Si u bë e ditur nga mediat, Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka, megjithëse një parti e profilizuar si pjesë e popullsisë shqiptare çame, jo rastësisht, deri më tani do të dalë me dy kandidatë për kryetarë bashkie. Konkretisht në Librazhd, ku do të kandidojë kryetari i deritashëm i bashkisë nën siglën e AP, në Dibër, ku përsëri do të jetë një figurë e njohur nga të majtët dhe në Shijak.
Ndërkohë, socialdemokratët e Gjinushit do të kenë një kandidaturë të tyre në Fier, gjë që ngushton, sado pak diferencën mes së majtës dhe të djathtës në këtë bastion të ndjeshëm të së majtës. Ende nuk dihet se si do të venë punët deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e kandidatëve, e për më tepër me listët për anëtarë të këshillave bashkiake, që po ashtu, jo rastësisht, mund të sjellin befasi të ndryshme.
Të dy formacionet politike që cituam më sipër, dy vite më parë ishin pjesë e koalicionit të së majtës së mbledhur rreth socialistëve dhe kishin ndikimin e tyre, duke sjellë diçka më shumë se 20 mijë vota në hambarin e koalicionit qeverisës. Fakti i lënies së tyre jashtë qelizës fillestare, si të thuash, mos hapja e derës për atë që ishin dakorduar më parë, ishte një shenjë , deri diku e mospërfilljes, por më shumë e copëzimit të pushtetit, jo drejt së përbashkëtës, por drejt një kufizimi pushtetor, çka mund të jetë edhe më tej një shkas për hidhërime të mëtejshme politike.
Por në dyja rastet e sipërme nuk besoj se bëhet fjalë thjesht për hatërmbetje ose hidhërim. Unë mendoj se janë dy gjëra të ndjeshme, nganjëherë themelore, të cilat, nëse nuk llogariten me kujdes, mund të sjellin befasi të hidhura për vetë ata që i ndjellin.
Aleanca Popullore është një risi e jetës politike në Shqipëri.
Ndoshta është partia më e re e krijuar në këtë vend, e cila, siç ka shumë gjëra në dy krahët e saj, do të kishte edhe dy njësi politike të shqiptarëve çamë. Fakti që partia e Shpëtim Idrizit ishte krijuar më parë, i dha asaj të drejtën e shpallur se vetëm ato ishin përfaqësues të vërtetë të kësaj pjese të madhe të popullsisë sonë. E po ashtu, fakti i lëvizjes së tij politike nga njëri poltron tek tjetri, pa pasur asnjë merak se mund të ishte gjithçka e zbërdhëluar, tashmë jo vetëm që nuk përbën sekret për askënd, por si duket ka ardhur një kohë që ajo merret si aftësi e meritë politike.
Të kesh kaluar nga poltroni i Nanos tek prehri i Ramës, për të shkuar tek bathoret e Berishës dhe për të riardhur tek postet drejtorore të Ramës, në Shqipërinë e sotme nuk është ndonjë mëkat politik. Mjafton që të kesh kurajon për të bindur veten dhe të tjerët se rruga e përfitimit kalon nga poltroni i kryetarit, dhe të ndjehesh i qetë.
Dy vite më parë, me të drejtë u mendua se duke faktorizuar një lëvizje tjetër politike brenda popullsisë çame në Shqipëri, e majta e bashkuar po sillte në vëmendjen e të gjithëve nocionin se mund të qeverisej ndryshe, bëri që shumë njerëz nga kjo trevë, por edhe jashtë saj, të ndjehen natyrshëm brenda Aleancës Popullore, duke e parë këtë si një risi politike. Edhe vetë AP u ndje e tillë, mendoj unë, megjithëse nuk kam pasur kontakt me drejtuesit e saj.
Por, duke qenë pjesë e një aktiviteti të tyre, me të drejtë mendoj se arsyeja ishte më e thellë se ajo për të cilën ishim mbledhur. Ajo kishte të bënte me dy gjëra: Ose ruajtjen e nocionit të një politike serioze, ose thyerjen e saj dhe kalimin në një filial politik i partive të mëdha.
Po të marrësh listat partiake që përbëjnë koalicionet e sotme, më shumë se dy të tretat e tyre nuk dihet se kush janë, nga vijnë dhe kë përfaqësojnë. Që nga e djathta ekstreme, e djathta më liberale, qendra e djathtë dhe deri tek e majta ekstreme, janë bërë së bashku, duke lënë pas dy formacione të moderuara, njëra nga të cilat rishtare, por e suksesshme në politikë, dhe tjetra, që nga fillesa, por duke e ruajtur profilizimin e saj politik.
Aktualisht, e majta në pushtet, megjithëse ka lënë pas në dy vite shumë më tepër nga sa është pritur, dhe mjerisht jo gjithnjë të mbara, ka nevojën e domosdoshme të faktorizohet edhe përmes votimit të 21 qershorit, që më shumë se një votim i zakonshëm lokal, është i ndjeshëm për shkak të ndarjes së re territoriale dhe për afirmim të politikës qeveritare.
Për këtë, kjo e majtë pushtetore, ka nevojë për mbledhjen e çdo rrëkeze politike, e për më tepër për prurje të mëdha si ishin AP dhe PSD. Nënvlerësimi i çdo vote mund të sillte një pengesë serioze për të vazhduar punët e mëdha që janë projektuar, disa nga të cilat ende nuk kanë nisur.
Është foshnjarake që zëdhënës partiakë të së majtës, sidomos nga socialistët, ende pa nisur si duhet dasma, thërrasin se e morën nusen. E po ashtu, të duket tejet naive që, po këta, disa nga të cilët të ardhur në strukturat partiake nga joshja e pushtetit, megjithëse të rinj të arsimuar, e shohin ndarjen politike me një vështrim që i takon shumë viteve më parë.
A bënë mëkat AP dhe PSD , të cilat, më në fund, e kanë vendosur të dalin në katër njësi të ndjeshme, me kandidatët e tyre?
Në këndvështrimin e atyre që thashë më lart, të cilët, jo saktësisht mendojnë se të fuqishmit i duhet bindur pa bërë zë, edhe kur ai nuk të hap portën, edhe kur ato që ka nënshkruar i bën lesh e li; edhe kur të ka thirrur për të krijuar një dualizëm partiak të dobishëm dhe më pas merr gjysmën tjetër, edhe pse e di se është e kalbur, atëherë, po. Kanë bërë mëkat. Nëse e sheh nën prizmin e njerëzve që u kanë besuar këtyre forcave politike, qofshin që në lindjen e pluralizmit si PSD, qofshin të sapo futura në këtë rrugë, si AP, atëherë kjo është e natyrshme.
Më parë se këto parti politike të kenë lidhur një marrëveshje me socialistët e fuqishëm, ata kanë bërë një marrëveshje me atë pjesë të elektoratit të tyre, të cilët u kanë besuar. Kjo është edhe marrëveshja më e rëndësishme, tej së cilës, të tjerat, nuk janë edhe aq të dorës së parë. Në Shqipëri ne kemi një përvojë politike, e cila, edhe pse mund të ketë shumë kundërshtarë, përsëri ka pasur një rrjedhim tej asaj që është pritur.
Në zgjedhjet e vitit 2013 të gjithë kanë pritur se LSI do të ishte e fundmja e kavallit politik, në fakt vetë arnimi i kushtetutës kishte këtë qëllim, kurse de fakto, ajo, edhe pse nuk pritej, u bë muri ku mbështetet çdo qeverisje e sotme në Shqipëri. Ajo nuk bëri gabimin të hiqte rrëkezat e politikës, një mëkat që po ndodh aktualisht në politikën e ditës.
Kur mendoj se e majta ka nevojën e çdo vote dhe se euforia e fitores ende pa nisur shumëçka është e dëmshme deri në palcë, unë kam parasysh një precedent politik që ka ndodhur në vitin 1992, kur e djathta, e ardhur në pushtet përmes një votimi përmbysës, disa muaj më pas, ajo humbi po ashtu, përmes një votimi përmbysës në zgjedhjet e para lokale. E majta ka nevojën të mësojë edhe nga fajet e gjynahet e kundërshtarit të saj politik, po aq sa ka nevojë për të mbledhur rreth vetes të gjithë ata që e mbështesin pushtetin qendror, si një hallkë për të bërë rilindjen e një vendi ku janë përmbysur shumë gjëra.
Lehtësia me të cilën ndërthuren inatet e vjetra dhe të reja, ngushtësia e mendimit për një spektër të gjerë politik e shoqëror, bën që të krijohen hulli rrjedhëse të votës popullore.
Më është dukur e habitshme se si në qytetin e Shkodrës, ku është toleranca një njësi jetësore, në radhët e trupës që bën pjesë në fushatën e Keti Bazhdarit, më e spikatura në të gjithë kandidaturat e zgjedhura, nuk ka shumë figura të njohura, të reja ose të hershme, të arsimuara edhe në botën perëndimore, vetëm nga shkaku absurd se kanë qenë dikur në stafin e Tom Doshit.
Ashtu si më është dukur e habitshme se si elita drejtuese e socialistëve, në këtë kohë kur duhet fjala e saj, jo thjeshtë deklarative e nganjëherë mediokre, ende gjejnë kohën të merren me vetveten dhe të lënë pas dyerve ata që ishin pjesë e rëndësishme e tyre.
Fushata ka ardhur. E rrëmujshme në fillim, e ethshme më pas dhe gati shpërthyese në ditët e fundit të saj. Kështu ka ndodhur gjithnjë, dua të besoj se pjesa e fundit nuk do të ndodhë kësaj here.
Por ajo ka filluar edhe me përshfaqjen e inateve, të hidhërimit, por edhe të strukturave që ende e duan identitetin e tyre politik, edhe kur kjo duket se është e pamundur. Por ajo ka mbartur me vete edhe ankthin e minutës së fundit, si ka ndodhur shpesh herë. 3 mijë votat që ndajnë të majtën nga e djathta në Shkodër nuk mund të kapërcehen nëse nuk gjenden rrugët e përbashkëta. Në shumë zona të reja zgjedhore do të duhet shumë më tepër se figura karizmatike e Ramës dhe fjalimet e tij elokuente. Përtej batutës së çastit, me të cilat njerëzit ndjehen një çast të ngazëlluar, ndërsa kthehen në shtëpi, ata fillojnë e mendojnë për hallet e tyre të përditshme.
Të dalësh mbi veten, kjo ka qenë gjithnjë e vështirë për politikën tonë. Si do të shkojë kësaj here? Nëse nuk mblidhen “rripat” e fushatës dhe nëse ajo nuk drejtohet nga të gjithë së bashku, duke pasur përpara tyre njerëzit me mend, shumë gjëra mund të na surprizojnë. Uroj që surpriza të jetë nga e mbara, nga një qeverisje solide mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Për këtë ka një fillesë: Të mos harrohet burimi i vjetër.
Një këshillë Ramës: Mos e thaj burimin e vjetër, pa të nxjerrë ujë i riu
Botuar në 31 Mars 2015
Si bënë të njohura agjencitë e lajmeve, kryetari i Partisë Socialiste dhe ai i njërit kre të partive çame në Shqipëri, Shpëtim Idrizi, bënë një marrëveshje paraprake, gjysmë politike e gjysmë pushtetore, për të qenë së bashku në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në këtë botë fluide të politikës shqiptare një lidhje e tillë, shpeshherë e të kundërtave, si duket po bëhet mëse e zakonshme. Partitë e vogla, në luftën e tyre për të mbijetuar politikisht dhe ekonomikisht, shtyhen gjithnjë nga i çon era e përfitimit, jo vetëm politik, dhe ajo që u firmos dhe do ligjësohet nëpër kanalet partiake, nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimi i përrallës së vjetër nën autorët e rinj.
Prej kohësh është pritur kjo lëvizje e Idrizit dhe e partisë së tij drejt së majtës në pushtet. Koha që u zgjodh nuk përbën asnjë veçanti në jetën e saj, pasi, tashmë në lëvizjet majtas-djathtas, gjërat po bëhen të zakonshme. Fakti që jemi në pragun e zgjedhjeve vendore, vetëm se e ka përshpejtuar një kronikë të paralajmëruar, por ajo që çudit më tepër është lirshmëria e politikës së Edi Ramës për të bërë e zhbërë lidhje të reja e për të harruar të vjetrat.
Gjëja e parë që më është kujtuar ndërsa dëgjova për këtë koalicion, ishte një fjalë e urtë në veriun e Shqipërisë. “Mos e thaj burimin e vjetër, pa të nxjerrë ujë burimi i ri”. Përse më është kujtuar?
Në zgjedhjet e 23 qershorit të para dy viteve, Edi Rama, në emër të PS-së bëri një koalicion të gjerë me 42 grupime politike, që nga më të njohurat dhe deri tek ato që as në google nuk i gjen dot. Ishin aty që nga më të vjetrat, si socialdemokratët e Gjinushit dhe të Demokracisë Sociale të Milos e deri tek disa rrënjëza partish që nuk e di askush më, se ku janë dhe nëse janë. Mes tyre, ajo që u quajt nga Meta dhe liderët e tjerë si “surpriza” e zgjedhjeve të 23 qershorit do të ishte një njësi e re politike, e prirë nga një drejtues i ri, karizmatik, modern në perceptimin e politikës, pa asnjë lloj interesi për të bërë pasuri përmes politikës, ndoshta edhe ka humbur prej saj, i quajtur Artur Dojaka. Do të ishte partia e dytë që kishte në thellësi të programit çështjen çame dhe kjo nuk do të ishte e habitshme për askënd. Më shumë se sa një parti e mirëfilltë politike, Aleanca Popullore ishte një grupim i ri, me një spektër të gjerë prej 12 partizave, shoqatave dhe grupeve të tjera të interesit, dhe më tepër se sa gjithçka, profili i saj politik ishte një kundërthënie e asaj që kishte ndodhur me partinë tjetër çame, të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Nuk e di se si do të jenë ndërlidhjet e tashme apo të së ardhmes mes Edi Ramës, si lider i socialistëve dhe “Aleancës Popullore”, ashtu si nuk e di se si do të jenë këto lidhje mes tij dhe Skënder Gjinushit, mes tij dhe Paskal Milos, apo ndonjë njësie tjetër partiake, që sado-kudo u bënë pjesë të atij një milionëshit që e solli në pushtet.
Harresa është veti e spikatur e liderëve politikë tek ne, krejt ndryshe nga sa mund të ndodhë në vendet e tjera, ku profilizimi është bërë po aq i natyrshëm, sa edhe aleancat e njohura prej dekadave. Do të ishte jashtë mendjes nëse një ditë partia e Merkelit, CDU, nuk do të ishte në një bashkësi me simotrën e saj, CSU, e cila, megjithëse shtrihet në landin e Bavarisë, është pjesë e strukturës partiake, do të thosha, e pashqitshme. Të gjelbrit dhe socialdemokratët gjermanë, janë e njëjta gjë, por në krahun tjetër.
Edi Ramës, si duket, i është dashur të zgjedhë mes dy linjave të politikës që kishte ndërkohë pranë vetes: Mes socialdemokratëve dy krahësh që po largohen dhe të rinjve që vijnë, megjithëse pala që ikën ishte prej kohësh aty, dhe pala që vjen ishte në kahun e kundërt.
Nuk e di se si ka vendosur të jetë Aleanca Popullore e Artur Dojakës; në mesin e koalicionit të ri apo jashtë tij: Por e di fare mirë se mes dy partive të frymëzuara nga çështja çame në veçanti, ai bëri zgjedhjen e parë.
Shpëtim Idrizi nuk është i panjohur tek socialistët. Ai ishte dikur pjesë e strukturave të larta të partisë, anëtar i kryesisë së saj; njeriu që kishte si emblemë të tij Fatos Nanon, prej të cilit mori njëri pas tjetrit poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore, dhe më pas, përsëri nën siglën e partisë së dikurshme ai u zgjodh deputet i qarkut të Vlorës. Pastaj, si në një të zakonshme, ai iku nga socialistët, shkoi tek demokratikasit në pushtet, të cilët e shpërblyen me një sërë postesh të dorës së dytë, por ku kishte mjaftueshmëri rrjedhjesh financiare, për të ardhur përsëri tek njerëzit e pushtetit, kësaj here socialistët.
Në të vërtetë nuk e di se si mund të shpërfaqen bindjet politike kësisoj dhe mund të jem i gabuar, por e di krejt mirë se është krejt e mundshme që pas zgjedhjeve të 21 qershorit Idrizi dhe shokët rreth tij të ndërmarrin rishtas një kthesë të re, përsëri drejt “asnjanësisë” së pushtetit.
Shpëtim Idrizi është një burim i ri në lidhjen e së majtës. Për më tepër, një burim i ri që del nga një brimë që më parë ishte tharë. Burimet e dikurshme të PS-së po mënjanohen pa asnjë droje dhe askush nuk e di nëse “burimet” e reja, qofshin edhe idriziane, do të kenë “ujët” e pastër.
Ndërkohë një forcë politike si ajo e Aleancës Popullore, që u krijua si një kërkesë kohore për të mos manipuluar me një çështje të rëndësishme kombëtare, si është ajo çame, duhet të ndjehet rëndë, jo ndaj vetes, por ndaj atyre që i besuan dhe që bënë të mundur që forca e së majtës të rritet edhe më tej asaj që ishte pritur. Nëse Aleanca Popullore ishte surpriza e zgjedhjeve të 23 qershorit, aleanca e re Rama-Idrizi është surpriza e 21 qershorit. Çfarë do të dalë prej saj, askush nuk e di. Por jam i bindur se është diçka e përkohshme, si të gjitha ato që bëhen për hatër të pushtetit. Lidhja pushtetore ka qenë gjithnjë kalimtare dhe e pabesë. Uroj të mos ndodhë kështu, megjithëse jam i bindur se do të ndodhë. Në fund të fundit kështu ka ndodhur edhe më parë në këtë trevë të mbushur plot me partiza dhe partiçka.
Të ndërrosh partnerë për hir të votave, ndoshta mund të jetë politikë e mençur e ditës. Por nuk është e së ardhmes. Sepse vjen një ditë, që ashtu si i ndërron, ashtu edhe të ndërrojnë. Mos i beso atij që, duke ikur, hodhi gurët pas vetes. Besoji atij që edhe pse i larguar, i mblodhi gurët për të mos penguar. Ndoshta kjo është një këshillë edhe për Edi Ramën.


Ky Idrizi esht nje cam nga me te pa beset dhe nje muhexhajdin Islamik se bashku me ate kok ducen tjeter Muhedinin!!Keta jan sherbetor te Turqise dhe fallsifikatore te ceshtjes came.
Rames ti vij turp qe afron keta hajdute dhe trafikante droge
Shikojeni kete video
🙂
https://www.youtube.com/watch?v=vBl7STH37hU
Deklarate e Kryetarit te PS, Edi Rama ne 24 prill 2013
“Me thënë të drejtën duhet të pranoj që Saliu është fenomenal në konkurrencën e pashpirt që i bën Portokallisë, sepse sot tha: “Në 2009-n ishin 35 parti, sot jemi 25 dhe kjo është një tjetër arritje e madhe”. E quajti të djathtë dhe të qendrës, por në fakt për këdo që ndjek politikën në këto vite nuk është gjëkundi një koalicion i djathtë, por është një qendër grumbullimi mbeturinash politike, pas rrënimit të 8 vjetëve. Mbeturina republikane nga shpërthimi i korrupsionit në Gërdec, mbeturina monarkiste të mbretërisë së zullumeve këtu afër në ministrinë e Mbrojtjes, mbeturina demokristiane të disa llojeve të mbledhura në rrugën e ateizmit korruptiv, mbeturina balliste, nga koteci i pulave të korruptuara të oborrit të pushtetit të Saliut, mbeturina pseudoçame nga hallva korruptive e Havasë dhe nga bollokumja korruptive e Qifes, mbeturina gjithfarë, ku sigurisht nuk mund të mungonte, o Zot, si mund të mungonte kazani simbol i riciklimit të mbeturinave politike, Lufteri i madh, Xhuveli i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot. Kjo është qendra që Saliu ia paraqet Shqipërisë në rrugën e luftës me Gjermaninë për të zënë “vendin e parë” në Europë për zhvillim ekonomik, se të dytin e ka zënë në këtë mandatin e tij të dytë. Skena është e qartë. Në qendër kemi mbeturinat e lartpërmendura, me Saliun në krye, në mes djathtas kemi një PD pa Saliun, që e quajnë FRD, ndërsa përballë koalicionit të mbeturinave të rrënimit 8-vjeçar kemi Aleancën për Shqipërinë Europiane, një front që shtrihet në të gjithë spektrin politik ku bëjnë pjesë shumë parti.
DUHET TE QESHIM APO TE QAJME???
Problemi me i madh, i nderuar analist eshte ae Edi Rama pp than cdo dite e me shume lumin nga erdhen 1 milion votat qe e bene Kryeminister, vete Partine Socialiste, pa pjesa me e madhe e burimeve te tjere jane burime qe nuk kane nxjerre kurre uje…
Jam shume dakort me autorin por do shtoja nje gje. Socialistet jane plotesisht dakort qe te bashkepunojne me koalicionin e 21 janarit dhe jo te 1 prillit. Por eshte Rama qe as nuk pyet asnje socialist por i merr vendimet vete neper kafene dhe restorante me Ilir Meten. Socialistet, qofte keta edhe anetare kryesie i marrin vesh vendimet e Rames ne televizor si gjithe populli. Prandaj sduhet kerkuar korrigjimi nga socialistet, por nga Rama. Dhe socialistet e shumte po i thone keto probleme haptaz. Por socialistet e medhenje, ne kryesi e ne forume, duhet te ngrene zerin dhe mos te kene me frike nga kryetari. Koha e Enver Hoxhes ka mbaruar prandaj duhet te flasin.
Lexoni deklaraten e Rames para nji viti:
http://www.gazetadita.al/rama-firmos-me-dojaken-ja-6-pikat-e-angazhimit-te-ps-dhe-ap-per-ceshtjen-came/
HAHAHAHAHAHA 🙂
O I.CAMI
A VERTET I KA THENE RAMA KETO?? I KA SHARE NGA NENAT DEPUTETET E PDUI TANI U MER NE KOALICION??
JAJAJAAAA 🙂
AMAN A EKZISTON ME VIDEO KJO THAGME???
sotiri, videoja qe sgjeron kalushi pak me siper eshte videoja ku Rama thote keto per partine e Idrizit.
Eshte ngrene turpi me buke tashme, kot qe flasim e shkruajme
mire e ke ti ..po Rames i duhet qeverisja..dhe Camet ne 2013 votuan me shumice PDIU dhe ndaj dhe kan numrat.Votat qe mori nga aleanca ,,NUk dalin..prandaj i duhet Idrizi.se i del llogaria.Po nuk doli llogari ,C’te bej Rama..apo te presi sa te vij partia Popullore ne parlament..Ka 5 mandate Idrizi…Me votat e Idrizit miratoi Ref.Territoriale Edi Rama,,e cila esht shum e rendesishme..Tani cti besh qe keta funderina i futi ne parlament Saliu..Rama tani do tu jap pergjegjsi dhe do i perdori se esht problem po te shkojn prap tek Sala..Ai do perdore keto mandate qe ne te ardhmen te mos perseritet prape Epopeja e Sahan lepiresve,,Ose kush e kruan me Ligjin,,perfundon si kreu i Interpolit sot,Ne pranga.Idrizi kerkoi 5 bashki ..Rama i dha 3. Mire dhe kaq.
Si u dukerka Idrizi ne ket foto
Ky tjetri nga pas…
Hmmm…
Edhe Klani aty per te filmuar pornografin e radhes.
E bukur
@@@@@ Kalushi ? Video e shkëlqyer që provon katërcipërisht futjen e turinjve të Edi Ramës në kazanin e mbeturinave “pseudoçame” siç e etiketoi kazanin e mbeturinës Idrizi ! Vetëvrasje politike e tradhëtarit të së majtës Edi Rama? Nderime! Nuk ka provë më bindëse për perversitetin e këtij njeriu të çorbës antimajtiste e putaniste!
Bedri
nuk me burra Shqiperia
Burrat jane ikur ne p…te semes
Erera te ftohta po fryjne edhe jashte Shqiperise
Keshtu qe shpresa se dicka do rregullohet shpejt eshte e vaket
Keshtu do veje sot e mot
Kush ka paran, e ka te fituar davan
Kaq e thjesht esht
Mire do ishte qe 4 deputetet te kalojne majtas dhe Idrizit ti fusin nje shkelm bytheve,mashtrus ordiner.
Artur Dojaka shqiptaro-hebere me lidhje ne Izrael,vertem ai mund te beje dicka per tokat e cameve,Idrizi lidhjet i ka vetem ne Anadoll.
Po ti Tonin që shane fyen çfarë je?. faktoje. Nuk të vjen turp.
Lane nam keta çamet!
Camet nuk jane prapa LSI per korrupsion; madje jane konkurrente, ndaj me pelqeu menyra e shprehur nga autori: “… dhe askush nuk e di nëse “burimet” e reja, qofshin edhe idriziane, do të kenë “ujët” e pastër.”
Camet kane sigurimet shoqerore, po bejne namin, kane edhe plot vende te tjera dhe PS nuk i ka levizur qe kur erdhi ne pushtet, pavaresisht se i ‘paskerkesh share” sic tregon video me lart. Politika eshte kurve o popull, por shikoni familjen tuaj.
Po te shohesh politiken shqiptare ne pergjithesi, majtas si djathtas, te krijohet pershtypja se i ka zene semundja e ushtareve (me falni deputeteve) te PDIU.
Nuk duhet medoemos te jesh me origjine came, per te dhene figuren e dallkaukut apo surratin e ndyre te shqiptarit te degjeneruar.
Ne nje vend si yni, ku peshen me te madhe politike e ka nje politikan qe u pa me ze dhe me figure duke vjedhur pronen e perbashket, nuk ia vlen te merresh me PDIU e cameve. Ata, vetem mundohen te imitojne balozet e zinj te korrupsionit dhe metodat e tyre te te berit milioner duke vjedhur dhe coptuar edhe vleren e fundit te ketij vendi.
Bravo plako ashtu esht e se luan topi!!
Patriot per te rjepur popullin me punen e Camve!!
Kur camet e krishtere te flasin pa droje gjuhen e nenes,do ti hyjne dridhmat greqise!
Kur do vij ajo dite qe camet te shkojne ne Cameri do jete dita me e lumture per popullin shqipetare,se me kete rast do te lirohen dhe pronat dhe tokat qe kane zene ketu…apo i duan te dyja ata…i tha nje dite kulpra lisit..te mbeshtetem pak se jam lodhur shume….jo i tha lisi se me bezdis….po pak fare sa te shplodhem nje cik…he te lutem….mire i tha lisi mbeshtetu…kulpra aq deshi dhe i hodhi gjithe deget e saj dhe per gjithe naten e zaptoi lisin e ngrate deri sa i zuri frymen dhe ai u tha fare…..
Trebeshina te njejten gje duhet te bejn tropojanet ne tiran ,
te njejten gje korcaret , skraparllit, gjirokastritet
po ne ket vend kush nuk esht shperngul nga vendi ku ka lindur dhe ka ardh ne nji vend tjeter per te permisu jeten
kjo esht per lopcar si puna jote qe vjen era bajg dhe don me na dhon fabula
camet erdhen nga halli fundi fundit sd dikush ose me sakt nje shtet i masakroi dhe erdhen ne atdheun e tyre qe esht po aq sa i yti
Kan bo prona po doemos duke thy kurrizin apo ne koh te enver hoxhes i ben doktora
ne rast se je inatci sme ngel te them se plas nga inati dhe derdellit neper forume duke shperndar urrejtje
lisi po te jet i shendosh nuk ka shkurre qe i ben dem (camet nuk jan kulpra) po lisit i duhet te punoj per shendetin e tij jo te derdellisi kafeneve
kater politikanet cam nuk jan etaloni i camit me mir me than jan po aq muta sa sala, nano, meta, prifti, bode topalli e plot te tjer
camet do jetojn ne shqipri(jo atje ku je ti te jesh i sigurt)
Se xhqipria esht atdheu i camevd te pelqen ose jo zotris tate (ne rast se duhet te te qyaj zotri)
Me bukur uke behet e vrasin naten e te qajne diten.
Shpetim i ka te gjitha epitetet e ndyra,ai ka mxjer ne shitje drejtorat me ne krye mafjozen Vjollca k….
Se pse e kam nje ndjesi qe ky Ed Rama nuk ja thote matematikes,gjithashtu edhe Lir Meta eshte i shkathet ne aritmetik (pune shifrash) por per me teper nuk e ke !! Dihet nga te gjithe qe ne koalicionin e majte jane perfaqesuesit e komunitetit Cam,te drejtuar nga Artur Dojaka kryetar i Aleances Popullore. Pak rendesi ka nese Rama dhe Meta duan t’ja fusin Dojakes,interesante eshte te dime nese Dojaka ka ndonje ‘surprize’ per keta te dy….?! Nga origjina i ka tre C ne kurriz (cam,cek,cifut),por edhe mbiemrin e ka premtues Dojaka-Dajaku. Maxhoranca i ka shifrat ne Parlamet,por keto ‘blerje’ votash ne vend qe ti shtojne numrin ndoshta mund ta pakesojne ate. Sipas informacionit shume deputete te majte jane kunder bashkimit me PDIU,disa sepse u humbet vlera e tyre si deputet dhe me pak te tjere per arsye parimore. Sidoqofte fjalet se Aleanca Popullore do te kete brenda vitit grup parlamentar (7 deputete) duket se po marrin kuptim.
Nje analize e degraduar dhe pa linja logjike eshte titulli i ketij artikulli. Hajde bejme nje artikull per idrizin dhe themi ca te na vije per mbare. Reforma territoriale u miratua dhe eshte fakt qe do te thote se ska me vend per dyshime. Deputetet e PDIU po gjejne mbeshtetje tek Ps dhe tek Lsi ne menyre personale, por shpetimi nderkohe e ka gjetur mbeshtetjen ka projektuar qarte objektivat e partise se tije dhe pret materializimin. Jeni shume amatore nese doni te beni ndonje artikull me qellime dasha keqe per SHPETIMIN duhet te ngriheni nje here ne nivelin e tij pastaj te flisni
Ti qeke bolla me lara i idriz kurves,,,,fliske edhe per nivele ti more qurrash
Nuk ke faj,,,qeni leh,aty ku ha,,por qenke alamet Qeni,,kuptohet mire
Qen me nivel,,o pikaaa
Me sa di une politika eshte interes,po nuk ja fute do ta fusin,Idrizi si cam qe eshte i ka te mprehura keto shqisa.deputetet came jane shume te lidhur,shkrimi ka ide te gabuar se ka probleme ndermjet tyre.Camet jane te lidhur pa qene deputete imagjino kur behen te tille.Nese i ke inat po duhet ti japesh hakun,jane punetore,te zgjuar dhe tregtare te zot,perfundimisht kane leke,te gjitha keto bejne dhe politiken.Sh Idrizi eshte lindur dhe rritur ne Tirane,kur pretendojne se bejne politike disa qe nuk i ka ikur akoma balta kepuceve nga fshati pse mos te beje dhe shpetimi.
Sepse nuk i takon more idiot
Ai i ben hyzmet lekut,,,kurse ti ,,,dyfekut,,,me fal , tastieres
Shpetim Idrizi vodhi me Berishen dhe tani prap…..yurp shkerdhata
camet do marin tokat ne turqi dhe anadoll sepse atje e kane vendin, qe kurse Ps beri aleance me keta vulosi humbjen e saj. Te gjithe shqiptaret kuptuan se edi rama beri aleance me dhjallin per te ardhur ne pushtet. Po afron ora e madhe………………..
kujdes thepin e kallashit o trim se çamet ta fusin ne by….th tyten dhe ne te nxjerr nuk i dihet
se ku e kan vendin çamet me mir pyt mamin se bo vaki ka nenji ne krevat
SA TURP ME VJEN QE PERFAQSOHEMI NE CAMET NGA KETO FYTYRA KETA JAN CA HAJDUT CA MASHTRUSA QE NE CAMET SI KEMI NE TRADIT??
Mire qe erdhi koha qe shqiptaret dolen me shumice ne greqi dhe pane se cfare eshte cameria.dhe natyrshem lind pytja,nga vine familjet e ketyre deputeteve came e nga vine familjet e te tjereve,a mund te krahasohet cameria me laberi e skrapar,me kurvelesh e erseke,e mos te flasim per veriun pastaj se na ze frika.keta kane qene te pasur atje dhe te pasur u bene,thone qe kan marre toka,po nuk kam degjuar te vriten per toka.Keta ne foto dhe camet e tjere nuk eshte se kane bere sot aleance me Ramen,ata me ate kane qene,apo e harruat Gaz Demin e PS.apo Leonard Demin e PD,pra camet jane nga te dyja anet,e sa te rrine te tjeret te mendohen cami hengri kacilen.Thone se femra bukur shkon te budallai.po kjo nuk vlen per lekun.ai shkon gjithmone te i mencuri.
Cami eshte si ai qeni qe leh vetem aty ku ha. Te dy keta bythecerit Demi kane qene njeri zagar i Nanos dhe tjetri zagar i Berishes. Sot nuk e di por ka mundesi te lehin te dy per Ramen. Rrace e poshter kjo e camit te pabese.
o gjoks grop dhe koka bosh po pse o derdimen ju lihni edhe kur nuk ju japin per te ngren pse ngaterron zorret
nga ishte ai i partis agrare qe ju lepi sa njerit dhe tjetri apo ishte marsian
ti do jesh pa mburrje ndonje çoban mali edhe goja te vjen era bajg
shum urrejtje te paska shpirti po thojn se qeni qe leh te rruan toooo…pet
…po vjell akoma klasa e kompleksit….
Camet asnjehere nuk ishen argat te greqis.
Ne vend te diskutohet per sharlatanin diskutohet per camet.Si tja bejme qe te bejme qe sharlatani te mbaje fjalen e dhene dhe ta beje ps nje parti te majte.kush do ja heq kazmen nga dora se po i shkaterron besimin ne elektorat partise socialiste.
Me keshillu Ramen eshte si me i thene nje prostitute: rruaj nderin se duhet te martohesh e virgjer.
Një bravo për Kris 1 ! “Kush do t’ja heqë kazmën nga dora shkatërruesit të së majtës”? Pyetje e fortë! Them se do t’ja heqin votuesit që nuk gënjehen dhe nuk e japin votën për të keqen e vehtes! Tung!
Edi Rama ka frike nga vota prandaj therrete prane vetes cilen parti qe mundet sepse i duket si nje shpetim dhe nje fitore e parakoheshme.Veshtire do ta kete sepese populli nuk rri ne rreshte me per drejtuesit dhe partite qe jane kthyer ne gangrenen e korrupsionit.Vota e shqipetareve eshte vota per ate qe drejtone me mire dhe qe kerkon nje tjeter shqiperi pa korrupsion dhe pa politikane qe akuzojne njeri tjeterin per vrasje dhe pasurim te paligjshem.
NGA SHIU NE BRESHER,
HAP SYTE O RAMA SE PO BEHESH KAMIKAZE PER HAJDUTAT.
Me kete adrese kam 2 vjet qe shkruaj ketu,bile dhe dje kam komentuar.Shikoje mire o mederator.Ju fl.
Ok.ju falenderoj qe me kuptuat.Politika e tille eshte,ku merr dhe jep,ku jep dhe merr.Keshtu vepron dhe Rama dhe Idrizi,keshtu veprojne te gjithe ku te gjejne,duhen vota ,per popullin mendon Zoti.
Une z. Bedri do thosha : sic thote populli: mikun e ri zere por te vjetrin mos e harro ! Fakt eshte qe tere militantet e se majtes si ata te PS dhe ata te partive te tjere te majta jane rrugeve pa pune – sepse do krijoheshin pas zgjedhjeve aleanca te reja dhe do harroheshin ata mijra votues te majte qe ndenjen 8 vjet e me shume pa pune gjate qeverisjes se PD dhe tani shohin te zhgenjyer si i levizin numrat e aleancave per interesat e tyre kreret e partive ne pushtet ! Por zgjedhjet do vijne prape : dhe populli thote nje fjale te mencur : Kur me genjen nje here e ke fajin ti , kur me genjen per here te dyte e kam fajin une qe te besova heren e pare !
Per hir te se vertetes : Problemin Cam per here te Pare ne Rruge Shteterore e Zyrtare e ngriti Ilir Meta si K/ minister i Rep.se Shqiperise ne vitet 1999 – 2001 , ne Parlamentin Grek kur tha : ne si shtet ame duam te dime per pasurite e pronat came !
Kaq u desh qe Ilir Meta te largohej nga k/ min dhe te fillonte ” katarsisi ” i famshem ne KPD -ne Socialiste qe do t’i hapte rrugen ardhjes se PD ne pushtet nepermjet percarjes dhe shkaterrimit te PS , nen masken e luftes kunder korrupsionit , qe PD e perdori si arme !
Po te ishte PDIU – perfaqsese e cameve , punetore e te vuajtur , nga historia e tyre e hidhur,
Dhe Shpetim Idrizi ( 50 / perqind cam ) kryetar i tyre do kordinonte veprimet me Ilir Meten , por kur LSI u shkeput para zgjedhjeve nga PD , Shpetimi nxitoi qe tja heqe gjithe punonjesit e LSiI dhe te tjere nga puna per te krijuar nje baze votash mbi bazen e pazareve te bera me PD ne pushtet ne v . 2012 – 2013 e vazhdon edhe sot . Tipike ka qene kjo gje nepermjet 2 drejtoreve : Kozeta Mesiti , e cila e kishte bere balte si ne Kesh- in kur minister ishte Viktor Doda e deri sa u largua me turp ne fund si Drejtore e kontollit te Hidrokarbureve ( per ” gjynah ” i ka disa dyqane veshjesh tek ish ” kinema 17 Nentori ” po keshtu edhe Vjollca Braho – me kete dua te them se keta nuk aspirojne per ceshtjen came por per te mbushur xhepat e tyre !
Te gjithe e dine lidhjet e Shpetim Idrizit me Fatos Nanon ! Motra e shpetim Idrizit ka qene – keshilltarja dhe sekretarja e Nanos , prandaj dhe Idrizi u be , drejtor ne Tatime , ne Dogana dhe
Deputet i rrethit te Vlores , pastaj krijoi partne came !
CDO KOMENT ESHTE I TEPERT. !
PREZAQET TE GJITHE NE ZIGRUN SHIPTARE …MJER AI POPULL.TI EDI NJE GJE NUK KUPTON. POPULLI VOTI KUNDER KLASES POLITIKE SHQIPTARE …. .NA ZHGENJEVE OR I ZI NA DOLE BBAJGE NE SHI TE FALA SHOKU A.KLOSIT. BRAVO KALUSHI PER VIDION….
Zoti Bedri pushteti qenka i embel kete semundje paska dhe Rama prandaj duhet thene drejt ketij populli qe jeni te tradhetuar edhe nga socialistet.
Nje foto qe flet shume. Dy qelbesirat politike (qe i buzeqeshin njera-tjetres) qe i kane ulur ne toke kreditet e besueshmerise klases politike shqiptare.
Duke pare kete buzeqeshje dashurore prej qelbesirash me vjen nga zemra ti drejtohem te gjithe votuesve:
BOJKOT KETYRE FELLIQESIRAVE!!!!!!!!!!!
Koalicionin beje te madh sa te duash zoti Kryeminister, por kandidatet na i jep te sakte qe ti votojme ! Psh ne Tirane ke problem te madh sepse nuk ke kandidat. Mbas 4 vitesh turpi ne Bashkine e Tiranes Lulzim hajduti sberi asgje per qytetin perkundrazi rruget u degraduan edhe me dhe sot jane ne nje gjendje skandaloze e kane nevoje per riparime. Ato investime qe u bene ne kohen tuaj neper lagjet e Tiranes jane degraduar po ashtu. Tirana pret doren e nje administratori te afte e te talentuar si ju dikur z Rama ! Shpresat jane tek PS por nese ju do te na jepni nje kandidat me profil politik ne Tirane si Majko apo nje si Erion Veliaj atehere kemi nje alternative qe quhet Gjergj Bojaxhi !
Hahaha Putini dhe Medvedev…nje foto qe flet shume, bravo Rama
Kjo aleanca e edvinit, ngjan si armata Brancaleone.edvin piktor basketbollisti, rilindasi mavri, e snatyroi PS.
Ne politike ndodh gjithcka.Lojrat qe behen jane normale . Nuk kemi pse ti shohim camet me dyshim .Do te benim gabimin me te madh historik te vecojme kete komunitet shqiptar.Nuk jane me te keqije se maloket apo lebrit .Te pakten ,deri me sot ,kane luftuar dhe luftojne nen flamurin kombetar .Nuk jane tradhetar se vendi i tyre i orgjines dikur quhej Iliri .Historikishte kane qene patriot e burra te mencur e kane luftuar per Shqipen .Ne se kini lexuar per ta na dalin me patriot se maloket .Idene e bashkimit kombetare e kane hedhur qysh ne kohen e Ali Pash Tepelenes.Jane keta (camet )qe i dhane Aliut gjithcka per te sunduar ne pjesen me te madhe te asaje qe sot quhet Greqi .Jo vetem Aliu i beri aleate por dhe Porta e larte e Perandorise Osmane ju besoje te drejtonin shtetet qe i kishte nen sundim .Pra duhen vlersuar si shqiptare e jo ti percmojme me epitete si te pa desherueshem.Qendrime te tilla jane tipike me platformat e huaja qe kane dashur e duan qe shqiptaret te jene te percare .
Aleancat qe kane bere dhe bejne jane pjese e lojes politike .Nuk ka azgje te keqe se ke zgjedh si aleat .Keto kane qene dhe jane ne politiken shqiptare .Xhuveli i majte shkoje me Saliun te veteshpallur i djathte sic na beri pershtypje Meta ne 2009 qe ju bashkua Saliut .Te mos kemi frike nga aleancat por nga vendimet e gabuara ne dem te kombit .
KE HARRUAR QE TI KE PIRE TE BURIMI ME I VJETER I VANGJEL DULES.
Titulli i autorit dhe foto e redaksise shume bukur !
– Edi Rama qe ne 1991 njihet per i djathte radikal,rebel, kujtoni fjalen e tij ne 1991 tek stadiumi , po librin e tij “rwefleksione” Edi Rama ,Ardian Klosi. Kalojme sot. Asnje reforme ligjore,administrative, e Edi Rames nuk eshte e majte. Edhe reforma territorjale, edhe pagesa e dritave edhe koncesuioni i plazheve tani dhe cdo veprim tjeter keto dy vite eshte i djathte. Keshtu ju ,te pa privilegjuarit,te varferit,kokepalaret hapni krahun,kaloni tek Lul Basha qe interesohet cdo fjalim per ju……tung
ky asht Idrizi BURIMI I VJETER………Ku ne vitet 1993-1994 i vodhi nje Kosovari me Banim ne Zvicet nja 350.000 dollare!!!!!
Ne shqiptaret sikur kerkuam nga Edi Rama, te vere drejtesi, te heqe te paaftet, te luftoje korrupsionin, ngado ane qe vjen ajo, nuk i kerkuam Edi Rames, qe hiq demokrate dhe na ver ne socialisteve, se jemi burra me te mire, ne i kerkuam Edi Rames, te fuse shtetin ne shinat e ligjit, nuk i kerkuam, qe na le ne socialisteve jashte ligjit dhe ver ligj per demokrate.
Ne i kerkuam Edi Rames, qe te jete kryeminister i Shqiperise, nuk i kerkuam qe te jete kryeminister i 1 miljon shqiptareve.
Prandaj eshte e turpshme qe pikerisht ne qe kerkonim, te zbatohej ligji, kerkojme tani, qe vete Edi Rama ta shkele ligjin, kerkojme qe kryeministri te jete nje punedhenes i thjeshte, per te punesuar socialistet, ne shtet.
Perfundimisht shqiptaret sishin te gatshem, te kerkonin demokraci, se shqiptaret kerkojne vetem para, me metoda korruptive.
Harroni se me kete sjellje, te pakten ata qe votuan kunder saliut, cojne uje pikerisht ne pusin e saliut.
Dhe cdo dite bindem se Enver Hoxha, spaska qene fajtor, per vuajtjet tona, se shqiptaret ne rradhe te pare, vuajne nga trute e kokes dhe togfjaleshin e te madhit Faik Konica, ai e ka thene kur Enver Hoxha shkonte mbas fundit te “princeshes” Sanije, akoma pa e marre pushtetin, Enveri shqiptaret ishin nje katrahure dhe llapaqene te vetvetes.
Mbetem vetem me shpresen, isha Zoti na ruajte, se me trute qe kemi, dime tja bejme varrin vehtes.
“Horri i rrugeve me gropa” ben mire ti pishe ndonjehere ilacet. Ose merr nga ai pluhuri qe merr Rama me Tahirin. Te qenka blloku truri fare.
Ne nuk duhet ti kerkojme Rames te punesoje socialistet, megjithese ishin ata me punen e tyre ne baze qe e ulen ne karrigen e kryeministrit.
Por ama, LSI, PDIU, FRD e lloj lloj qensh qe i bashkohen Rames le ti punesojne hajdutet e tyre neper drejtorira.
Socialistet e vertete le te hane mut.
Keshtu thua ti i idiot?
ela ne qofte se te ka zene histeria, nga ai idjoti qe seshte per asgje shko dhe gjej dike, qe ta heq trunin.
Fundja fundit, shko ke ver llapa, se ke per tu knoq me shume se idjoti qe ke ne shpi.
perseritje-
– Edi Rama qe ne 1991 njihet per i djathte radikal,rebel, kujtoni fjalen e tij ne 1991 tek stadiumi , po librin e tij “rwefleksione” Edi Rama ,Ardian Klosi. Kalojme sot. Asnje reforme ligjore,administrative, e Edi Rames nuk eshte e majte. Edhe reforma territorjale, edhe pagesa e dritave edhe koncesuioni i plazheve tani dhe cdo veprim tjeter keto dy vite eshte i djathte. Keshtu ju ,te pa privilegjuarit,te varferit,kokepalaret hapni krahun,kaloni tek Lul Basha qe interesohet cdo fjalim per ju……tung.
Une ne kete foto shoh dy prostituta politike.
Kur shahen, kur puthen, kur ja fusin njeri-tjetrit per te kap klientet me me shume para.
Kjo foto eshte e papare!
Bravo DITA!
Shprehja popullore eshte gruas te leshume e rrases (gurit) te lemueme mos I beso.
Shikojeni me kujdes fotografine dhe lexoni dicituren:
Rama: Timo, a nuk te duket sikur te kam futur nje gisht ne bithe.
Idrizi: Po
Rama: Qe baba 10 gishtat.
A mos valle Kryeministrit i ka humbur ekulibri ? C’far i duhen ketije njeriu te gjate dhe me hie te zbehur mbi 84 deputet ? Cfari i duhet h’ajni i Tatimeve dhe doganave Shqiptare Shpeto Idrizi.Cfar te duhet kjo ngjolle e zeze e korrupsionit ore kryeminister qe as fasule , oriz dhe makarona nuk te la ne rezervat e shtetit.Te duhet Dashi i Havase ,Qife barllokumja apo Omer interpoli (te me falin pseudo deputetet se nga Rama i kemi degjuar ).Keshtu beri dhe Saliu o Edi te kujtohet, por ti i dhe nje milion shuplaka dhe mburreshe .Kryeminister ose te ka humbur rruga ose te jane verbuar syte per pushtet apsolut .Po te kishe burreri beje reformen ne drejtesi dhe te dergoje me prova qeverrine e mepareshme me ne krye Berishen para drejtesise ,ndeshkoje krimin e organizuar qe po na merr frymen cdo dite pa e kuptuar dhe pastroje politiken dhe administraten nga rekordet kriminale .Kryeminister rilind partine tende dhe mos kerko te behesh kryetar i te gjitha partive shqiptare .
Dallga e detit ? Këshilla me mënd i jep po…kujt ja jep ? Rrëmbeje dhe mbyte në det dhe mos e nxir më ! Mos e nxir sepse e nxiu dhe e qelbi të majtën ! I kanë dhënë liri dhe ata bufat e vjetër majtistë që rrinë si hunj gardhi aty në PS! Nderime ” Dallgë”! Rrembeje dhe mbyte!
Keta dy Rilindasit e thekur kane nje te perbashket te madhe, Fatos Nanon dhe zemergjeresine e tij prej pijaneci.
I pari, RAMA I MADH, hyri ne politike si nje lyrash me thonje te paprere.
I dyti, qe ecen sikur ka mbushur breket, hyri ne politike mbasi beri hamallin per kolltuqet e Xhoit.
Sado te perpiqen keta te dy te vishen me petkat e politikaneve stratege e te medhenj, imazhin e Rames qe ha makarona si kafshe, e te Idrizit qe I shkoi jeta duke i lepin bythen me radhe Nanos, Saliut, Metes e Rames, nuk e fshijne dot nga memorja e historise.
Bojkot kesaj politike pa nivel!
Bravo ada ? Bojkot madje dhe diskreditim!
Eshte keshille e nje Personaliteti gazetarie, i sprovuar ne strategji te mirefillta te pergatitjes dhe fitimit te nje Lufte te mirefillte, ndaj nje Politikani te Dites, i cili, pas deshtimit spektakolar si “misionar” i politikes, po shnderrohet ne nje “pragmatist” te ngutshem e te pangopshem.
Zoti Rama eshte nje mosmirenjohes eksponencial, i gatshem, jo vetem t’u ktheje shpinen por t’i shkele me kembe ata qe dikur paksuan oksigjenin nga vetja t’ia kthenin shpirtin atij.
Eshte shume i ri per te vepruar keshtu.
Nese Berisha po del ne pension dhjete vjet pas kohes normale, po duket e sigurte se ai do te dale ne pension te parakohshem dhjete vjet perpara moshes ligjore.
Shume respekte, i nderuar Bedri Islami
Z.Bedri Islami dhe Dedë Shkurti ? Ju radhita të dyve sepse më pëlqeu jo vetëm artikulli analitik dinjitoz i Bedriut por edhe komenti logjik i Dedës! Pyetjet që kanë lidhje me atë që thoni ju dhe që i bej prej kohësh janë : A ka ngjyrë PS apo është një amalgamë ngjyrash dhe një korpus politik pervers? A ka identitet politik PS apo është një kurvërim politik i kryetarit me të gjitha politikat? A ka trashëgimi PS apo është një kopile politike pa rrënjë,pa prindër,pa familje? Mua më duket se jo dhe, do t’i vuajmë pasojat e turlisë së ngjyrave,të identiteteve e të kopilaqërisë që po fermenton kryetari në atë parti! “Zërit të popullit” ja ndryshoi emrin thjesht në “Zëri”! Zëri i kujt ? I të gjithëve! Edhe i hajdutëve,edhe i kopilave,edhe i fustanëve e flamujve të cdo ngjyre,edhe i kodoshêve,edhe…edhe…i çdo kopuku e perversi ! Nuk identifikohet fare identiteti i “Zërit”, as për vetë socialistët! Po ndalem këtu sepse besoj e dhashë idenë time se çfarë po ndodh në Partinë tonë tradicionale! Ajo po largohet çdo ditë e më shumë nga ne derisa të shuhet fare edhe me kontributin e gjithë të djathtëve e kopukëve pa identitet që ka grumbulluar Rama me shumicë rreth vehtes. Zërat e figurave të vjetra majtiste të P S janë drejt shuarjes së plotë. Mbajnë sehir ? Kandili majtist i PS nuk ka mê vajguri! Po fiket dhe do të mbetet vetëm karabushi “reflektiv” Rama! Në bunkart-in e betontë të pastrueses Kumbarore! Nderime autorit konsekuent Bedri Islami dhe komentuesit Dedë!
…1-Prilli,…data simbolike e aleances se ri(vdekjes)lindjes…Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe…Nga e keqja ,s’del asgje e mire…Ate qe ka peshtyre dje, e lepin sot, per t’a peshtyre perseri neser, e keshtu perseri e perseri…me qellimin e vetem ,per t’ja futur popullit, vazhdimisht…Nuk pritet asgje e mire nga njerez pa nder familjeje, pa karakter dhe nder shqiptari, pa integritet dhe identitet, nga njerez qe eshte pak t’i quasht,..”burra kurva”…
VR ! @@@@@ Z.Bedri Islami dhe Dedë Shkurti ? Ju radhita të dyve sepse më pëlqeu jo vetëm artikulli analitik dinjitoz i Bedriut por edhe komenti logjik i Dedës! Pyetjet që kanë lidhje me atë që thoni ju dhe që i bej prej kohësh janë : A ka ngjyrë PS apo është një amalgamë ngjyrash dhe një korpus politik pervers? A ka identitet politik PS apo është një kurvërim politik i kryetarit me të gjitha politikat? A ka trashëgimi PS apo është një kopile politike pa rrënjë,pa prindër,pa familje? Mua më duket se jo dhe, do t’i vuajmë pasojat e turlisë së ngjyrave,të identiteteve e të kopilaqërisë që po fermenton kryetari në atë parti! “Zërit të popullit” ja ndryshoi emrin thjesht në “Zëri”! Zëri i kujt ? I të gjithëve! Edhe i hajdutëve,edhe i kopilave,edhe i fustanëve e flamujve të cdo ngjyre,edhe i kodoshêve,edhe…edhe…i çdo kopuku e perversi ! Nuk identifikohet fare identiteti i “Zërit”, as për vetë socialistët! Po ndalem këtu sepse besoj e dhashë idenë time se çfarë po ndodh në Partinë tonë tradicionale! Ajo po largohet çdo ditë e më shumë nga ne derisa të shuhet fare edhe me kontributin e gjithë të djathtëve e kopukëve pa identitet që ka grumbulluar Rama me shumicë rreth vehtes. Zërat e figurave të vjetra majtiste të P S janë drejt shuarjes së plotë. Mbajnë sehir ? Kandili majtist i PS nuk ka mê vajguri! Po fiket dhe do të mbetet vetëm karabushi “reflektiv” Rama! Në bunkart-in e betontë të pastrueses Kumbarore! Nderime autorit konsekuent Bedri Islami dhe komentuesit Dedë!
Ne jemi tè gjithè shqipètarè ,pèrfshi kètu edhe trojet jashtè vendit,por dua tè theksoj se a qèndron thènia e hershme se çamèt janè te pa besè?Tè bredhèsh nè çdo koalicion ,brenda ka edhe pabesi.Kjo po bèhet normalitet nga partitè dhe deputetet.Kèsaj i thonè ta hashè turpin me bukè dhe njè gotè verè pas ,ska rendesi se je katolik apo mysliman.Tè gjithe bashkè nè nje sofer ,me nje pjatè si dikur ,tani ndryshimi secili mshef pjatèn e vete ,sidomos lugèn e mjaltit.
Zgjidhja per Tiranen eshte Gjergj Bojaxhi.Gjinushi fiton ne Fier dhe Rama le te merret me cam Idrizin dhe ti dorzoje partine,qeverine,pushtetin,leket,breket Metes.
nuk marr mundimin te lexoj gjithe kete shkrim….me gjithe respektin qe kam dhe per myslymin,po ashtu dhe bedriun,viktorin dhe shume pena te forta atdhetare qe shkruajne ne kete gazete…
ju lutem shume te nderuar atdhetare me ne krye bedriun..
mos u merrni me kinkalerina…
votimet ose me sakte ndeshjet ps-pd jane te shitura ne tavoline pas 31 marsit 1991.
jo vetem nga lart poshte dmth ambasadoret “mengperveshur” mund te ndryshijne drejtimin e votimeve por dhe nga
…poshte- lart dmth kopeja e votuesve per nje thes miell apo rruge me zhavor te shtepia pak jave para votimit ja japing voten nje mashtruesi duke u shitur per pak para..
zoti bedri:
shume here me cudit te besimi I madh qe ke te Rama si une dikur….ai I nderuar e ka lene rrugen e zotit qe kur I tha berishes “hero I kosoves” ne shkurt 2014 ne kukes..
jo vetem rama por gjithe paria e tiranes drejtohen me pult nga garantet nderkombetare te cilet pas 31 marsit 1992 dhe deri tani ne menyre te lexueshme kane fekonduar ateheredhe mbrojne sot me te gjitha menyrat saliserbin.
gjithmone them I shkreti bedri kur pasi ke argumentuar ne shkrimet e tua qe berisha eshte antishqiptar ju I drejtoheni zoti Sali apo zoti k/minister..
pa denimin e saliserbit edhe keto votime me duken si karnavalet e rradhes ku dhe atdhetare te tille si pashaj apo islami kane rene nen psikozen e tyre..
U mbush politika me spiuna e te gjithe gjyrave te ylberit hahaha Mburren spiunat ashtu sic mburren kurvat me dashnoret ptu
Te gjithe genjeshtare mashtrusa dhe te pabese ashtu si te paret tuaj.
Por 1 gje mbajeni mend , se ashtu si te paret tuaj spiun te Grekut, Bolshevizmit te Enver Qenit, etj ….
Ne kazanet e plehrave te Grekut do te perfundoni. Ju jeni vegla qe perdoreni nga Sherbimet e huaja , te gjithe jeni limona te shtrydhur, o QELBESIRA
Ku jane ato studjot Angleze dhe Cifute qe premtuat te gjithe Bashke……?!!!!!
Ku jane vellezerit tuaj CIFUT tju ndihmojne per Camerine???!!!!
Ata duan veten e tyre dhe nuk plas bitha per Camet si puna juaj hahhahaaha
Punojne me mend Cifuteria, ju perdor per qelllimet e veta ne interes vetem te vetes se vet ……..
Flini gjum per Camerine se ju ka zene rrugen dhe nuk ju len te hecni perpara ne ate drejtim se jeni te shitur…..vetem llapa llapa beni terrembeni ndonji vote. Ceshtja Came zgjidhej shume kollaj po te mos ishit ju ne krye marjoneta te AGJENTURAVE te huaja……
Mos harroni 1 shprehje popullore , se, KJO DYNJA ESHTE PASQYRE ME U PA….asnji nuk ka me marre asgje me vete. As ata miqte tuaj,qe si plas bitha per ju, nuk do te marrin gje . Ketu do ti lene te gjitha KETU hahahahha ne KETE BOTE ……………