E dashur “Dita”. Në shkrimin e vet analitik, z. Illo Foto, duke iu referuar Ballit Kombëtar, ka shkruar “…dekameronin…”. Druaj se ka dashur të thotë: “…dekalogun…”. Sepse “Decameron” është vepër e njërit prej më të mëdhenjve të Rilindjes Italiane e më gjerë’: Giovanni Boccaccio. Me respekt për autorin dhe për gazetën tuaj të mbarëlexueshme prej Shkodranit!
