Një kopertinë për Robin Williams… siç duhej të ishte

anazapta

Rastet më delikate për gazetarët e kronikës së zezë janë vetëvrasjet. Por kur bëhet fjalë për vetëvrasjen e një ylli të Hollivudit, detajet nuk janë kurrë të tepërta, për media që ndërsa bëjnë përpjekje për të arritur majat e shitjeve apo audiencës, harrojnë sensibilitetin e lajmit.

Vetëvrasja e aktorit Robin Williams ishte një nga rastet kur media të ndryshme dhanë detaje pa fund, duke mos menduar për mënyrën se si përjetohej nga familjarët apo fansat e Williams, por edhe ndikimin që mund të kishte një lajm i tillë në persona vulnerabël.

Një prej gazetave që “abuzuan” me lajmin e vdekjes së aktorit të madh hollivudian ishte New York Daily News. E tërë faqja e parë i ishte kushtuar lajmit të vdekjes së Williams, fotoja e të cilit mbulonte të tërë kopertinën.

Një redaktor i Village Voice ka bërë një ndryshim të titujve, duke pasur parasysh ndikimin që kanë detaje të tilla në personat që vuajnë nga depresioni, të cilët mund të shtyhen të marrin të njëjtin vendim.

Alan Scherstuhl e ka postuar në profilin e tij në Facebook faqen e redaktuar , duke shkruar: “I dhashë vetes lejen për të redaktuar për së dyti kopertinën e turpshme të Daily News për Robin Williams”.

Ja ndryshimet:

Robin kishte lidhur një rrip pantallonash rreth qafës – Ai bëri miliona njerëz të qeshin

Kishte prerë damarët me një thikë – Kishte pamjen e një njeriu të mirë

Gruaja flinte vetëm në dhomën tjetër – Ishte karakter i fortë në rolet dramatike

Sapo kishte dalë nga programi rehabilitues me 12 hapa – Luftonte, siç bëjmë të gjithë çdo ditë

U VETËVAR – MERITON MË SHUMË / G.S.

origjinal

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *