Kompania ajrore kanadeze, dhurata për pasagjerët

anazapta

Ka kompani ajrore që jo vetëm korrektesën e shërbimit e kanë ligj, por edhe u bëjnë dhurata udhëtarëve për Krishtlindje. Sigurisht, kjo nuk ndodh në Shqipëri, por në Kanada.

Kompania e fluturimeve low cost, WestJet Airline, u ka plotësuar dëshirat 250 pasagjerëve, duke u dhuruar atyre rroba, telefona të shtrenjtë, madje edhe televizorë me ekran të sheshtë.

Kompania i ka pyetur fillimisht udhëtarët se çfarë dëshironin si dhuratë për Krishtlindje dhe i ka surprizuar ata kur ua ka dorëzuar ato bashkë me bagazhet.

Sigurisht që edhe kompania ka përfituar nga kjo ide, pasi ndërsa pasagjerët merrnin dhuratat është regjistruar një video me reagimet e tyre, e cila më pas ka shërbyer për marketing.

TV

dhurata

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *