. Kancelaritë e huaja nuk kishin asnjë mall dhe përkushtim për ish-komunistët dhe fëmijët e nomenklaturës, ata e dinin më mirë se ne të tjerët se pas pamjes së tyre demokratike fshihej lukunia e ujqërve të rinj të politikës, të cilët, meqenëse deri tash nuk kishin pasur edhe aq shumë vend në sofrën e grabitjes, po startonin të bëheshin luanët e mafies politike dhe ekonomike.
Në krijimin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër, e cila u zhvillua në shtëpinë e një ish-ushtaraku të nderuar, i përjashtuar për motive politike më pas, Mark Mhilli, do të ndodhte edhe fillesa e përdorimit të kësaj klase politike. Që para se të fillonte takimi, i cili drejtohej nga Arben Broci dhe Tefalin Malshyti, të deleguarit nga Tirana kërkuan që në mbledhje të ishte edhe Pjetër Arbnori, i cili pasi kishte bërë 28 vite burg dhe kishte qenë pjesë e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, në Shkodër, ishte në pritje. Nuk ishte menduar për të, dhe në fakt, asnjëri prej atyre që do të bëheshin më pas drejtuesit kryesorë të kësaj dege, nuk ishte i thirrur.
Te deleguarit ngulën këmbë dhe Pjetër Arbnori ishte i pranishëm. Më pas, për kryetar të degës do të propozohej pikërisht zoti Arbnori. Njëri nga të pranishmit, Arben Broci, qetësisht, tha se ndoshta nuk do të ishte zgjidhje e duhur që në fillimet e lëvizjes pluraliste, të vendosej drejtues një ish-i përndjekur politik, për më tepër i biri i Filip Tomës, pjesë e njësive “SS” gjermane, pasi njerëzit do të mendonin se nuk bëhet fjalë për lëvizje demokratike, por për revansh. Ai shtoi se në të vërtetë askush tjetër nuk e meritonte, por fillimi do të ishte i vështirë. Në kohën që zoti Arbnori do të zgjidhej, studenti Broci do i thoshte shokut në krahun e tij: “Do ja shoh sherrin kësaj fjale”.
Se çfarë ndodhi më tej, kjo është një histori tjetër.
Greva e parë në Berisha-1
Partia Demokratike e ndjeu se forca e kësaj klase ishte politikisht e fuqishme, por ekonomikisht ishte e dobët, për të mos thënë se nuk ekzistonte fare. Në fillimet e saj, kur gjërat ishin ende të sinqerta në pamjen e tyre të parë, PD mund të ngrihej edhe me ndihmat nga fqinjët, më e shumta e të cilave vinte tinëzisht, si ato që erdhën në janarin e vitit 1991 nga Beogradi, apo që vinin haptas, si ato që vinin nga Athina, por nuk mund të krijonte kredon e saj politike, nëse , qoftë edhe për një çast, ajo nuk do të bënte sikur kauza e të përndjekurve politikë ishte edhe kauza e tyre.
Në fakt, në të gjithë shumatoren e parlamentarëve të parë të zgjedhjeve të vitit 1991, dhe ato që u zhvilluan një vit më pas, përfaqësimi i kësaj shtrese në PD ishte minorene, një aparencë e zbehtë, përfaqësimi i tyre ishte pesë herë më i vogël se sa nga ish-komunistët, brenda staturës së lartë pëdëiste dhe disa herë më i pakët se ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit apo të shërbimeve të huaja fqinje.
Partia Socialiste, ende duke u marrë me veten dhe përgjithësisht ende pa fizionominë e saj politike pluraliste, ndonëse nuk u shfaq si një kundërshtare e kauzës së tyre, ishte e ftohtë dhe jo koherente, por të paktën nuk ishte hipokrite, për të luajtur një lojë politike pa asnjë lloj morali njerëzor. Sikur e gjithë ajo që ndodhi në strukturat e PD me përbuzjen ‘de fakto’ të kësaj shtrese, të kishte ndodhur në PS, me siguri që do të kishin ndodhur gjëma shumë më të mëdha dhe lëvizje shumë më të fuqishme se sa një grevë urie. Fatbardhësisht kjo nuk ndodhi, vonimi nga PS e ndjenjës së sinqeritetit ndaj kësaj shtrese filloi të kristalizohej, dhe, do të duhej të vinte një lidership që e kishte filluar politikën djathtas, Edi Rama, që për herë të parë, klasa e ish-të burgosurve të kishte ndjenjën e një detyre ndryshe.
Deputetët e PD-së nga kjo shtresë njerëzore, e dënuar politikisht për bindje të së ardhmes,filluan të rrallohen gjithnjë e më shumë, idetë e tyre dhe ata vetë fizikisht filluan të zhduken, dalëngadalë ata kaluan në surbinet e jetës politike, për të qenë më pas të harruar. Shembulli më i ndjeshëm është ai i Pjetër Arbnorit, i vdekur befasisht, kur filloi të rebelohej ndaj partisë së ” tij”, harresa që ra mbi emrin e tij, sa që tashmë kanë kaluar disa vite dhe askush nuk është kujtuar të përmendë qoftë edhe një herë emrin e tij. Toleranca që solli ai, sinqerisht, duhet pranuar, si një njësi e mendimit kristian, humane, si përcaktuese e një njeriu të kulturuar, të letrave, çka u shfaq edhe më shumë kur njerëzit u përplasën pas harbutllëkut të Topallit. Arbnori vdiq i harruar, i ndershëm dhe i varfër. Ai do të ishte treguesi më i ndjeshëm se një klasë politike, e ardhur me komandë ose për interesa në politikë, është e aftë të të ngrejë në këmbë, aq sa i duhesh, dhe, më pas, të të përmbysë dhunshëm.
Edhe sot, në parlamentin e Shqipërisë, pëdëistët, me përjashtim të poetit Visar Zhiti, nuk e di të kenë ish-të burgosur të tjerë politikë ose zëdhënës të tjerë të rëndësishëm të jetës së tyre. Edhe poeti i shquar doli në momentin e fundit, si një harresë e kohës, megjithëse ai i ka sfiduar të gjitha kohërat, qoftë ne poezinë e prozën e tij, qoftë në dinjitetin si njeri. Mëkat që është aty ku nuk duhej të ishte. Familjet e mëdha të persekutuara, të cilat për shumë dekada kanë qenë pjesë e historisë , kanë sot aty groteskun e jetës së tyre, tek një farë Bumçi apo Topalli, dhe jam i bindur se ndjenja e atyre që kanë shkuar, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit vetjak, është me vite drite larg shkapërderdhjes së moralit që paraqesin sot pinjollët e tyre. Berishës i duhen pikërisht të tillët, si shenjë se kjo klasë e përmbysur dikur, kështu ka qenë, e bleshme mrekullisht shpejt, e padinjitetshme, dhe se vetëm ish-komunistët si ai, janë të denjë të bëjnë vepra të ndjeshme.
Greva e parë e ish të burgosurve politikë nuk u bë nën qeverisjen socialiste. Ajo u bë pikërisht nën qeverisjen Berisha 1, kur ai ishte në kulmin e tij të delirit, dhe kur, pasi ishte ngjitur deri në majë me ndihmën e kësaj shtrese, ktheu sytë nga poshtë, dhe iu duk se ata e kishin tepruar. Atëherë, si një fanatik i hershëm se, kjo klasë politike është armike e shtetit, sepse ishte i ardhur nga një botë e tillë, ai nuk hyri në bisedime, ai shikoi se si nga njerëzit e tij rebelë, Azem Hajdari, po shkonte të bënte kauzë me to, dhe, marramendshëm shpejt, dërgoi forcat speciale, i kapi për zhelesh, se asaj kohe ata vërtet ishin me zhele, dhe i dëboi nga godina e grevës së urisë. Dhe i paralajmëroi: cilido që do të bënte ripërsëritjen e gjërave, ai, domosdo, do të merret ndëshkimin e merituar. Në fakt, asnjëri nga ata që ishin në atë grevë urie, nuk bëri më hair, nuk u ringrit në këmbë, sherri që panë ishte një zullum i madh, dhe kjo ishte një goditje e brendshme, nga njeriu që e kishin ngritur në pushtet si Shpresën e tyre. Nuk do të ishte hera e parë që kjo lloj ” shprese” do i godiste; por nëse një palë i kishte goditur edhe kokë për kokë, të tjerët do i godiste si strukturë.
Një këshillë për grevistët
Greva tjetër e urisë e ish-të burgosurve politikë ndodhi në grahmat e fundit të qeverisë Berisha. Njeriu që “përgjërohej” për to, as e mori mundimin të kthente kokën drejt tyre. Ai, në vend që të thërriste memorien se kush ishin këto njerëz, bëri diçka krejtësisht neokomuniste: i mallkoi, i sulmoi, shpifi për to, sajoi gjendje të pashembullta, futi në lojë edhe një farë Nishani, për t’u tallur edhe më tej me to, i rrethoi me gardë, i keqtrajtoi njerëzit që donin të kishin mbështetje, përqeshi humbjen dhe sakrificën, dhe kur ata, nga dëshpërimi i dyfishtë, shkuan në akte sublime, u tall me vdekjen e tyre, sikur e gjithë ajo që kishte ndodhur të kishte qenë një dramë me fund të lumtur dhe, pas ngritjes së perdes, personazhet do të ri-ngriheshin. Liraku iku nga kjo jetë me pezmin se, pasi kishte vuajtur, i kishte shërbyer një njeriu të mbrapshtë, ndoshta më të mbrapshtit. Berisha e talli vdekjen e tij, dhe e gjitha kjo në një situatë surealiste, në të cilën, persekutori ngadhënjente mbi të vdekurit.
Tani është stina e grevave të urisë. Në prapaskenën e SHQUP-it , si në të gjitha tragjeditë, po montohet me shpejtësi një akt tjetër i mbrapshtisë, por kësaj here ata kanë thirrur në ndihmë disa njerëz, të cilët, deri më tash duhej të kishin kuptuar të vërtetën se, njeriu që u tall me to 23 vite rresht, nuk e ka për gjë të përsëritë tragjeditë makabre. Nëse do të kishte qenë një lider për së mbari , ata të gjithë do të kishin marrë tashmë dëmshpërblimin e tyre dhe nuk do të kishin qenë të habitur se si Basha zhduk mbi 200 milionë në rrugën e Kombit, se si bija e Berishës kërkon miliona për një firmë, se si i biri i tij, pasurohet pa qenë në asnjë punë, se si disa bij të ish nomenklaturës së djeshme tani janë të pasurit e djeshëm.
Lexova një shkrim të poetit dhe mikut tim Agron Tufa për një poet, të dergjur dje nën regjimin komunist dhe pa plang e shtëpi në regjimin e sotëm. E ndjeva dhimbjen në shpirt. Tetë vite rresht poeti i cituar nga Tufa kishte qenë aty ku ishte edhe sot, ndërsa qeveritarët e djeshëm dhe të sotëm, të gjithë njëlloj, jetojnë në vila të stërmëdha, komode e moderne, si një tallje për vuajtjet e poetit.
Një grevë e re urie filloi. O njerëz të mirë, keni 23 vite që jeni të uritur dhe të përdorur. Tani po duket një dritë në fund të tunelit, kur, deri dje as tunelin nuk e keni parë. Ndoshta do të ishte më njerëzore nëse do të kishit pa drojën që t’i thoshit atij që ju delegoi në këtë grevë: Eja me ne, bashkë me djalin, vajzën ,dhëndrin, djalin politik dhe gjithë të tjerët. Ndoshta e ndjen pak dhimbjen. Dhe kërko ndjesë. Jemi në 23 vjetorin e humbjes së dytë.

Asnje keshille per keta ne greve. Keta te ngordhin si qente, se nuk kane te bejne me te perndjekurit politike. Keta jane plehra te shoqerise, lapanjoze dhe pa dinjitet, qe shesin gjitheshka per te perfituar. Te hyjne ne grve dhe te ngordhin per buke, as e ruaj fare per keta pisa.
Asnje meshire per keta PLEHRA!!!
Hiqen si DEMOKRATE,por SPIUNE KANE QENE EDHE NNE KOHEN E ENVERIT!!!
Po ma kujton ky komentuesi qe tallet me emerin e Jozefines qe ti bej nje pyetje Bedriut .
A mund te me gjesh qofte edhe nje emer te vetem socialisti te gjitha ngjyrave, qe nga e kuqja deri tek mavija, qe te kete qene i persekutuar politik ne kohen e diktatures ?.
Ne qeverisjet e partise demokratike, ne tempullin e demokracise qe eshte kuvendi, apo parlamenti, heren e pare ishte Mandela i Shqiperise, Pjeter Arbnori e deri vitin e kaluar ishte zonja Topalli qe vjen nga nje prej familjeve me te persekutuara te komunizmit.
Mos ka qene “i persekutuar” Edi Rama, nip i Spiro Kolekes e bir i Kristaq Rames apo Ilir Meta bir i nje familje komuniste ?
I read the article and every thing you told in this news is very true I wish people will wake up and see who is for the future of Albania and who is not
O ju qytetare te nderuar qe keni vojtur ne diktaturen komuniste ! Mbas Enver Hoxhes qe ju beri te vuani sot BIRI I TIJ Sali Berisha po derdh lote krokodili per ju.Si kur ishte president ashtu dhe kur qeveriste asnje ndjesi nuk ka patur ndaj jush dhe sot kerkon te jete pran jush per qellime te erreta qe ka ne drejtim te kthimit ne pushtet se nuk e gelltit ate grushtin e rende qe e goditi me 23 Qershor.Mos bini pre te politikes.
Shkrim brilant. Ju te vuajtur te perjeteshem, degjojini keto keshilla dhe mos u beni mish per top i synimeve te mbrapshta te ati njeriu qe e ka marre peng per 23 vjet kete vend. Ju ka tallur e neperkembur dhe mbeshtetjen ja u jep vetem per tu ngujuar e sakrifikuar jetet tuaja per prosperitetin e familjes se tij te pangopur.
Z.Bedri Islami,ju lumt per mençurin dhe guximin tuaj prej trimi qe e vendos gishtin mbi plage,S.Berisha eshte hajduti dhe krimineli i ketij vendi.Me vrajen e Arben Bricit dhe shokeve te tij ne Shkoder u pa se kush ishin drejtuesit e ardhshem te PD-se.Vrasja e te 4 -terve ne Shkoder,te Azem Hajdarit,Kosta Trebickes,Remzi Hoxhes,Xhindit,K/komunarit te Kuksit,Shikasit te Durrsit,Olldasit,tritolet,avioni dreges,etj,jane dora e Sali Berishes i udhezuar nga lobi Serb,Grek,Rus e pse jo Amerikan.Ku njeri e shpura rreth tij ka futur frymen e urrejtjes ne popull dhe per çdo dite nga PD-istet si Basha i ven ne krye per te mbrojtur veten dhe S.Berishen nda frika e burgut dhe sekuestrimin e pasuris dhe,nese e mazhoranca nuk e ben kete,ky vend do kasandiset keq e me keq.PD kekon pushtet me gjak.
Po sala nxori minatore nga fundi dheut e tashi bene gjynahqarin.ti mare ata kulishat neper vila ku i ka e ti fuse ne greve se vetem nipcet e mbesat e femijet e tij humben,pushtetin e privilegjet,ata qe jan ne greve,s’kan humbur gje,sepse kurre s’kan pasur,sepse birisha u’a ka mohuar.
EDI RAMA SHQIPETARET TE DHANE NJE MILION VOTA .PO MBUSHET NJE VIT,DHE PO SHEH SE QFARE MUND TE SAJOJ NJE NJERI SI SALI BERISHA. UNE SI VOTUES I JUAJ DUA TE DI ; PERSE ZOTERI NUK E DERGONI PER NDJEKJE PENALE, PASI JU KAM DEGJUAR SE PO ERDHET NE PUSHTET DO BENI DREJTESI, DO ANULONI CDO KONTRATE TE PA LIGJESHME, E SHUME PREMTIME TE TJERA.UNE QE PO JU SHKRUAJ JAM NJE I LARGUAR NGA PUNA PER BINDJET E MIJA TE MAJTA . KAM NJE VIT QE PO KERKOJ VENJEN NE VEND TE DINJITETIT TIM ,DHE NUK PO ARIJ TE TAKOJ DEPUTETIN QE E KAM SHOQERUAR GJAT FUSHATES. ZOTERIA ,TANI QE ESHTE BERE DEPUTET ,NUK I HAP TELEFONIN ASKUJT,POR BENE EMERIME ME PARA.SEKSER KA VENE TE VELLANE E TIJE. KA ARRITUR TE PUNESOJE DERI DHE 5 VETE TE NJE FAMILJE DHE AJO QKA ESHTE ME E PA PRANUESHME , TE PUNESUARIT JANE PA ARESIM, PA DINJITET ,HAJDUTE E NJEREZ TE PERFOLUR. KJO PASKA QENE RILINDJA? KUR KA KALUAR NJE VIT DHE DEPUTETI YT ,AKOMA NUK KA MARRE FJALEN NE PARLAMNENT,SI MUND TE RILIND NJE QYTET TE TERE. KETO JA NE DISA NGA EPISODET E QEVERISJES TUAJ NE RRETHE.PO JU GENJEJNE SE PO VEPROJNE ME POSHTERSISHT SE PD DIKURE. E SHIHNI SE SI PO JU BLLOKOJNE ULIGANET E PD-SE ME NE KRYE SALIUN? NJE GJE DUHET TE KENI PARASYSHE QE KUR TE VENDOSNI NE LISTE SI KANDIDAT PER DEPUTET, MOS SHIKONI TE VINI NJEREZ TE KAMUR.JU E DINI SE PS, DHE E MAJTA KA ELEKTORAT STABEL, SI VENDOSE NE LISTE TA ZEME BEN BLUSHIN DREDHARAK, SI VENDOSE NJE TE PA NJOHUR. VOTAT PERSERI I KE MARRE.SE FJALA VJEN ME DEPUTET TE LISTES FUTET NE PARLAMENT EDHE NJE MEMEC, QE PER KATER VJET NUK E HAP GOJE . E SOT NE GRUPIN TEND PARLAMENTAR KA SHUME MEMECE, QE VETEM NGROHIN KARRIKET ,MARRIN NJE RROGE ,DHE BEJNE DALLAVERE ME MANDATIN QE NE FAKT ELEKTORATI I MAJTA JU A KA DHENE. KA TE DREJTE SALIU QE TALLET ME JU. ME SA DI UNE NE PARLAMENT SI DEPUTET NGA KUKESI KE DHE NJE JURIST. PO SE KA DEGJUAR NJERI TE DEBATOJE, DISKUTOJE , E PO TE GJYKOSH CDALLIM KA AI NGA NOKA I PD.NDONESE KY I FUNDIT TE PAKTEN ESHTE BERE I NJOHUR.
Bedri Islami i qenka vene me buke ne traste grevisteve sepse eshte i disati artikull qe shkruan tek Dita duke e shpjeguar historine sipas midese se vet.
Pak e cuditshme qe keshillat i jep dikush qe perqafoi kauzen e vrasesve te te atit dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite te jete propagandues besnik i atyre ideve.
I nderuar “avokat” i Jozefines dhe Saliut,
eshte e pamundshme te hedhesh nje sy, ne artikujt e gazetes DITA, pa te rene ne sy, aktiviteti juaj prej zhurmuesi dhe “ruajtesi te etikes”, kur vjen tek ata, qe Zotrote i ke deklaruar per heronjte e tu personale.
Nuk e kam me “heronjte”, sepse atyre iu dha pergjigja me 23 qershor te vitit qe shkoi, sa e kam me bythelepiresit e tyre te peshtire, sic jeni Ju.
Eshte faze e rendesishme, kjo qe po kalon vendi yne sot. Hijenat dhe sorrat, pjese e ketij kombi, po investojne “kapitalin e tyre te fundit”, me shpresen se do ndalin pranimin e vendit si kandidat ne BE.
Shqiptaret e dine tashme, se kush eshte pronari i atyre tendave, qe kane me shume mbeshtetes brenda sesa jashte. A i keni vene re,,,,,se kryeqytetit nuk i interesoni fare, nese jeni gjalle apo te ngordhur??
Sulmet dhe fyerjet personale ndaj B.Islamit,, nuk u shkojne per shtat more Zoteri. Dje, kerkonit “etike” dhe ju dukej “e sforcuar” fjalori i shqiptareve qe shprehnin neverine dhe alergjine e tyre per Jozefinen tuaj. Sot, “po i parakaloni” ata, me “denigrimin” e figures se artikullshkruesit dhe fyerjet personale.
Qetesohu bythelepires. Merre shtruar. Neveria e shqiptareve per njerez si Ju, vetem sa ka filluar. Ajo do sherbeje si frymezim dhe mbeshtetje morale, per ta cuar deri ne fund aksionin politik qe eshte nisur. Shqiperia ne BE,,,,vrasesit dhe hajdutet e prones se shqiptareve ne banken e te akuzuarve,,,ndersa per Ju, bythelepires,,,,,do na mjaftoje, qe te perjetoni se si nuk duhet bere politike kunder vendlindjes, kunder shqiptareve, sesi ata nuk duhen vrare nga “garda” kur dalin vertete te protestojne (jo me tendat e UDB),,se si i biri dhe e bija e kryeministrit, nuk duhet te luajne rolin e mbretit ne nje republike parlamentare,,,sesi nuk duhet hedhur ne ere nje fshat i tere dhe me pas,,,,Presidenti quhet Horr dhe Kryeprokurorja Lavire. Do jete nje pervoje e mire, per Ju, Z.bythelepires i prapanicave te bjeshkeve te nemuna.!!
Sa te paska djegur kritika ime ndaj Bedri Islamit!
Qetesohu more zoteri e me gjakftohte se demokracia i ka dhene te drejtene dhe njerezve si ti qe te kene lirine e fjales ndaj mos e keqperdoro duke share e duke fyer.
E keqja e militanetve si puna jote eshte se kane hequr dore njehere e pergjithmone nga ushtrimi i arsyes dhe kane vendosur qe te bejne kamikazet propagandistike.
E kuptoj qe nuk te pelqejne opinionet e mia por sic e kam thene edhe here te tjera une nuk te fyej e as te shaj nese e mendon ndryshe nga une por me sa shoh ti e te tjere sado te perpiqeni nuk do te mesoni kurre te ballafaqoheni ne menyre civile.
Me 23 qershor ka fituar Shqiperia e Ilir Metes packa se ty dhe shume te tjereve u eshte mbushur mendja se gjerat kane ndryshuar rrenjesisht, prandaj zgjohu dhe hapi syte perpara se te zbulosh se rilindesit po tallen me ty me keq se Saliu me Jozefinen.
“Avokat”,
kur te jeni ne gjirin e familjes tuaj, midis “civilizimit te Jozefina Zheles dhe Sali gojeperdalit”, mund te komunikoni me njeri tjetrin, duke u bere si kembet e dhise dhe duke iu drejtuar me “Ti”.
Atyre qe nuk iu ke prere kerthizen, nuk eshte e udhes tu drejtohesh ne kete menyre. “Bota e civilizuar”, ku jetoni Zotrote, duhet te kete respekt per normat e komunikimit dhe shqipen e zgjedhur.
Ata qe duan te bejne avokatin e zhgarravinave, duhet te kene edhe bagazhin e nevojshem intelektual, per te kuptuar ate qe po ndodh rreth tyre. Boll me tradhti dhe me tradhetare. Shqiptaret urrejne menyren e te berit politike te Sali gojeperdalit dhe mbeshtetesve te tij te “civilizuar”.!!
O zoteri po shprehe nje mendim qarte se e ke mbushur komentin tend me slogane.
Te mesosh gjerat permendesh nuk te ben intelektual.
Je deshmi e gjalle e demeve qe kemi trasheguar nga gjysem shekull izolim nga perendimi.
Trasheguam nje vend me shqiptare qe dinin te shkruanin e te lexonin, nje vend ku krimi denohej dhe ku nuk kish “trima” qe dilnin mbi te. Nje vend me inxhiniere,doktorre, gjeologe dhe artiste qe saje atij specializimi, gjeten rrugen e suksesit gjithkund ne Europe dhe Amerike. Kishim sport dhe sportiste, stadiume dhe pallate sporti. Mbi te gjitha, kishim dinjitet.
Sot merremi me Saliun dhe Jozefinen, me Mulin dhe Ristanin, me Strazimirin, Albana Vokshin dhe Bashen. Kemi Bathoren dhe bathoristet si Ju,,,qe na derdellisni per “te mirat” e kesaj kohe qe perjetojme sot.
Nuk te ben varferia ekonomike, sac te ben varferia e trurit.
Te na rroje Jozefina dhe Saliu dhe gjithe ata, qe per hir te kockes qe kane lepire keto vitet e fundit, nuk shohin milionat e shqiptareve, qe ndjejne neveri per sojin e tyre.
Vazhdo me kocken, xhaxho.!!
Kishim dinjitet???
Po ne nuk kishim te drejte te shprehnim nje mendim te lire e as te dilnim jashte biles edhe ushqimin e kishim me racion e ti ke guxim te thuash qe kishim dinjitet!
Kultura qe ti hiperbolizon ishte e cunguar sipas nevojave te propagandes partiake.
Pas serise se perlave qe ke radhitur ke arritur edhe te besh “moral” mbi “varferine e trurit”.
Me fal por perballe gjithe “diturise” qe ke shpalosur une dorezohem.
Te te rroje partia se mendja la shendene
@ Info
E kupton se cili eshte ky qelbesire komentus
eshte veshguesi F. Ky eshte krieqelbesira ne
kete kuvend.Ky qelbesire eshte nga ata kaptera te bunkerit shqiptar,i shkerdhier me prak te familjes nga pederasti i madh.
Me te vertete zoteri te paska pelqyer Shqiperia e para 90`?
Pse ty nuk te ka pelqyer dhe nuk te pelqen akoma ?
Po ti dhe atdheshitesit e tjere prandaj vazhdoni te shani dhe shpifni per te “djeshmen” , sepse sa here shikoni “faqen” tuaj duket gjithmone pis e zeze , krahasuar me te djeshmen e ketij vendi !
Ju prandaj çirreni dhe turfulloni , se as nuk jeni ne gjendje t’i afroheni Shqiperise se djeshme !
Ju vete e dini dhe e kuptoni kete ! Si mendon ti se te tjeret s’e kuptojne ? Te duket vetja me i mençur ? Paske edhe delire ?
O i shkreti injorant qe kushedi se nga vjen dhe ajo cope buke e ajo jete e varfer qe te ofroi Enveri tu duk si shpetim. Po tani do te hysh ne Europe ? Ne ate Europen e “poshter kapitaliste” qe ju e Enveri e shanit gjithe diten ? Me keto mend do te shkosh ne Europe ? Hipokrit !
Nuk besoj se i ben ndonje nder te madh edhe Bedriut e jo me vetes tende,me kete fjalor te ndyre prej rugaci qe shkruan ti o “info” qe ke ngateruar vendet e organit te fjales me ate te jashteqitjes.
Nese largqofte te kisha nje vella si ty, e te shihte qe nje bande po me sulmon e ti te thoje se nuk kam pare gje, jo me horr e lavire, por do te quaja maskara e nuk do te desha ta shihja me kurre surratin.
Shume te kqija I kane ardhur ketij populli nga Saliu. Edhe tani qe eshte ne opozite, po mundohet qe te bej çmos qe te perçaje kete popull te lodhur e te vuajtur. Gjithsesi nje lajm I mire eshte: militantet e PD jane pakesuar, sepse PD nuk ka kauza. Po diskuton e perflet gjithe diten per te zezat qe kane bere vete duke I faturuar tek nje “foshnje” 9 mujore.
Pa dashur ta zgjas mendoj se populli duhet te dale ne proteste perpara SHQUP-it e ti thote ketyre, M J A F T!!!
E keqja eshte se nuk ka shoqeri civile?! Intelektualet ku jane??
Pershendetje DITA.
Po marr shkas nga nje redaksionale e juaja ne gazeten e sotme ku fliten per “Borxh”-i qe na kane ish te perndjekurit. Hapja e dosjeve eshte gjeja me e lehte por edhe me e veshtire per t’u bere. E lehet se mjafton nje Ligj per kete por shume me e veshtire se kush duhet ta beje kete ligj. Nuk mund te bejene vetdiskretitim deputetet tane te “nderuar”.
Si fillim po ju tregoj nje ndodhi timen ne vitet 1985 kur jam liruar nga ushtria dhe po punoja ne nje brigade investimesh (punetor). Ne ora 12.59 brigardieri u thote punetoreve ngrihuni se erdhi X i cili ishte nje punetor si une. Njeri nga ustallaert e vjeter tha: “e pastaj”. Eshte spiun, tha brigadieri. Jo ishte pergjigja kategorike e e ustait se po te ishte do t’ia kisha pare emrin diku. Ne kete menyre demaskoi veten se ishte spiun. E bera kete paranteze per te treguar se veshtiresia qendron ne dokumentacionin e ish sigurimit, qe rane ne duar te sih spiuneve dhe normalisht i kane pastruar ato qe u perkasin atyre dhe regjizoreve te tyre. Por nqs do te dalin sado pak te jeni te sigurte qe do te dalin te gjithe duke treguar me gisht njeri tjetrin ne mos duke i thirrur me pseudonimet e hereshme.
Hapja e dosjeve behen nga ato qe nuk kane frike dhe frike nuk kane vetem ato qe nuk e kane vene veten ne sherbim te asaj flliqesire me emrin SIGURIM.
Te kthehem ne ate Borxh qe nese mund te na e shlyejne ish te perndjekurit. Ne vitin 1995, nje person “operativ” ose naçallnik siç i quanim ne fshehtesi punonjesit e sigurimit, ne nje moment te sinqerte, pas pyetjes sime: ” A ndjehene sadopak fajtor per veprimet qe keni bere dhe ku i gjenit informacionet” me pergjigje: “JO. Kemi bere detyren dhe spiunet me te shumte i kemi patur ne rradhet e te perndjekurve politike. Prandaj jam pak skeptik nese do te mund te na e shluyejne “borxh”-in ish te perndjekurit politike te vertete e aq me teper ato qe per hajdutelliqet dhe poshtersite kane bere burg dhe erresojne te drejtat e atyre martireve te vertete te rregjimit te vjeter. Ju faleminderit ju si gazete per informimin e sakte qe jepni
Edhe nje here per nje teme tjeter.
U vra nje person, Don Zhuan apo manjak pak rendesi ka. Por kjo ngjarje eshte shoqeruar edhe me deklarime te ndryshme per mardhenjet e e tij me shume gra me emer apo me burra me “emer”. Kush e vrau? Ndonje nga keta bura (vini re me nje “r”) te cilet duan te ruajne status quone e te gezojne nderet qe u ka dhene pushteti???? apo ndonje nga ata burra te cilet jane prekur ne parcelat e tyre. Po nga ana e organeve te hetimit e te prokurorise a do te kete nje vullnet per te zbardhur kete ngjarje??? Edhe ne kete rast me kujtohet nje thenje e nje hetuesi qe vepronte ne qytetin tone e thene pas viteve ’90. Ne rastin e hetimit te nje manjaku seksual ne vitet ’70 filluan te dalin mardhenjet qe kishte patur ai me disa njerez te medhenj te drejtimit te administrates. Me pas erdhi nje grup nga Tirane per te hetuar kete çeshtje dhe pyetjes sime se pse e late ju dhe e moren ata te tiranes, hetuesi ne fjale mu pergjigj: “Kishim frike se na dalin grate tona” ne kete liste. Besoj se kuptohet morali i kesaj ngjarje.
Si ka mundesi qe per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi, patjeter do te botoni se cfare mendon ky gjeniu Bedri Islami. BEDRIU – Ekspert politike, diplomatike, ekonomike, kronike… Lum ju qe keni Bedriun, sa te rroni – ta botoni!
te gjidh te perndjekur kemi qen .te gjidh te burgosur kemi qen te gjidh te rethuar me tela kemi qen .nuk kan vojtur vetm keta te gjidh kemi vojtur
Ky njeri ne foto/ështe një zuzar/Shqiperin se do/Kerkon ti ver zjarr.Ka 23 vite/Qe ky po sundon/Nuk u ngop me pare/Prandaj po gufon.23 qeshori/E nxori fyshek/Por ai s’teriqet/Po kerkon dyfek.Me greva urie/Kerkon koken e Rames/Lazarati tij/I bie anes e anes.Ky njeri hajdut/Nuk terhiqet leht/Dhe ka ardhur koha/Do ngarkuar me mut.
KU JE O DORËFLORI?…
Eh, të mjeret shqiptarë,
Kanë nje Djall që u rri perballë,
I mashtron e herë i tall,
Dhe nuk do ti shohë te gjallë!…
Medet, o Sali medet,
O i sëmurë per pushtet,
Herë të shan e herë të vret,
Skicofreni vret e pret!…
Skicofreni vret e pret,
Të mjerin popull çe ka gjet,
I thotë plaç dhe jo shendet,
U bënë plot mbi 20 vjet!….
Ështe nje Djall me brirë në ballë,
Shqiperinë ka vënë ne hall,
Herë e shan e herë e tall,
Shqiperinë e sjell verdallë…
Veç ta mbys e ka në plan,
Edhe grevat nuk ja ndan,
E ktheu vendin Rrumpallhanë,
Nje Sali Esat Toptan!…
Ka dalë një Esat i ri,
Mëndjesterrë e Dorëzi,
Thërret Nëna Shqiperi:
S’paskam tjeter Djalë AVNI?!…
Ku je o DORËFLORI ?…
Nese dikush di te shpjegoje dicka per z. B.Islami, do e falenderoja paraprakisht. Jam thjeshte kurioz, nuk dua te paragjykoj shkrimin [aq me teper autorin] Tek rubrika “letra editorit” nje i moshuar shkruan me superlativa per te atin e gazetarit, e me ka bere pershtypje qe atehere. Deri vone tek DITA [me pare se kam degjuar ] kam kujtuar se z. Islami eshte nga Kosova, ndoshta ngaqe shkruante shume per ate zone/probleme. Ne kete pyetje po i ref. z “info analitike” qe thote z. islami ja ka vrare te atin regjimi kaluar. Jam kurioz te di pse dhe dicka per familjen e tij, ne paste mundesi. Ne jo, faleminderit serisht. Shpresoj qe ky koment/ a pegjigja nen te ; te jete faktual e aspak per te sherbyer per sherre e dasi te metejshme. Ai/Ata persona, me inklinime te tilla; bejne postimet e veta…pa pasur nevoje te me perfshijne mua. Sic kane bere/ bejne gjithmone.
—
Sa per shkrimin mendoj se eshte i qarte, autori s’pretendon t’ja heqe askujt te drejten e greves/ te protestes. Ne PD-ne e 20+ viteve, perfaqesimi i ish-te-perndjekurve ka qene minimal, ata dhe vuajtjet e tyre jane perdorur ne zgjedhje a kohe turbullirash. Por PD-ja uk ka “pune” vec me kete shtrese, si Parti e djathte ajo gjithmone ka perbuzur e lene ne balte shtresat/ treguesit per te cilat njihet nje Parti e Djathte; bizneset, te persekutuarit, traditen, ligjin/ rendin etj. Per fatin tone te keq, Partite Politike Shqiptare e marrin nje pjese te bazes elektorale apriori; te Majtet marrin veteranet etj, te Djathtit marrin ish-te-persekutuarit; asnje prej tyre nuk e gjen veten tek partia tjeter; rri me aktualet se nuk ka tjeter ku te shkoje. Kete qendrim me “default” e ekspozoi krijimi i LSI-se, ku shume persona nderruan vend, bazuar vetem ne interes personal, nje shprese te re a thjesht te iknin nga parti ku s’ndiheshin te perfaqesuar. Kjo “kapje e sistemit” politik, e ka kthyer arenen Shqiptare ne nje monstrozitet te vertete. Ka ardhur koha qe ish-te-perndjekurit ta kuptojne se “anti-PS” pas dy dekadash nuk do te thote me “pro-Sali”…dhe tani te vendosin vete me mundesite qe kane.
Si vend, akoma s’kemi arritur “rotacion paqesor te pushtetit” pa kontestime, pa inkriminime te ndersjellta, pa heqje te administrates se meparshme e futje ne pune te militanteve; duke e pranuar plotesisht se jane te perkohshem ne pushtet. Permbi 100 vjet, kjo eshte dukuria baze ne cdo ndryshim te ndodhur ne Shtetin Shqiptar. Personal, familjar, ideologjik apo Partiak; ne te gjitha shtrirjet kohore paresia i jepet individit; jo popullsise, vendit e shtetit Ligjor. Duke identifikuar vitet [me probleme a arritje] me Individe te caktuar, kemi parcelizuar Periudhat e vete jeten tone, ne shpine te Liderit. Fenomen tipik qe ndodh sot ne Ameriken Latine; individi-individet, me dore te forte, qe marrin a lene pushtetin vetem si emra.
***
Ku jane Programet (?) forcat politike (?) perfaqesia ne baze (?) financat publike; nga taksat/ doganat/ investimet; asnje nuk ndalet tek keto. Kush e pyet sot z. Rama, se “kujtesa permanente e 1.000.000 shuplakave” nuk ka vlere perballe premtive per 300.000 vende pune”…? E keshtu shkon gjithmone; z. Berisha – me paturpesine me ekstreme – deklaron “jam dhe 30 vjet ne pushtet” ndersa z Ruci – qe sot nuk duhet te jete ne Parlamentin e Shqiperise-2014 – ka guximit te thote: Edi Rama eshte dhe 8 vjete te tjera ketu!
Persa kohe do merremi me personalen, ku si shembull me banal nje “flamur noke, brace, balla” a dhe “nje strazimir” bejne lajm kombetar ne tv apo thjesht me FB; per dite-jave-e-muaj; ne ketu do ngelemi. Per me teper do kalojme ne regres. Normalisht nje popullate e pasur dhe e vetekenaqur, “krejtesisht ne plazh duke bere qejf” s’do ja lejonte xhepi te binte ne deficite te tilla. Ne e kemi Barkun Bosh, e prape… vazhdojme avazin. Ne 4-5 ditet e fundit, te gjitha gazetat [si dhe DITA] jane te mbushura me Emra; emra, emra e vetem emra.
Askush nuk thote se jemi te ulur ne nje “bombe ekonomike” qe shpejt do shpertheje; jemi ne krize ekstreme! Arka u gjet bosh. U morr borxh. Do merret 2x me shume. Duhen 15 vjet te paguhet. Borxhi eshte me interes te akumuluar. Ndryshimet e interesave ne tregjet monetare e cojne kete borxh jashte kontrollit. Asetet kombetare jane/dhe/po shperdorohen. Investimi i huaj nuk vjen. Rendi e Drejtesia duan reforma rrenjesore. 1/3-ta e popullates jetojne ne varferi ekstreme.
Qeverite e zgjedhjet, fitohen e bien ne disa pyetje te thjeshta: 1) sa oficere policie do kemi ne rruge? [me shume] 2) sa arsimtare do shtohen? [bazuar ne numer nxenesish per klase] 3) sa mjeke/infermiere kemi per 1000 banore. 4) sa vende pune do shkurtohen? [reformat pas borxheve prekin sherbimet] 5) sa jane kursimet ne nivele te larta te shtetit? [ministrite etj] 7) sa kushtojje vizitat e Metes ne Shqiperi e Jashte? 6) si e merr rrogen z. Basha per bashkine, kur ne dite normale pune del ne protesta? [ketu ka penalitet] 8) sa harxhojne Rama e Bushati me stafet e tyre per “lobingje” kur dihet gjendja jone qe jo vetem se meritojme te shkojme ne Europe por jemi me keq se gjithe rajoni ballkanik?? 9) si shpenzohen fondet publike, nga Qeveria, Parlamenti, Gjyqsori e Presidenca? 10) Pse nuk flasim asnjehere per Taksat/ Fianacat e Parate tona, po per politike/ personalen dhe muhabete pa snje vlere?
Nese e leme Ne, Politika gjithmone te con tek 1990-ta pastaj tek 1945-sa e keshtu me rradhe. Ato harxhojne e abuzojne me Lekun e Shqiptarit; ndersa ky i fundit…u jep voten duke cjerre rrobat e trupit e ngrene militantin opozitar; ne nje rezultante qesharake [per nje vezhgues te huaj] dhe tragjike; VARFERI/ Mungese Rendi/ Drejtesi te Korruptuar. Dhe keshtu do jete gjihmone persa kohe qe FB i “berishes, topallit, strazimirit” apo “cicerimat” me “rama, brace e balla” do terheqin vemendjen tone. Ose Lllogari per Parane Publike ose lufte ne mbrojte te Liderit e Grupit te tij; te dyja nuk behen dot.
—
Eshte nje cudi esktreme, se me gjithe kete “ton, ashpersi e temth” qe ka Shqiptari Virtual, apo ai ne konventa partiake, kuvend, media etj; nuk ka dale nje ti thote Deputete dhe Kr-M, ne keto 20 vjet: More Zuzar, ulu aty e jep Llogari se c’ke bere e c’po ben me PARATE TONA, me Parate e Mia?! Shqiptare te Mire, askush nga ju nuk merr gje QYL, ne jete; por ju po i lejoni te hane/pine/ jetojne krejt Qyl…Politikanet Tuaj; e deri diku kjo do falej. Por ato ju japin leksione dhe po ju quajne “buke-shkale”…dhe keto po e lejoni. Ne fund…ato po ju bejne dhe MORAL.
Kjo tregon qe gjithshka ka dale nga Kontrolli. Ne nivel kombetar e per nje popullate te varfer [kurre s’do harruar, jemi me te varferit ne Europe!] 3 apo 30 greviste; apo 7 deputete te rrahur nuk jane gje; kur 800.000 Shqiptare sot jetojne me me pak se $2-ne-dite.
P.A.B.
Te vetmet informacione qe gjeta ne internet e qe mund te hedhin pak drite mbi sa kam shkruar mbi Bedri Islamin i gjen ketu:
http://www.trepca.net/2003/1103/031128-a.p-opin-nje.fenomen.i.cuditshem-b.islami.htm
Qe te atin ia kane vrare(zyrtarisht rezultonte i vetevrare asokohe) ne kohen e diktatures nuk e them une por vete Bedri Islami.
