Një kolegj i panjohur në Uellsin Jugor është shpallur shkolla në e mirë në Britaninë e Madhe, duke mposhtur disa nga shkollat më me zë jo vetëm në Britani, por në mbarë botën.
Sipas Daily Mail, Cardiff Sixth Form College ka më shumë se 330 nxënës nga 32 vende të ndryshëm, por edhe nxënës nga komuniteti lokal, që studiojnë pa pagesë.
Këtë verë 112 nxënës bënë provimet përmbyllëse, të njohura si A- Level.
94 prej tyre ishin nga vende si Kina, Rusia dhe Shqipëria, përfshi ketu edhe disa që marrin bursa nga qeveritë e tyre për pagesën prej 29.700 sterlina për shkollën.
Nga këta nxënës, 94.7 përqind e morën provimin me notën A apo A*.
Mediat lokale të Kardifit shkruajnë se suksesi i shkollës i atribuohet mësuesve të dedikuar, që janë marrë kryesisht nga sektori shtetëror, dhe procesit të rreptë të përzgjedhjes së nxënësve.
Drejtoresha e shkollës, Yasmin Sarwar tha: “Ne kemi studentë nga mbarë bota, që janë ambiciozë, dhe ne i kombinojmë ata me më të mirët në Britani”.
