Një komb-një flamur…

Ornela

Po këndon bilbili,
në majën e malit,
i këndon të parit,
Ismail Qemalit.

Po këndon bilbili,
në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet
more plak i bardhë!”

Muzikë e bilbilit,
si mjalti tek hojet,
Ismail Qemali,
i bashkoi trojet.

Që në Dymbëdhjetën,
Ismaili nur,
ka hedhur idenë,
Një Komb-Një Flamur!

Arkitekt’ i madh,
mendonte bashkimin,
ndaj kishte në krahë,
Isa Boletinin!…

Isa Boletini,
pranë Smail Qemalit,
si syri pranë syrit,
si mali pranë malit!

Duhet të qe vendi,
si një grusht i tëri,
ndaj Hasan Prishtinën,
ministër e bëri!

Po këtë s’e deshte,
kurvë-Europa,
ndaj e ndau vendin,
në tri-katër copa!

Viti Trembëdhjetë,
vit’ i pabesisë,
kur u bë komploti,
kundër Shqipërisë!

Një hata e madhe,
qe padrejtësia,
na u mor Kosova,
edhe Çamëria!

Na u mor Ulqini,
edhe Manastiri,
kë mundi-sa mundi,
rrëmbeu qafiri!

Na ka Europa,
borxhe të mëdhaja,
ne ende po vuajmë,
poshtërsitë e saja!

Kurrë-o shqiptarë,
mos na zërë gjumi,
bashkimi i Kombit,
është minimumi!

Duhet të ndryshohen,
kufijtë në hartë,
të drejtat fitohen,
veç me zë të lartë.

U bë Një gjermani,
që bëri hatanë,
jo më Shqipëria,
që borxhe i kanë!

Të gjithë në një mendje,
o sot ose kurrë,
mos mbetet parullë,
NJË KOMB-NJË FLAMUR!

Shqipëri e Madhe,
e shpikën zagarët,
ajo është atje,
ku jetojnë Shqiptarët!…

Gjithandej ku flitet,
sot gjuha e saj,
dhe në është e madhe,
neve s’kemi faj!

Me dete e fusha,
me lumenj e male,
krejt natyrshëm quhet,
Shqipja Natyrale.

Quhen natyralë,
gjithë kufijt’ e vjetër,
ajo që është zhbërë,
do bëhet patjetër!

Zjarrin nëpër breza,
mos e fikim kurrë,
gjersa ne të jemi,
Një Komb-Një Flamur!

Share This Article
3 Comments
  • Mire e ke o gjiton Duka,
    ta them kete sinqerisht,
    por nje Komb-nje Flamur,
    duhet popull…Nacionalist,
    komunizmi ketu ne na beri vasal,
    te serbit, te rusit e kinezit mor djal,
    pra kur sot ti nacionalizem kerkon,
    kupto se per ket eshte shume von,
    nacionalizmi u vra ketu per 50 vjet,
    ndaj mos e kerko kot o Duka poet,
    ky popull i yne u shperla nga ndjenjat nacionaliste,
    ky ka qene krimi me i rende i diktatures komuniste!

  • Ore Duke,,Trojet tona i grabiten Greket dhe Serbomalazeste dhe prape po grabisin.
    Ore Duke Europa me ne shqiptaret eshte sjelle si keta gjyqtaret tane qe mbrojne te fortet,te pasurit,pushtetaret,dhe u bien fakireve.
    Or Duke,ne shqipot kemi qit pushke kunder italianit,gjermanit,frengut,,Minat u vume englezeve,,por Andartet greke kane bere hatane ne Juge.Ku ishte pushka shqiptarit?Serbomalazeste kane bere kerdine mbi kosovare dhe malsore,cfare bene brigadat partizane?,Mos ishin avionet e NATO s,sot Kosova do te ishte Serbi.
    Para se te fajesojme Evropen dhe Boten,te kerkojme nga vetja,qe i leme ato varreza te pushtuesve greke qe po i mbjellin perdite si GOZHDA NASTRADINIT.
    Mu ne zemer te Laberise jane vene Tabelat e Fshatrave dhe qyteteve te Shqiperise,ne gjuhen greke.
    Shkuli mor ato,lyeji me boje,beje nje zarar,sa per te thene qe egziston .Jo me te beje shqiptari ate qe do te bente greku sikur rruget e Camerise te mbusheshin me tabela ne gjuhen shqipe!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *