Një kodik i panjohur muzikor në fondet e Arkivit Qendror

Dita

Dorëshkrimi që paraqesim është vendosur në fondin “Koleksion dokumentesh përpara vitit 1912” si shtesë fondi e vitit 1989. Meqenëse në atë vit në fondet e AQSh ekzistonte një fond i veçantë për librat e dorëshkruar, “Koleksion i kodikëve”, dorëshkrimi duhej të ishte sistemuar atje. Ndoshta arkivistët nuk e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një dorëshkrim të asaj kategorie.

Është koha kur Theofan Popa, nga të paktët studiues bizantinistë të kohës dhe i vetmi që ishte marrë me kodikët, nuk jetonte më. Sot paraqesim këtë “vëlla” të kodikëtve të tjerë të Beratit, paçka se nuk është vendosur fizikisht pranë tyre. Kodiku përmban tekstin e Triodit dhe Pesëdhjetores, muzikë bizantine, është dorëshkrim në letër, ka 102 fletë, është prodhuar në mes të shek.

XIX, ka përmasa 230 x 160 mm. Kopisti është anonim. Siç thotë shënimi në anën e brendshme të kapakut të kodikut, ka qenë pronë e të Përndershmit priftit Mihal Jorgo Vutziani. Shënimi i përket 6 marsit të vitit 1879. Në materialin mështjellës të vendosur nga AQSh është shënuar “Serafin Xhuveri, 1983”, me gjasë data e dhurimit apo shitjes së kodikut në AQSh.   e.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *