Një komunë në Mat blen bojë printeri, por s’ka…printer

redaktor

Zhvilluan tenderë me vlerë dëmi 10 milionë lekë të reja, duke blerë deri tonera bojërash, por pa pasur printer, përfundojnë në gjyq kryetari i komunës Lis dhe 6 vartësit e tij, pjesë e komisionit të tenderimit.

Denoncimi është bërë fillimisht nga disa këshilltarë vendorë dhe më pas prokuroria ka kryer veprime hetimore për disa muaj, duke zbuluar edhe skemën e abuzimit me fondet publike, nëpërmjet kryerjes së blerjeve fiktive.

Prokuroria e Rrethit Mat deklaroi dje se ka përfunduar hetimet dhe kërkon nga gjykata dënimin e 7 zyrtarëve, përfshirë dhe kryekomunarin Agim Selita, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike në votimet e fundit të pushtetit lokal.

Mes personave të pandehur rezultojnë edhe zyrtarët Dritan Farrici, Liljana Aliaj, Dashamir Panxha, Hismet Barhani, Qemal Marqeshi, si dhe Ismail Brahimetaj, me funksione të ndryshme, por që kanë qenë pjesë e komisionit tenderues.
Sipas prokurorisë, abuzimet arrijnë deri aty, sa me një tender fiktiv kjo komunë ka shpenzuar para për blerjen e 160 tonerave bojë printer, kur realisht në komunë nuk ekziston asnjë printer.
Por me firmën e zyrtarëve dhe kryekomunarit, abuzime janë bërë dhe në përvetësimin e automjetit të komunës, ku një furoristradë “Land Rover” është kaluar në pronësi të kreut Agim Selita, me një vlerë modeste prej 125 mijë lekësh.

“Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimin dhe dërgoi për gjykim 7 zyrtarët e komunës Lis, të gjithë të akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, veprime të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik në vlerën e mbi rreth 10 milionë lekëve të reja”, njoftoi organi i akuzës. Ndër shkeljet e evidentuara janë kryerja e pagesave fiktive për punë të pakryer, kryerje pagesa për shërbimin e brendshëm të komunës, por përsëri fiktive, procedura e blerjes së 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printer dhe rasti i makinës që komunari e ka përvetësuar me 125 mijë lekë të reja, kur vlera e saj reale është 1,6 milionë lekë.

Menjëherë pas përfundimit të hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë, është bërë edhe njoftimi i zyrtarëve nën akuzë për dy vepra penale.

Të pandehurit e Prokurorisë:

Agim Selita, kryetar i Komunës Lis

Dritan Farrici, zyrtar i komunës

Liljana Aliaj, zyrtare e komunës

Dashamir Panxha, zyrtar i komunës

Hismet Barhani, zyrtar i komunës

Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës

Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës

Share This Article
8 Comments
  • Po kjo eshte ekonomija e tregut moreeee. E gjeten me çmim te lire e moren. Po prisnin te binte çmimi i PRINTERIT….po ku te lene keta. Une dola nje dite, gjeta nje jelek fosforeshent me
    çmim te lire dhe e bleva edhe pse skam makine. Kurrrrrr te vije dita ta blej ,e kam gati jelekun. Po ku merte vesh gruaja…me denoncoi ne polici se prisha leket e dritave per jelekun. Jete e veshtire shoku.

  • late nam me keto gjyqe.Eshte e drejte qe jane shkelur rregullat, po demi i bere eshte i pa krahesushem me ato qe jane bere.Ne radhe te pare duhet te denohen ata qe kane vjedhur miliona dhe pastaj dhe ata qe blejne boje por nuk kane printer.Po me siguri kane realizuar dicka tjeter qe nuk u lejohej te blihej sipas ligjit

  • Hajde se nuke behet nami, po Fullani me 7 miliard $ pse u harrua? Lulzimja e bashkis me 270 milion € Arben Imami me 3 milion € dhe me ne fund i ndreshmi I Ilirit Mones Beqja me 4 milion € o Ed Rama lere furqen se ka punetor sa te duash po shiko keta miliona qe po fluturojnr para hundeve.

  • Jeni duke bere nje pun shum te mir se gjith fondet e komunes i ka majt per vete ku i bleu kto shpia kto makina te shtrejta kto gjona eshte i gjith leku i popullit ,, i voto populli dhe behen te gjith hajdute TURP TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *