Një komb-një flamur…

Ornela

Po këndon bilbili,
në majën e malit,
i këndon të parit,
Ismail Qemalit.

Po këndon bilbili,
në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet,
more plak i bardhë!.”

Muzikë e bilbilit,
si mjalti tek hojet,
Ismail Qemali,
i bashkoi trojet.

Që në Dymbëdhjetën,
Ismaili nur,
ka hedhur idenë:
“Një Komb-
një Flamur!.”

Arkitekt i madh,
mendonte bashkimin,
ndaj kishte në krahë,
Isa Boletinin!

Isa Boletini,
pranë Ismail Qemalit,
si syri pranë syrit,
si mali pranë malit!

Duhet të qe Vendi,
si një grusht i tëri,
ndaj Hasan Prishtinën,
ministër e bëri!

Po këtë s’e deshte,
kurvë-Europa,
ndaj e ndau Vendin,
në tri-katër copa!

Viti Trembëdhjetë,
vit’ i pabesisë,
kur u bë komploti,
kundër Shqipërisë!

Një hata e madhe,
qe padrejtësia,
na u mor Kosova,
edhe Çamëria!

Na u mor Ulqini,
edhe Manastiri,
ku mundi-sa mundi,
rrëmbeu qafiri!

Na ka Europa,
borxhe të mëdhaja,
sot ende po vuajmë,
poshtërsitë e saja!

Kurrë-o shqiptarë,
mos na zërë gjumi,
Bashkimi i Kombit,
është minimumi!

Duhet të ndryshohen,
kufijtë në hartë,
të drejtat fitohen,
veç me zë të lartë!

U bë Një gjermani,
që bëri hatanë,
jo më Shqipëria,
që borxhe i kanë!

Të gjithë në një mëndje,
o sot-ose kurrë,
mos mbetet veç këngë:
“Një Komb-një Flamur!”

Shqipëri e Madhe,
nuk e di kë tremb,
ne kërkojmë vetëm,
ç’ka pasur ky Vend!

Shqipërinë e Madhe,
e shpikën zagarët,
ajo është atje,
ku jetojnë shqiptarët!

Gjithandej ku flitet,
sot gjuha e saj,
dhe në është e madhe,
neve s’kemi faj!

Me dete e fusha,
me lumenj e male,
krejt natyrshëm quhet:
“Shqipja Natyrale!.”

Quhen natyralë,
gjithë kufijtë e vjetër,
ajo që është zhbërë,
do bëhet patjetër!

Zjarrin nëpër breza,
mos e fikim kurrë,
gjersa ne të jemi,
Një Komb-Një Flamur!

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Nje komb-nje flamur, o Duke nuk e ke keq,
    vec se kjo Europe sot eshte bere per dreq,
    kjo pranon trafiqe, pranon dhe korrupsion,
    por vec nacionalizmin ajo kurre nuk duron,
    Rama kete gje shume mire e ka kuptuar,
    Europa sot do qeveri pa flamur ne duar,
    Nje komb, nje flamur – sikur Rama te thot,
    e therrasin ne Hage si ate Ramushin idiot.
    Nacionalizmi streh e fundit e maskarait – thon,
    kur lexon Duken sot kete gje fort mire e beson.

  • Mire e ke ti o Ben Duka. Por une mendoj, ndofta e kam gabim, se shqiptaret nga te dy anet e kufirit ishin me te lidhur shpirterisht njeri me tjetrin para 1990 sesa sot. Sot si ne Kosove, edhe ne Shqiperi, ka rryma qe jane hapur kunder bashkimit kombetar. Nje person i njohur ne Kosove para 2-3 javesh deklaroi hapur se ai nuk e do Shqiperine, por kombetaren e futbollit te Kosoves dhe flamurin e saj me mballoma! Dhe askush nuk pipetiu. As ne Kosove dhe as ne Shqiperi. Ndryshe ngjau kur presidenti i Cekise deklaroi se ai nuk do Kosoven, por Serbine. Te gjithe patriotet e kafeneve dhe internetit u hodhen perpjete. Ne fakt deklarata e presidentit çek eshte pothuajse e kuptueshme. Serbia dhe Cekia jane dy vende sllave, te krishtera, qe kane alergji ndaj myslimaneve. Por sabotuesit me te medhenj te bashkimit kombetar jane politikanet qe qeverisin ne Tirane dhe Prishtine. Nuk kane ndermarre asnje mase konkrete per kete te ashtuquajtur bashkim. Ne asnje fushe. Do te ishte krejt normale qe vogelushet qe shkojne per here te pare ne shkolle ne Prizren apo Vlore te kishin ne çanten e shkolles te njejten abetare. Me te njejtat foto, edicion dhe rregulla. Pse nuk behet diçka kaq e thjeshte?! Po ashtu ndermjet Kosoves dhe Shqiperise nuk duhet te ekzistoje asnje barriere doganore per te gjitha mallrat qe prodhohen ne keto vend. Doganat duhen perdorur per mallin qe hyn ne Shqiperi dhe Kosove nga Serbia, Greqia, Maqedonia etj. Edhe ne kete fushe nuk eshte bere asgje. Dhe keto jane vendimet te thjeshta qe merren dhe vihen ne zbatim brenda nje jave. Pse nuk behen?! Nderkohe qe Prishtina edhe Tirana ne vend qe t’i kene syte dhe zemrat drejt njera tjetres i kane drejt Brukselit! Kjo eshte çmenduria. Nuk e kuptojne ose nuk u intereson ta kuptojne se bashkimi kombetar vjen para Bashkimit Europian. Por ka edhe intelektuale te njohur, sidomos ne Kosove, qe jane edukuar ne kohen e Titos me parullen e bashkim – vellazerimit qe e thojne hapur se Kosova nuk mund te jete kurre pjese e Shqiperise, veçse ne kuader te nje federate apo konfederate! Njelloj siç ishte Jugosllavia e Titos! Edhe krijimi i kombetares kosovare te futbollit per mua ishte nje veprim tejet i gabuar nga ana e Prishtines. Shqiperia dhe Kosova duhet te kishin nje kombetare futbolli. Kuq e Zi. Ku te luanin futbollistet me cilesore nga te dyja trevat, por edhe nga diaspora. Kjo do forconte dhe afronte te dy pjeset e kombit. Eshte e çuditshme sesa shpejt “bota” e pranoi dhe e njohu “kombetaren” e Kosoves! Kur ne raste te tjera Kosoves po i del uji i zi qe te pranohet ne organizmat nderkombetare! Prandaj them qe bashkimi eshte ende shume larg. Sidomos per faj te elitave intelektuale dhe politike ne Prishtine dhe Tirane.

  • Katarakt,
    Mos u beniaq pessimist: sot eshte nje gjenerate e re qe po rritet me vlera evropiane edhe kjo gjenerate nuk do kuptoje si te integrohemi n’evrope pa u integruar nderveti! Kjo gjenerate e kupton se bashkimi na forcon! Po bashkimi ka nje mije e nje qind menyra me u shprehe: une shoh cifte shqiptare nga kosova e nga shqiperia qe bejne femije shqiptar! Mundemi halla shume me ba , edhe dy kombtare nuk na demtojne aspak perkundrazi illustrojne perfekt flamurin me shqipen dykrenare!
    Merrni shembull nje nje fjali te francezeve dikur per krahinen e tyre t’alsace Lorraines per te cilen luftuan me germanet: y penser toujours, n’en parlez jamais’ cdo here mendoni ( e punoni) per te,po kur mos follni per te!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *