Njëmbëdhjetë anëtarë të një familje janë vrarë, duke u masakruar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Dëshmitarët kanë identifikuar autorët e krimit, njëri prej të cilëve nëntë vite më parë kishte përdhunuar një nga gratë që u vra. Kjo e fundit kishte lindur një djalë nga përdhunimi i nëntë viteve më parë.
Burri i saj ishte personi që u masakrua më keq, çka ka bërë që policët të ngrejnë dyshime se krimi ka ndodhur për arsye xhelozie. Policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit makabër.
