Kivi është mbreti i frutave. Sipas një studimi japonez, kivi ia kalon edhe mollës kur është fjala për frutat më të shëndetshme. Japonezët sugjerojnë se tashmë është koha për proverbin “një kivi në ditë e mban mjekun larg”. Sipas studimit të publikuar në “Buletinin Biologjik dhe Farmaceutik”, kivi lufton me efikasitet plakjen qelizore, falë nivelit të lartë të substancave antioksidante që ka në përbërje, një nivel që e kalon dukshëm edhe atë të agrumeve.
Ekspertët japonezë të Universitetit të Tokios kanë përdorur vullnetarë, të cilëve u kanë kërkuar të konusmojnë tre kivi në ditë. Pas monitorimit të këtij ndryshimi të dietës ushqimore, dhe në mënyrë të veçantë matjes së nivelit të antioksidantëve të quajtura polifenole, në urinën e tyre, ata nxorën përfundimin se kivi është një ndër frutat që kanë rol të dukshëm në luftën kundër plakjes së qelizave.
Për më tepër, kivi luan rol parandalues edhe në sëmundje të rënda që kanë të bëjnë me plakjen e qelizave, si sëmundjet e karakterit degjenerativ si Parkinsoni apo Alzajmeri. / Gazmira Sokoli
Kivin si frut e kam njohur qe nga fundi i viteve ’70,atehere kur im ate,me profesion agronom dhe drejtor i ndermarrjes frutore ne Karbunare te Lushnjes e kultivoi per here te pare ne vendin tone.Pas informacioneve qe kishte marre ne disa revista italiane mbi frutikulturen,te cilat futeshin ne vendin tone nepermjet abonimeve ne Biblioteken Kombetare ,vlerave ushqimore te ketij fruti si dhe pershtatjes me kushtet tokesore e klimaterike ,u gjykua qe te porositeshin ne France,me miratimin e Ministrise se Bujqesise,disa rrenje kivi (te cilat ne italisht quheshin “aktinidia” dhe me kete emer u botuan disa artikuj ne revisten “Bujqesia Socialite” te kohes).Vlera e fidaneve qe erdhen kapte shifren e 50 dollareve.Erdhen gjithsej 4 varietete,te cilat mbilleshin ne nje distance rreth 2 metra dhe ne çdo 4 fidane femra,mbillej nje fidan mashkull per efekt pllenimi,se ndryshe nuk lidhnin kokrra.Pas 2 vjetesh ato hyne ne prodhim dhe u rriten mjaftueshem,sepse iu sherbye me pasion e teknologji te pershtatshme,si diçka e re qe futej per here te pare e duhej domosdo te shfaqej suksesshem.Ne kohen qe duheshin shtuar per t’u mbjelle ne vende te tjera,ishte mjaft e veshtire,sepse kjo behej vetem me nje lloj stimulanti,i cili duhej blere me valute jashte shtetit.Po kush e merrte guximin ne ate kohe te shpenzonte valute per gjera te tilla?Atehere gjeten zgjidhje duke perdorur rrugen tradicionale me kalema e shartime,por qe zgjaste shume kohe per te hyre ne prodhim,çka beri qe megjithe nje siperfaqe te konsiderueshme qe u mboll me kalema te shartuar,ato nuk munden te hyjne ne prodhim,sepse hyne vitet ’90 dhe gjithçka u shperdorua.Me sa jam informuar, edhe banoret rreth e rrotull qe i moren,nuk i kultivuan dot:ose u thane,ose nuk lidhen kokrra,ndoshta ngaqe nuk i kane mbjelle çdo 3-4 femra ,1 mashkull per efekt pjalmimi.
Sa per kuriozitet,frutat e para te prodhuara i kane vajtur E.Hoxhes,nepermjet sekretares se pare te Lushnjes L.Cuko.