I nderuar zotni, ne internet mund te gjesh informacion te bollshem per bedri Islamin. Mund te shikosh ne googel bedri islami-gazetar.
Une po ju informoj si mik i tij. Quhem Mendim Shkreli, nipi i poetit Azem Shkreli.Shume vete ne Kosove deri vone e kane ditur se B.Islami eshte drenicak.Pra edhe ju keni te drejte.Kjo sepse ka qene drejtuesi kryesor i Levizjes Popullore te kosoves,organizata qe themeloi dhe drejtoi UCK-ne.Sipas shtypit,ishte antar i Shtabit te Pergjithshem.Ne Shkoder ka qene gazetar,drejtor i pallatit te kultures,prap gazetar. eshte nder themeluesit e lövizjes clirimtare ne Kosove.Ma vone edhe ne Maqedoni.Nder protogonistet e luftes dhe ,si shkruhet, shume vendime jane prej dores se tij. Punon per nje institut te brukselit qe hulumton ne fushen e sigurise dhe religioneve.Ka doktoruar ne Shtutgart per shkenca filozofike.Nö tre vete qö kanö sot akses nö arkivin e luftös njeri eshte B.Islami. Pas luftes u emnue ne qeverine Thaci, nuk pranoi. U kthye ne jeten e zakonshme.Ka qene keshilltari politik i kryeministrit haredinaj, njeriu me i afert i tij e po ashtu me Ali Ahmetin.kam qene me te ne hanover,kur zoti Meta,kryeminister, i propozoi te kthehej si pjese e qeverisjes, nuk pranoi, pse nuk e di.
Babai i tij ishte Zenel Islami, nxanes i Migjenit, i njohun si Luli i vocerr dhe Zeneli.nxanes ne gjimnazin e Shkodres ne fillim te luftes ne Shqipni,partizan dhe komisar i batalionit Puke Mirdite.Pas luftes,sekretar i pare ne Puke, 19 vjec, me vone ne Shkoder, ne Lezhe, vazhdon studimet per filozofi ne Moske,pastaj kryetar komiteti ne Elbasan.Vritet ne vitin 1961, 36 vjec.Cilesohet armik, dosja e tij bahet e njohun ma vone.eshte botue e plote. Reabilitohet ne qershor 1969 nga Enver Hoxha. ky i fundit e cileson si lenini i maleve dhe del nje deklarate e byrose politike se akuzat ndaj Zenel Islamit ishin shpifje.nana e B.Islamit eshte motra e heroit te Vigut, naim Gjyllbegaj,pra nga nje famije e njoftun.Ajo perjashtohet nga puna dhe partia pas vrasjes te burrit,se nuk e mohon ate.
Baca Bedri eshte autoritet i njoftun ne Kosove, sidomos tek partite e luftes.Njeri prej themeluesve te PDK. Shume i afert me Thacin,por edhe kritik i tij.sipas deshmive te famljes Jashari ishte njeri nder ma te besuemit e Adem jasharit, ku ai dergonte letrat dhe shenimet e tij.Udbashet nuk e duen.Ka botue pas luftes 12 libra,shume per luften ne kosove.Ka botue mbi 600 shkrime ne Kosove, pa asnje shperblim.Me sa di, edhe tek DITA, boton pa perfitim financiar.Jeton ne Shtutgart,familjarisht.
Kush do me dite me teper, te klikoje ne internet, ne google , bedri islami-gazetar..dhe te mos merret me sjelljet e titisteve,apo me shkrime te tyne, se nuk i ben nder askujt.
z. Mendim Shkreli,
Nese duam ti shohim gjerat qarte, titisti par excellence ka qene Enver Hoxha per te cilin Bedri Islami punoi.
Nuk mund te cilesoni “titiste” edhe kosovaret qe kane nje mendim ndryshe nga ky i juaji:
http://tribunashqiptare.net/?p=21292
ketu e quajne edhe UDBashe (sic duket kjo e ping- pongut me UDB-ne eshte sport i preferuar ne Kosove):
http://www.akllapi.net/t2053-re-pse-udb-ashi-bedri-islami-dikur-drejtonte-lpk-ne
E keqja e Kosoves nuk eshte vetem kerdia qe bene serbet por edhe krimet qe u kryen nga shqiptaret mbi shqiptaret. Sidomos e turpshme ka qene baltosja e Ibrahim Rugoves edhe pas vdekjes.
Po me vjen mire zotni , qe i njihke mire faqet online,te cilat jane pasqyre e idese qe kam shkruar.Thjeshte titiste.Po te duash te sjell cfare kane shkrue per B.Islamin disa figura ne Kosove, si Rexhep Qosja,Demaci,Agim Vinca,Adem Gashi,Ali podrimja,Ali Ahmeti,e shume e shume.Ne ato faqe qe solle ti,edhe Jusuf Gervalla quhet tradhtar e udbash,edhe Hashim Thaci,Ali Ahmeti,Azem Shkreli…Adem Demaci,ata e kane quajet edhe Adem jasharin vegel e Serbise…mos u mashtro prej tyre…shihe te verteten si duhet.Dhe ke me pa se nuk jemi gabue kur e kemi zgjedh drejtues politik te organizates qe bani luften.pershendetje e gjithe te mirat.
z. Mendim
E verteta nuk shihet kurre qarte kur ka njeanshmeri politike.
Jo me kot gjykatesit per te arritur sa me prane te vertetes duhet te degjojne te dyja palet se perndryshe edhe me te verteten mund te luhet si me epitetet “titiste”, “UDBashe” etj.
Ne Shqiperi ne kemi degjuar 50 vjet “te vertetat” qe propagandon edhe Qosja por historia, deshmite dhe faktet treguan se kishim degjuar genjeshtra njesoj si asokohe kur ne Gjermanine naziste mohohej ekzistenca e kampeve te perqendrimit dhe njerezit e shurdhuar nga propaganda e zbuluan vone genjeshtren.
Nen justifikimin e luftes se UCK-se jane bere padrejtesi e krime dhe eshte ne nderin e atyre qe ia duan te miren te gjithe kosovareve e Kosoves qe te thuhen gjerat sic jane.
Zotni i nderuem, duke dashte te mos jem pale, duke respektue mendimin qe sjell,po te dergoj mendimin e nje shkrimtari,Adem Gashi, per nje prej librave te B.Islamit, dhe zoti Gashi eshte publicistin nje prej intelektualeve te paanshem.me vjen keq qe nuk keni njohje , si une e te tjeret me zotin Bedri.Shkrimi i Ade Gashit eshte na parathenien e librit “Perjetsia e dyfishte”.
GJITHÇKA E FURTUNSHME
Hyrja
Kur mora dorëshkrimin e librit «Përjetësia e dyfishtë», bashkë me kërkesën që t‘i hidhja në letër mbresat për të në një tekst që do ta shoqëronte botimin, u ndjeva në siklet. E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit; E dyta, sepse e njihja autorin dhe, E treta, sepse duhej që çdo gjë ta bëja ngutshëm, furtunshëm: të lexoja një vëllim që kapërcente tutje 530 faqeve, t‘i sistemoja gjykimet dhe t‘i nisja në adresën e duhur, duke u përballur edhe me një fakt të neveritshëm, me mungesën dhe ndërprerjen e pareshtur të korrentit, që m‘i ngrinte nervat.
Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, më në fund, edhe me produktin letrar, dorëshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetë pjesë e këtij trinomi që kërkonte një barazim, një barazim jo në kuptimin e logjikës matematikore, por në kuptimin metafizik. Brenda kësaj lakoreje lëvrinte e gjëllinte një botë shpirtërore e ndërgjegje je që s‘ishte e lehtë të përthekohej. Këtej e andej dy botëve përvijohej bota e njerëzve, e njerëzve të dashur që kishin përshkuar e vazhdojnë ta përshkojnë jetën furtunshëm.
Pleksja në këtë ndërlikje fatesh po m‘i ngjan një labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesën e nevojshme me të ndodhurën. Jam një pjesë e vockël, e njënjëshme e një tërësie që e bën shenjën e vet, që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historie.
Autori
Sikundër kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumë më përpara se ta takoja. Veç veprës së tij të shkruar, mënjanë aktivitetit të tij politik si veprimtar e kryesues i një organizate politike kishte edhe diçka intriguese në biografi në e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, «Lulit të vocërr» të Migjenit, personazhit aq të njohur e aq të dashur, të cilin nuk besoj të ketë shqiptar që s‘e ka dëgjuar.
Shumë nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazën e lëndës së shkruar kisha formuluar përfytyrimin për profilin e tij krijues. Ky profil më bëhet më i qartë sidomos pas leximit të librit «Enigma e një vrasjeje të trefishtë», Focus, Prishtinë 2007 (s‘e di pse editorët e përcaktojnë në zhanrin e publicistikës) dhe «Vrasja e Lulit të Vocërr», Epoka e Re, Prishtinë 2003 (përsëri s‘e di përse editorët e vlerësojnë me përcaktorin roman). Dilema ime për këto përcaktime nuk ka të bëjë me mungesën e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e çështjeve teorike. Ajo mbështetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave të postmodernizmit, njihet e përimtohet mbi bazën konceptuale të lexuesit. Asgjëmangut, mbi këtë bazë unë e lexoj si roman edhe «Enigmën e një vrasjeje të trefishtë» sikundër gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek «Vrasja e Lulit të Vocërr». Kështu më ka ndodhur qëkur, derisa kisha në dorë veprën e G. G. Markezit «Lajmi mbi një rrëmbim» ose «Rrëfimi i një anijehumburi», të cilat, duke trajtuar tema me bazë ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nën hijen e romaneve më të mira të tij.
Duke përuruar veprën «Enigma një vrasjeje të trefishtë» në Prishtinë e Tetovë, unë pata rastin ta takoja autorin. Për çudi, asgjë ndryshe nga përfytyrimi që kisha për profilin e tij krijues. Mad je, mund të them se më i saktë më bëhej përfytyrimi sesa dukje konkrete. Në procesin e parë unë kisha parë së brendshmi dramën e tij që i ishte bërë pjesë e jetës dhe peshën e tragjedisë e të heroizmit kombëtar nën jehonën dhe trysninë e të cilit vazhdonte të jetonte. Në procesin e dytë, në takimin e drejtpërdrejtë, unë shihja portretin e tij dhe hullitë e para të rrudhave që rrëfenin se ai i kishte qëndruar me durim peshës së trishtimit që i kishte rënë me tepri nga qielli i diktaturës.
