Një komb-një flamur…

redaktor

 

Po këndon bilbili,
në majën e malit,
i këndon të parit,
Ismail Qemalit.

Po këndon bilbili,
në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet,
more plak i bardhë!”

Muzikë e bilbilit,
si mjalti tek hojet,
Ismail Qemali,
i bashkoi trojet.

Që në Dymbëdhjetën,
Ismaili nur,
ka hedhur idenë,
Një Komb-Një Flamur!

Arkitekt i madh,
mendonte bashkimin,
ndaj kishte në krahë,
Isa Boletinin!

Isa Boletini,
pranë Smail Qemalit,
si syri pranë syrit,
si mali pranë malit!

Duhet të qe vendi,
si një grusht i tëri,
ndaj Hasan Prishtinën,
ministër e bëri!

Po këtë s’e deshte,
kurvë-Europa,
ndaj e ndau vendin,
në tri-katër copa!

Viti Trembëdhjetë,
vit’ i pabesisë,
kur u bë komploti,
kundër Shqipërisë!

Një hata e madhe,
qe padrejtësia,
na u mor Kosova,
edhe Çamëria!

Na u mor Ulqini,
edhe Manastiri,
kë mundi-sa mundi,
rrëmbeu qafiri!

Na ka Europa,
borxhe të mëdhaja,
ne ende po vuajmë,
poshtërsitë e saja!

Kurrë-o shqiptarë,
mos na zërë gjumi,
Bashkimi i Kombit,
është minimumi!

Duhet të ndryshohen,
kufijtë në hartë,
të drejtat kërkohen,
veç me zë të lartë.

U bë Një gjermani,
që bëri hatanë,
jo më Shqipëria,
që borxhe i kanë!

Të gjithë në një mëndje,
o sot-ose kurrë,
mos mbetet parullë,
Një Komb-Një Flamur!

Shqipëri e Madhe,
nuk e di kë trëmb,
ne kërkojmë vetëm,
ç’ka pasur ky vënd!

Shqipërinë e Madhe,
e shpikën zagarët,
Ajo është atje,
ku jetojnë shqiptarët!

Gjithandej ku flitet,
sot gjuha e saj,
dhe në është E Madhe,
neve s’kemi faj!

Me dete e fusha,
me lumenj e male,
krejt natyrshëm quhet,
Shqipja Natyrale!

Arben Duka

Share This Article
3 Comments
  • Fjala e ndyre :Nacionalizmi strehe e fundit e maskarenjve – duhet harruar.
    Kete na e tregon me vargje Arben Duka i zgjuar.
    flamur e komb nuk i kupton kjo qeveri
    se te ishte ndryshe, do kishim Shqiperi.
    Nje komb-nje flamur me qeverine Rama,
    eshte te presesh mana e te dalin thana.
    Nacionalizmi o Duke, brumoset ne femijeri,
    nuk behesh dot Nacionalist gango tani per pleqeri.

  • Duka ,kush eshte botuesi i kesaj te perditeshme e parate nga vine dhe a e kuptoni qe ini vella e moter me hajduterine perderi sa mbroni me zjarr e hekur kryehajdut Like Shtangist Florine??????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *