Një kryebashkiak ndryshe

redaktor

Mëngjesi i ditës së enjte u gdhi me shi të fortë në kryeqytet. Por më shumë se sa moti i keq ajo që ra në sy ishte reagimi i kryetarit të ri të Bashkisë.

Një kryebashkiak që bën thirrje që në orët e para të mëngjesit ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të kenë kujdes për shkak të motit të keq, kjo gjë është mjaft e rrallë në politikën shqiptare.

Kryetari, Erion Veliaj, e përcolli këtë mesazh përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“MOT I RËNDUAR: Stuhi të forta në Tiranë, ju lutemi kufizoni lëvizjet në mëngjes gjer sa situata të normalizohet.

Evitoni përrenjtë e lumenjtë në gjithë zonën e Tiranës së madhe. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Tel: 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTiranë”. Mirë Eri, mirë, rrofsh për fjalën e mirë.

Share This Article
11 Comments
  • Dhe e nxierrni ne gazet gomarllekun me te madh qe mund te bej nje njeri i thjesht e jo nje kryetar bashkie.Po te ishte dimri me acar mund te thuhet po ne mes te gushtit kjo eshte idiotizem.Atyre te pa munderve qe thuani ju o shitsi i fiqve jepu ndihmen sociale e cfar u takon se te mos dalin jasht nga nje shi behari kjo eshte lajthitje.

  • E kush e mati apo e pa qe ky eshte ndryshe!!!!??? Apo vari lesht. tja bojm qefin Lalit modh se kshtu jemi msu ne., rrumpallaxhit.

  • Mua me indinjojne lajme te tilla,se konkludoj qe kryetari i Bashkise me te madhe ne Shqiperi,qe mbulom mbi 1 milion banore eshte kaq i PA AFTE sa merret me vogelsira!!!
    A ka njerez te tjere ky kryetar qe nuk merret me DREJTIMIN,ORGASNIZIMIN DHE PERCAKTIMIN E STRATEGJISE SE ZHVILLIMIT TE Bashkise???
    Ne se ky kryetar u merrka me kaq vogelsira,kush do merret me PUNET E MEDHA,pastruesit e rrugeve apo LYPSAT???
    Jo zoti kryetar!
    Ne moshe je i ri,por detyrten e ke aq te madhe sa as vete NUK E BESON!!!
    Duhet te “PLAKESH” para kohe duke menduar me tru e jo duke u shfaqur ne facebook apo Twiter per SHOW mediastik!!!
    Nuk ka nevoje te dalesh orte e cast ne media,si dikur PALACUA Sali Berisha,per te treguar p;unet e tua!
    Ato i sheh populli aq mire sa as ty nuk ta merr mendja!
    Edhe fillimin e punes si minister i PUNES e bere duke transportuar nje femije ROM ne spital dhe te mirekuptuam,por kur degjuam se deklarove qe kishe hartuar REFORMEN E PENSIONEVE,kuptuam se ishte vetem nje MASHTRIM I TURPSHEM!!!
    Si pensionist ish ushtarak kete palo reforme e PERBUZ ME NEVERI sepse jo vetem nuk ndreqi asgje te keqe ne PENSIONE,por tentoi t’i hidhte HI SYVE te popullit!!!
    Po kopjon kryetarin tend te partise,o ERION biri,ndaj edhe ai te do aq shume se je si ai:SHOW- MEN!

  • Te pergezoj,je djale i mrekullushem,je i sinqerte e puntor!Bravo!Per njerez si ty ka nevoje SHqiperia.Mbas 4 vjetesh do shikojme se cfar ndryshimi do pesoje qyteti dhe gjithe rrethinat e Tiranes.

  • Roberto eshte per kryetar bashkie, duket qe eshte njeri i zgjuar. e ka humbur kot. I ka zgjidhur problemet e veta dhe nuk kandidoj per kryetar por e la bashkine ne dore te Erionit. Kjo eshte nje humbje e madhe per ne.

  • Ne nje bote normal kete thirrje e bene kujdestari i stationit policor ,meteorologjike,pa pasur nevoje hiq te pyesen eproret:mjafton qe parashikimi i moti te tejkaloje normat e fixuar nga profesionistet edhe automatikisht alarmi shperndahet ne cdo vend ku duhet:shtyp,TV,radio emergjenca zjarrfixet,prefekture e polici…. Kryetari i komunes eshte aty vetem me kontroluar a po funksionon si duhet zinxhiri komanduese edhe a jane masat e mjaftueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *