A vidhej në kohë e shtetit të Enver Hoxhës, siç është vjedhur nga zyrat e shtetit “demokratik” të Shqipërisë postkomuniste mbas viteve 1992, duke filluar nga zyra e tyre e deri tek i një zyrtari të rëndomtë? Vidhej në emër të shtetit, me kolltukun e portofolit të ministrit, të zyrtarit e të deputetit, të lidhjeve familjare, nepotike e politike, ministra e deputetë, të dalë nga vota e popullit që ju beson. A arsimohej rinia shqiptare në shtetin e Enver Hoxhës? Si u arsimua rinia shqiptare në shtetin “demokratik” për 23 vite, kur fare mirë mund të mos dije të shkruaje emrin tënd, të mos kishe asnjë ditë shkollë dhe merrje diplomën e juristit, gjykatësit e prokurorit, ekonomistit dhe diplomatit? Dhe të mendosh se këta njerëz na drejtojnë. A është jeta më e sigurt tashti se në kohën e shtetit të Enver Hoxhës, kur jeta e njeriut nuk kishte vlerë fare, e pasigurt totalisht? A ishte papunësia në shtetin e Enver Hoxhës si në shtetin e Fatosëve e Salive e CO, ku rreth 40% e popullsisë ishte e papunë, e pashpresë për ta gjetur atë? A mund të ishe i sigurt se do të shërohej në spitalet e shtetit të Fatos Nanos e Sali Berishës si në shtetin e Enver Hoxhës? A vidhej pasuria kombëtare dhe çdo gjë tjetër në shtetin e Enver Hoxhës si në shtetin e Fatos Nanos e Sali Berishës e CO? Pra i rreshtova këto fakte që janë baza kryesore për të ndërtuar një shtet demokratik e ligjor dhe një sistem shoqëror, social dhe human. Por kjo nuk mund të ndodhë po pate një klasë politike të papërgjegjshme, të pamoralshme e pa dinjitet, të paskrupullt e që flasin në emër të ligjit, por vjedhin e abuzojne në mënyra nga më të turpshmet. Atëherë të dashur miq, kush ka të drejtë të krenohet, shteti i Enver Hoxhës, apo ai lloj shteti palaçosh e lolosh? Fola dhe lava shpirtin tim.
Letër e nënshkruar
Bujar Cani