Pavarësisht nga të dy rrethanat, në procesin e shkrimit, në procesin e ndërtimit të godinës letrare, ai çuditërisht është mbrojtur i paprekur nga ndikesat përftuese. Ndoshta është koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepërtueshme që e ruan shpirtin e fisnik të shkrimtarit! Në këtë vazhdë unë shoh edhe depërtimet e autorit në pjesët e padukshme të shtjellës së ngjarjeve dhe në strukturën e brendshme shpirtërore e mendimore të vetjeve e të personazheve të tij. Ç‘them dhe unë, të personazheve të tij!? Po ata janë shokët, miqtë, vëllezërit, prindërit, bashkëveprimtarët, me një fjalë gjindja e tij. Duke shkruar për ta, ma thotë mendja, ai ndërton harkurën e gjëllimit të tij, e cili prish kufirin ndërmjet atij dhe kë tij, ndërmjet autorit që rrëfen dhe narratorit që vetërrëfehet.
Personazhi
Mbase do të ishte më e drejtë që këtë pjesë ta formuloja me një titull në shumës, personazhet. Parapëlqeva, por, njëjësin si një emër përmbledhës brenda të cilit shoh çift – fi gurën Fehmi dhe Xhevë. Sigurisht që i kam njohur të dy. Fehmiun, ngjashëm me autorin e librit, e kam takuar shumë rrallë dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisë sonë. Korelatat e ndërsjella, mesazhet e gjykimet për çështjet, pavarësisht rrethanave, vinin aq të koordinuara sa vështirë ta merrje me mend së përfundimet e ngjashme vinin nganjëherë nga skaje dhe largesa aq të mëdha. Po të vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktë, kujtoj se ai mund të portretohet me togfjalëshin profil i luftëtarit kombëtar. Brenda këtij profili shoh të shkrirë madhështinë e jashtme: dukën, pahen dhe thellësinë e brendshme: urtinë, guximin. Me Fehmi Lladrovcin ke mundur të mos pajtohesh, të fjalosesh e kundërshtohesh, po kurrë s‘ke mundur ta kesh armik. Sepse s‘të linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte të urrente dhe s‘ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mënjanë armikun e vërtetë ndaj të cilit ai ishte egërshan përfundimisht e përvdekshëm.
Ai erdhi në këtë botë pikërisht më 25 maj të vitit 1956. Të qarat e fëmijës së porsalindur shoqëroheshin me klithmat e burrave, gjëma e të cilëve vinte nga torturat e udbashëve, që e sajuan Aksionin e mbledhjes së armëve. Mu në këtë «aksion» unë shoh fillin e gjenocidit serb: s‘kishte burrë që nuk goditej në organet e ripërtëritjes.
S‘ma thotë mendja se vjedh gjë nga Frojdi a Jungu, në qoftë se konstatoj se fëmijëria e Fehmiut mbruhej me frymën e moslirisë, me ndrydhjen e represionin e pushtetit që ndihej natë e ditë në kocin, në mishin e në palcën e njerëzve të shtëpisë. Është vetë natyra e gjërave që i krijon së brendshmi strukturat mbrojtë se të mbijetesës. Këto struktura vijnë e përmbarohen nga të zgjedhurit, nga ata që me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit. Ka rreth një dekadë që kur kisha shkruar një ese për buzëqeshjen e Fehmiut: Ka më shumë se dy dekada që më vërtitet në kujtesë një distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dëshmorit. Natyrisht, dëshmori nuk është në mesin e të gjallëve, por është mendimi krijues, është poeti që i jep zë deklaratës poetike dhe, ndërmjet saj, i jep zë edhe veprës së tij. Sipas kujtesës sime, deklarata poetike shfaqet kështu: Nuk kam dashur të jetoj/ Pa vdekur për këtë dhe. S‘do mend se këto vargje ftillohen për dëshmorin e një lufte tjetër, por elementi përgjithësues i artit i bën të gjithëkohshme dhe të lexueshme për çdo luftë çlirimtare dhe për çdo dëshmor. Vetë etimologjia e fjalës dëshmor (dëshmi, provë, akt vërtetësie) i jep kuptim bëmës, veprës, idealit të aktantit, i cili aktin e vetëmohimit e të vetëflijimit e sheh dhe e pranon si një detyrim të ndërgjegjshëm dhe të vullnetshëm ndaj tokës që e ka lindur. Dëshmori heq dorë nga jeta e tij, nga pjesa e jetës së tij që t‘i japë jetë tokës (lexo: Nënës, Atdheut) dhe ky idea lizëm sipëran atij i jep përjetësi në një përmasë të katërt. Deklarata poetike e këtij tipi në themelet e veta ka elementin e biofilisë. Dëshmori i vargjeve të cituara nuk thotë do të vras e do të pres, por thotë: «…do të vdes», do të paguaj çmimin më të lartë për dheun tim, pa kërkuar asnjë kompensim. Po kaq lapidare është deklarata poetike e komandantit të lavdishëm, Fehmi Llad rovci. Ai tha thjesht: «Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari». Ku? Në dasmë? Në kremte? Në aheng? Jo. Në vdekje. «Jeni i gatshëm të vdisni për Kosovën?» – e pyetën gazetarët e huaj. Ai buzëqeshi: «Ku ta kem atë fat!». Jo që unë nuk kam dë gjuar gjë më madhështore, por vetëm për buzëqeshjen e tij që për shkënditi atë çast në ekranet televizive botërore, në rrethana të tjera mund të bëhen studime e analiza. Ajo buzëqeshje, as tani pas dhjetë vjetëve, nuk më duket e kësobotshme. Që në çastin e parë të shfaqjes në ekran kam menduar se më nuk do ta takoj Fehmiun. Buzëqeshja e tij, krejtësisht eternale, ishte krijuar në një zonë hyjnorësie, e paprekshme për njerëzit e rëndomtë, një zonë ku ngjizet legjenda, ku kapërcehet pragu i të pamundurës, pragu i jetëvdekjes. Zaten në jetën e tij ka mjaftë shenja që ne vetëm tani mund t‘i zbërthejmë pjesërisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij në gjykatore, numri i burgut 7942, shokët e qelisë që e prisnin, mosha e rënies 42-vjeçar, dasma… Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Një, dy tri… Erdhi nusja në shtëpinë e burrit… Po burri? Jo, ajo erdhi në shtëpinë e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, një dimension i jetës. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit të legjendës. Dasma e dytë: Kthimi nga burgu, dasma e kësobotshme. Dasma e tretë: Dasma e përjetësisë, rënia e përbashkët. Prirem drejt bindjes së jeta e njeriut si dhuratë hyjnore na vjen me sasinë e zefirit dhe të ambrozisë së caktuar për secilin. Heronjtë, ndërkaq, duke e dendur atë masë energjie të perëndishme, duke i jetuar rrasshëm e tkurrin intervalin e përmasës së kohës së tyre të rroj tjes. Prandaj heronjtë kryesisht vdesin të rinj.
Vepra
Duke e lexuar dorëshkrimin «Përjetësia e dyfishtë» gjeta pikërisht kreaturën e heroit, të Bedri Islamit që jo vetëm i shëmbëllen modelit jetësor, Fehmiut, por është një interpretim së brendshmi.
Shkrimtari ka kapur profilin e luftëtarit mu si fotografi pasionant që me një aparat të thjeshtë kishte kapur çastin e shkrepjes së plumbit, atë që quhet laudhë, rrugë e përshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unë nuk e di nëse ishte ai Xhon Milli a ndonjë tjetër, autori i fotografisë që zura ngoje pra, unë nuk e di nëse Bedri Islami parapëlqen të quhet poet, dokumentarist a romansier, por di të them se kjo vepër, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të prozës së eseistikës dokumentare, mund të quhet vepër letrare në plotëninë e saj, me dramën, tragje dinë, epikën, lirizmin e intrigën tok me ironinë brenda. Struktura e saj thyen konventën kronologjike dhe didaskalitë e tjera teoriko-letrare. Sa përshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndërhyn fragmenti i letrës që mund të lexohet si dialog e monolog njëkohësisht; sa shfaqen vlerësimet dhe kujtimet e shokëve të heroit, kur befas, për mes prezentit historik shfaqet heroi në burg, në betejë a në ekzil. Ndërtimi i profilit të heroit, të personazhit, të luftëtarit pa praninë e tij të drejtpërdrejtë, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore dhe tepër për lakmi e autorit. Nganjëherë kam mbresën se po e lexoj te kstin e një pastruesi të palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramën e personazhit, po aq edhe të vetvetes e të bashkëkohësve e bashkëkombësve. Gjithsesi një vepër e denjë që sa lartëson autorin në lagjen e krijuesve letrar, për aq i bën nder veprës së lavdishme të Fehmi Lladrovcit.
Dalja
Këto gjëra në njëfarë dore do të mund t‘ia thosha autorit në disa radhë teksti me postën elektronike, por do të pandehej një kortezi sa për të thënë, madje edhe po ta fryja me përgëzime e lavdërime do të mund të lexoheshin si broçkulla që përtypen përditë dhe pambarimisht. Duke qenë rebel i pandreqshëm në këtë plan bëra mendjen top dhe, sikundër thashë më herët, duke hyrë në një zonë të furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha që si Migjeni «pash me pash t‘i bie ferrit». Ferrit tim shpirtëror. Këtu e kam fjalën. Duke i stampuar në libër këto gjykime të miat, mund të pranoj çfarëdo «mallkimesh» e kritikash, po assesi hipokrizinë.
Adem Gashi
Shkrimtar
O nipat e morracakeve qe moren pushtetin pas 1944, si ju paskan te persekutuarit edhe borxh ? Borxh qe i grabitet pasurite, shtepite, tokat, dyqanet e parate ju leckamanet qe s`kishit brek ne by………. dhe e pate se si e katandiset kete vend nga 44 deri ne 90, se varfanjaku nuk kishte bere hajer per vete , e si do bente per te tjeret ?
Po tani duan te hyjne ne Europe bijte e atyre qe e shane kete Europe nga 44 e deri ne 90, Gjyshi partizan, djali sekretar partie e nipi sekretar rinie, si pasoje e regjimit te tyre mbeten si mos me keq ne 90`, Rusia e Kina nuk i dha me borxh, vetem falimentuan. Tani skane rruge tjeter vetem se ti lepien asaj Europe e Amerike qe shane me rrenje e dege familjarisht. Cfare Hipokrizie. Jam shume kurioz se cfare i thote gjyshi ishpartizan e babai sekretar partie nipit qe tani eshte ne qeverine e majte.
Si gjithmone ne shqiperi ndodhin cudira.Ish te perndjekurit futen ne greve urie tani qe filluan ti marrin shperblimet.Greva e tyre bekohet nga nje ish sekretar partie,Saliu.
Ne shqiperi gjithe populli ka arsye te futet ne greve urie se nga pasuria kombetare mori vetem letra me vrime ndersa pasurine e ndane hajdutet .Si ve faj Saliut qe don rremuje sepse sic thote populli ska faj gomari se I mungon samari.Samarin duhet tja vere Rama dhe per kete duhet te jap llogari deri ne nje ose te dorzoje pushtetin te cilin e mori per te vendosur drejtesi dhe jo per te shlyer borxhet e qeverise Berisha meta
Analiza e Bedriut eshte e sakte por ka ardhur koha qe qeveria Rama te jap llogari
sh. faleminderit info-analitike. Te kam nje borxh per kete mundim 🙂 Ka mjaft informacion ne ate link, megjithese personi poshte tij, eshte munduar ta perdore per qellimet e tij. Me duket se ben nje lidhje me greven e Trepckes etj.
—
I nderuar z. Shkreli, bera nje gabim ne kete rast… jo se “harrova google” por drejtimi e toni qe shpesh i japim ne debatit, dashje-pa-dashje kalon ne personalizime ekstreme; shumekush te krijon idene se e njeh vete autorin, ne mbrojtje a ne sulm te tij. Nuk flas per kete rradhe, se kjo ndodh shpesh e ne disa artikuj, me shume njerez.
Dhe erdhet ju qe e njihni z. Islami … ta pakten dikush qe nuk na zhgenjeu 🙂 E te falenderoj serish. Nga te dy ju mesova dicka te vecante; familja e zotit Islami prek disa periudha, nje mikro-kozmos i te pakten 70-80 viteve te fundit. Qe babai i tij ka qene Luli i Vocerr i Migjenit, me duket si koincidence fenomenale. 🙂 Per me teper…
3-4 nete me pare pasi mora cunin nga futballi, duke ecur rruges po i tregoja per Migjenin [se si me pyeti per nje fjale gegerisht, nga nje film i vjeter Shqiptar, qe kishte pare ne Youtube] forcen e fjales se tij, poezite, tregimet e jeten… e mes te tjerash, duke i treguar per varferine ekstreme te kohes me pyet: Ku eshte Luli i Vocerr sot, a Jeton? I them besoj se jo… .Dhe ja sot, po a marr vesh se nje nga gazetaret me te respektueshem qe kemi, qenka djali i Lulit te Vocerr!!
Si babai i Bedriut kane humbur jeten shume vete, direkt apo indirekt, presioni psikologjik a denimet ekstreme, bene qe shume Idealiste e patriote, te thyhen a te ndeshkohen padrejtesisht. Meqenese z. islami paska pasur lidhje me Naim Gjylbegun, tani e kuptoj se pse [bilal parruca, nje partizan i vjeter] ka pasur perkrahje lokale. Familja ime ka pasur 2-3 persona miq nga Gjybeget, kur shkonim ne ne Shkoder a kur vinin ato ne Tirane takoheshim; kam qene i vogel atehere e te pakten kete histori nuk e dija. Per mua, e me aq sa lexoj z. Islami eshte gazetar i balancuar, s’kerkon denime – revansh – a te perdore gjuhe inflamatore; me pelqen se eshte i matur kur flet per figura te majta e te djathta; dhe ka marre pjese ne perpjekjet per clirimin e Kosoves, kjo i ben nder atij dhe gjithe kombit.
Serish ju falenderoj te dyve. Ne presim shkrime me kualitet nga i njejti autor; i cili…me aq sa eshte e mundur [ne ambjentin shqip] tenton ti largohet personales e “emrave te pervecem” Keshilla qe ju ka dhene Grevisteve eshte sh. e drejte; jo se ato nuk e dine gjendjen ku jane e me ke kane te bejne; por disa here gjerat duhen thene troc e sipas kronologjise se tyre. Kane mjaftuar disa “grupe shoqerore” qe dhe ne nivelin e punes/ bukes [pa to] ne pamundesi horizonti [dhe alternative!] arriten ta identifikonin z. berisha me Periudhen e Demokracise; dhe dalim tani aty…ku une dua te dal gjithmone:
S’ka “rruge berisha” apo “shkolla/fabrika Rama”; jane te gjitha nga Taksat e Shqiptarit; i cili ka hedhur poshte te gjitha mekanizmat per te vene Politiken/ Politikanet, te japin llogari per Fondet Publike. Kur te arrijme kete, gjuha/sjellja dhe menyra te te berit Politike do ndryshojne. Fuqia korrupton, kjo tashme dihet dhe eshte provuar gjate gjithe Historise se Njerezimit; por kur bien dhe aparencat e formaliteti me minimal atehere asgje nuk ben me pershtypje.
Parate-Financat-Fondet Publike, duhen bere kryefjala e cdo debati te perditshem.
23:30 29/05/2014
P.A.B.
Nuk ka perse! Nuk me detyrohesh asgje, informacioni online eshte i lire dhe demokratik 🙂
Ne shenje respekti per mendimin tuaj dhe pergjigjen e dhanun,po ju dergoj nje shkrim te kryetarit te lidhjes se Shkrimtareve ne kosove, Adem Gashi, per nje liber te B.Islamit, per te pase nje mendim edhe nga te njohunit, e jo vetem nga miqte.
GJITHÇKA E FURTUNSHME
Hyrja
Kur mora dorëshkrimin e librit «Përjetësia e dyfishtë», bashkë me kërkesën që t‘i hidhja në letër mbresat për të në një tekst që do ta shoqëronte botimin, u ndjeva në siklet. E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit; E dyta, sepse e njihja autorin dhe, E treta, sepse duhej që çdo gjë ta bëja ngutshëm, furtunshëm: të lexoja një vëllim që kapërcente tutje 530 faqeve, t‘i sistemoja gjykimet dhe t‘i nisja në adresën e duhur, duke u përballur edhe me një fakt të neveritshëm, me mungesën dhe ndërprerjen e pareshtur të korrentit, që m‘i ngrinte nervat.
Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, më në fund, edhe me produktin letrar, dorëshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetë pjesë e këtij trinomi që kërkonte një barazim, një barazim jo në kuptimin e logjikës matematikore, por në kuptimin metafizik. Brenda kësaj lakoreje lëvrinte e gjëllinte një botë shpirtërore e ndërgjegje je që s‘ishte e lehtë të përthekohej. Këtej e andej dy botëve përvijohej bota e njerëzve, e njerëzve të dashur që kishin përshkuar e vazhdojnë ta përshkojnë jetën furtunshëm.
Pleksja në këtë ndërlikje fatesh po m‘i ngjan një labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesën e nevojshme me të ndodhurën. Jam një pjesë e vockël, e njënjëshme e një tërësie që e bën shenjën e vet, që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historie.
Autori
Sikundër kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumë më përpara se ta takoja. Veç veprës së tij të shkruar, mënjanë aktivitetit të tij politik si veprimtar e kryesues i një organizate politike kishte edhe diçka intriguese në biografi në e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, «Lulit të vocërr» të Migjenit, personazhit aq të njohur e aq të dashur, të cilin nuk besoj të ketë shqiptar që s‘e ka dëgjuar. Shumë nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazën e lëndës së shkruar kisha formuluar përfytyrimin për profilin e tij krijues. Ky profil më bëhet më i qartë sidomos pas leximit të librit «Enigma e një vrasjeje të trefi shtë», Focus, Prishtinë 2007 (s‘e di pse editorët e përcaktojnë në zhanrin e publicistikës) dhe «Vrasja e Lulit të Vocërr», Epoka e Re, Prishtinë 2003 (përsëri s‘e di përse editorët e vlerësojnë me përcaktorin roman). Dilema ime për këto përcaktime nuk ka të bëjë me mungesën e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e çështjeve teorike. Ajo mbështetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave të postmodernizmit, njihet e përimtohet mbi bazën konceptuale të lexuesit. Asgjëmangut, mbi këtë bazë unë e lexoj si roman edhe «Enigmën e një vrasjeje të trefishtë» sikundër gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek «Vrasja e Lulit të Vocërr». Kështu më ka ndodhur qëkur, derisa kisha në dorë veprën e G. G. Markezit «Lajmi mbi një rrëmbim» ose «Rrëfimi i një anijehumburi», të cilat, duke trajtuar tema me bazë ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nën hijen e romaneve më të mira të tij.
Duke përuruar veprën «Enigma një vrasjeje të trefishtë» në Prishtinë e Tetovë, unë pata rastin ta takoja autorin. Për çudi, asgjë ndryshe nga përfytyrimi që kisha për profilin e tij krijues. Mad je, mund të them se më i saktë më bëhej përfytyrimi sesa dukje konkrete. Në procesin e parë unë kisha parë së brendshmi dramën e tij që i ishte bërë pjesë e jetës dhe peshën e tragjedisë e të heroizmit kombëtar nën jehonën dhe trysninë e të cilit vazhdonte të jetonte. Në procesin e dytë, në takimin e drejtpërdrejtë, unë shihja portretin e tij dhe hullitë e para të rrudhave që rrëfenin se ai i kishte qëndruar me durim peshës së trishtimit që i kishte rënë me tepri nga qielli i diktaturës. Pavarësisht nga të dy rrethanat, në procesin e shkrimit, në procesin e ndërtimit të godinës letrare, ai çuditërisht është mbrojtur i paprekur nga ndikesat përftuese. Ndoshta është koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepërtueshme që e ruan shpirtin e fisnik të shkrimtarit! Në këtë vazhdë unë shoh edhe depërtimet e autorit në pjesët e padukshme të shtjellës së ngjarjeve dhe në strukturën e brendshme shpirtërore e mendimore të vetjeve e të personazheve të tij. Ç‘them dhe unë, të personazheve të tij!? Po ata janë shokët, miqtë, vëllezërit, prindërit, bashkëveprimtarët, me një fjalë gjindja e tij. Duke shkruar për ta, ma thotë mendja, ai ndërton harkurën e gjëllimit të tij, e cili prish kufirin ndërmjet atij dhe kë tij, ndërmjet autorit që rrëfen dhe narratorit që vetërrëfehet.
Personazhi
Mbase do të ishte më e drejtë që këtë pjesë ta formuloja me një titull në shumës, personazhet. Parapëlqeva, por, njëjësin si një emër përmbledhës brenda të cilit shoh çift – fi gurën Fehmi dhe Xhevë. Sigurisht që i kam njohur të dy. Fehmiun, ngjashëm me autorin e librit, e kam takuar shumë rrallë dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisë sonë. Korelatat e ndërsjella, mesazhet e gjykimet për çështjet, pavarësisht rrethanave, vinin aq të koordinuara sa vështirë ta merrje me mend së përfundimet e ngjashme vinin nganjëherë nga skaje dhe largesa aq të mëdha. Po të vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktë, kujtoj se ai mund të portretohet me togfjalëshin profil i luftëtarit kombëtar. Brenda këtij profili shoh të shkrirë madhështinë e jashtme: dukën, pahen dhe thellësinë e brendshme: urtinë, guximin. Me Fehmi Lladrovcin ke mundur të mos pajtohesh, të fjalosesh e kundërshtohesh, po kurrë s‘ke mundur ta kesh armik. Sepse s‘të linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte të urrente dhe s‘ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mënjanë armikun e vërtetë ndaj të cilit ai ishte egërshan përfundimisht e përvdekshëm.
Ai erdhi në këtë botë pikërisht më 25 maj të vitit 1956. Të qarat e fëmijës së porsalindur shoqëroheshin me klithmat e burrave, gjëma e të cilëve vinte nga torturat e udbashëve, që e sajuan Aksionin e mbledhjes së armëve. Mu në këtë «aksion» unë shoh fillin e gjenocidit serb: s‘kishte burrë që nuk goditej në organet e ripërtëritjes.
S‘ma thotë mendja se vjedh gjë nga Frojdi a Jungu, në qoftë se konstatoj se fëmijëria e Fehmiut mbruhej me frymën e moslirisë, me ndrydhjen e represionin e pushtetit që ndihej natë e ditë në kocin, në mishin e në palcën e njerëzve të shtëpisë. Është vetë natyra e gjërave që i krijon së brendshmi strukturat mbrojtë se të mbijetesës. Këto struktura vijnë e përmbarohen nga të zgjedhurit, nga ata që me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit. Ka rreth një dekadë që kur kisha shkruar një ese për buzëqeshjen e Fehmiut: Ka më shumë se dy dekada që më vërtitet në kujtesë një distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dëshmorit. Natyrisht, dëshmori nuk është në mesin e të gjallëve, por është mendimi krijues, është poeti që i jep zë deklaratës poetike dhe, ndërmjet saj, i jep zë edhe veprës së tij. Sipas kujtesës sime, deklarata poetike shfaqet kështu: Nuk kam dashur të jetoj/ Pa vdekur për këtë dhe. S‘do mend se këto vargje ftillohen për dëshmorin e një lufte tjetër, por elementi përgjithësues i artit i bën të gjithëkohshme dhe të lexueshme për çdo luftë çlirimtare dhe për çdo dëshmor. Vetë etimologjia e fjalës dëshmor (dëshmi, provë, akt vërtetësie) i jep kuptim bëmës, veprës, idealit të aktantit, i cili aktin e vetëmohimit e të vetëflijimit e sheh dhe e pranon si një detyrim të ndërgjegjshëm dhe të vullnetshëm ndaj tokës që e ka lindur. Dëshmori heq dorë nga jeta e tij, nga pjesa e jetës së tij që t‘i japë jetë tokës (lexo: Nënës, Atdheut) dhe ky idea lizëm sipëran atij i jep përjetësi në një përmasë të katërt. Deklarata poetike e këtij tipi në themelet e veta ka elementin e biofilisë. Dëshmori i vargjeve të cituara nuk thotë do të vras e do të pres, por thotë: «…do të vdes», do të paguaj çmimin më të lartë për dheun tim, pa kërkuar asnjë kompensim. Po kaq lapidare është deklarata poetike e komandantit të lavdishëm, Fehmi Llad rovci. Ai tha thjesht: «Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari». Ku? Në dasmë? Në kremte? Në aheng? Jo. Në vdekje. «Jeni i gatshëm të vdisni për Kosovën?» – e pyetën gazetarët e huaj. Ai buzëqeshi: «Ku ta kem atë fat!». Jo që unë nuk kam dë gjuar gjë më madhështore, por vetëm për buzëqeshjen e tij që për shkënditi atë çast në ekranet televizive botërore, në rrethana të tjera mund të bëhen studime e analiza. Ajo buzëqeshje, as tani pas dhjetë vjetëve, nuk më duket e kësobotshme. Që në çastin e parë të shfaqjes në ekran kam menduar se më nuk do ta takoj Fehmiun. Buzëqeshja e tij, krejtësisht eternale, ishte krijuar në një zonë hyjnorësie, e paprekshme për njerëzit e rëndomtë, një zonë ku ngjizet legjenda, ku kapërcehet pragu i të pamundurës, pragu i jetëvdekjes. Zaten në jetën e tij ka mjaftë shenja që ne vetëm tani mund t‘i zbërthejmë pjesërisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij në gjykatore, numri i burgut 7942, shokët e qelisë që e prisnin, mosha e rënies 42-vjeçar, dasma… Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Një, dy tri… Erdhi nusja në shtëpinë e burrit… Po burri? Jo, ajo erdhi në shtëpinë e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, një dimension i jetës. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit të legjendës.
Dasma e dytë: Kthimi nga burgu, dasma e kësobotshme. Dasma e tretë: Dasma e përjetësisë, rënia e përbashkët. Prirem drejt bindjes së jeta e njeriut si dhuratë hyjnore na vjen me sasinë e zefirit dhe të ambrozisë së caktuar për secilin. Heronjtë, ndërkaq, duke e dendur atë masë energjie të perëndishme, duke i jetuar rrasshëm e tkurrin intervalin e përmasës së kohës së tyre të rroj tjes. Prandaj heronjtë kryesisht vdesin të rinj.
Vepra
Duke e lexuar dorëshkrimin «Përjetësia e dyfishtë» gjeta pikërisht kreaturën e heroit, të Bedri Islamit që jo vetëm i shëmbëllen modelit jetësor, Fehmiut, por është një interpretim së brendshmi.
Shkrimtari ka kapur profilin e luftëtarit mu si fotografi pasionant që me një aparat të thjeshtë kishte kapur çastin e shkrepjes së plumbit, atë që quhet laudhë, rrugë e përshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unë nuk e di nëse ishte ai Xhon Milli a ndonjë tjetër, autori i fotografisë që zura ngoje pra, unë nuk e di nëse Bedri Islami parapëlqen të quhet poet, dokumentarist a romansier, por di të them se kjo vepër, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të prozës së eseistikës dokumentare, mund të quhet vepër letrare në plotëninë e saj, me dramën, tragje dinë, epikën, lirizmin e intrigën tok me ironinë brenda. Struktura e saj thyen konventën kronologjike dhe didaskalitë e tjera teoriko-letrare. Sa përshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndërhyn fragmenti i letrës që mund të lexohet si dialog e monolog njëkohësisht; sa shfaqen vlerësimet dhe kujtimet e shokëve të heroit, kur befas, për mes prezentit historik shfaqet heroi në burg, në betejë a në ekzil. Ndërtimi i profilit të heroit, të personazhit, të luftëtarit pa praninë e tij të drejtpërdrejtë, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore dhe tepër për lakmi e autorit. Nganjëherë kam mbresën se po e lexoj te kstin e një pastruesi të palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramën e personazhit, po aq edhe të vetvetes e të bashkëkohësve e bashkëkombësve.
Gjithsesi një vepër e denjë që sa lartëson autorin në lagjen e krijuesve letrar, për aq i bën nder veprës së lavdishme të Fehmi Lladrovcit.
Dalja
Këto gjëra në njëfarë dore do të mund t‘ia thosha autorit në disa radhë teksti me postën elektronike, por do të pandehej një kortezi sa për të thënë, madje edhe po ta fryja me përgëzime e lavdërime do të mund të lexoheshin si broçkulla që përtypen përditë dhe pambarimisht. Duke qenë rebel i pandreqshëm në këtë plan bëra mendjen top dhe, sikundër thashë më herët, duke hyrë në një zonë të furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha që si Migjeni «pash me pash t‘i bie ferrit». Ferrit tim shpirtëror. Këtu e kam fjalën. Duke i stampuar në libër këto gjykime të miat, mund të pranoj çfarëdo «mallkimesh» e kritikash, po assesi hipokrizinë.
Adem Gashi
Shkrimtar
Pershendetje serisht,
Me falenderime per te dy ju zoterinj te nderuar.
Një analizë e shkelqyer e z. Bedri islami. Hedh dritën e duhur në labirinthet dhe skutat e manipulimit dhe te keqperdorimit politik te kauzave dhe qellimeve te ish te perndjekurve politikë. E bën me saktesi dhe prova e pohime te admirueshme. Eshte bindes ne ate qe shkruan. N.q.s do te isha i perndjekur politik shkrime te tilla do te me sherbenin per t’i thirrur mendjes dhe per korigjim. Bedriu te ve perballe fakteve ku s’ke nga luan,te tregon kush eshte fajtori kryesor ne historine e tyre te pas 90-ës. Ata qe nuk dine të nxjerin mesime nga përballja me realitetin qe jep Bedriu, le te vazhdojne t’i mbajne ison saliut!? Por me duket se janë te zenë ne kurth me te kaluaren…..? Aq me keq do te jetë per ta kur nje te drejte e kerkojnë duke udhetuar neper labirinthe te ndotura morale? Saliu di t’a shfrytezoje mire dobesine e tyre dhe sic e ka zakon do ti shtrydhe e do ti hedhe pa asnje brerje ndergjegje. Nxirni mesime po ju thote Bedriu o te përndjekur,përndryshe nëse vazhdoni pas qerres se saliut ç’ka do te thotë “pas qerres se perdhunuesit tuaj sistematik”nuk do t’ju kemi asnje borxh per t’ju dhenë!? Persekutimi juaj nuk mund te lahet ne ujin e ndotur të atij qe vetem ju ka ndotur!? Nëse do te rezultoje edhe në të ardhmen keshtu, mund t’ju themi se persekutimi juaj ka dashur te lahet me krimet e saliut dhe për rrjedhojë historia juaj mbyllet ketu. Pa asnje detyrim te shoqerise ndaj jush. Nuk mund te fitoje e drejta juaj kur per te zgjidhet mënyra kriminale e fitimit te saj? Saliu kurre nuk ju ka pasur xhan por ju ka dashur si dash për kurban? Nderime z. Bedri
Pushteti i PD, ne krahasim me pushtetin e PS, te pakten nuk emeroi persekutore te tipit Fehmi Abdiu, si Kryetar Gjykate Kushtetuese ( ?! ). Ky kriminel qe ka denuar me varje Havzi Nelen ne 1988 per tentim arratisje, duke shkelur dhe ligjet ne fuqi, ish deputet i PS, eshte nje nga qindra shembujt qe tregojne se PS nuk ka goje fare te flase per te persekutuarit reale te komunizmit.
Shume rrace e poshter paskan qene komunistet, hyne si skutha dhe ne PD dhe e infektuan kete levizje qe duhet te perfaqesonte demokratizimin e vendit, shkurt e sabotuan demokratizimin e shoqerise. Ne SHBA e Europe jane shperndare si metastazat, po si hane buke HIPOKRITET atje, gjithe jeten kane vjelle vrer kunder ketyre vendeve e tani i hane buken.
Ky paska qene “njeriu i ri socialist” qe krijoi PPSH, i pa fytyre, hipokrit, pa karakter dhe qe ha ate qe ka vjelle dje.