Një cift i sapomartuar është shokuar nga gjendja e shtëpisë së tyre, kur vuri re se ishte e mbushur me gjallesa të ndryshme.
Rene dhe Marcelle van de Ëerken morën dhuratën më të keqe të mundshme nga miqtë e tyre, të cilët kishin menduar se do të ishte shumë qesharake.
Ata e kishin mbushur shtëpinë me lepuj e pula, disa peshq të kuq në tualet si dhe bar të thatë. E gjithë rrëmuja ishte surprizë për ciftin që sapo ishte kthyer nga muaji i mjaltit.
“Natyisht që u tronditëm kur hymë në shtëpi pasi kjo ishte qesharake dhe nuk mund të flinim në shtëpi, sepse krevati ishte i mbushur me bar. Por ditën tjetër të gjithë erdhën për të na ndihmuar me pastrimin dhe ishte shumë bukur,”– tha cifti nga Hollanda për Daily Mail.

