Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E dashur “Dita”, në shkrimin e z. Bedri Islami, me titull “Balli apo Bishti”, mendoj se ka një lapsus në lidhje me emrin e njërit prej elitës balliste, ku cilësohet si i tillë Ali Kelmendi, i cili, në të vërtetë, ka qenë militant komunist, anëtar dhe i dërguar i Kominternit. Ka të ngjarë që autori, në vend që të cilësonte Ali Këlcyrën si eksponent të BK-së, ta ketë ngatërruar pa dashje me Ali Kelmendin. Ndodhin lapsuse kësodore, për më tepër, kur të dy këta protagonistë janë adashë dhe mbiemri u fillon me të njëjtën shkronjë: “K”, ndonëse të dy u përkisnin dy rrymave krejt të ndryshme politike. Me respekt për ju dhe autorin nga Agim Likaj.
