Një vështrim i kujdesshëm mund të zbulojë jo një, por disa dukuri që prodhuan zgjedhjet e fundit në Partinë Demokratike, ndërsa një sy fare i rastësishëm konstaton pa vështirësi, se këto zgjedhje patën si produkt emërimin e një kryetari tërësisht të ngazëllyer. Edhe pse këto zgjedhje vinin si rrjedhojë e një disfate dëshpëruese, Lulëzim Basha sapo hyri në skenën zgjedhore, dukej fare qartë se nuk kishte asgjë të përbashkët me trishtimin e humbjes. Ai u shfaqë thuajse si një i huaj, cili jo vetëm që nuk mbanë asnjë përgjegjësi për atë që kishte ndodhur, përkundrazi ai kishte “të drejtë” të kërkonte edhe llogari për disfatën, atyre që do ta zgjidhnin kryetar. Gjithçka tek pamja e tij, tek sjellja e tij, në të ashtuquajtur periudhë zgjedhore, ishte jashtë realitetit të Partisë Demokratike. Ai kishte të drejtë të qeshte, kishte të drejtë të mos ndjente asnjë lloj lidhje me atë që ndjenin ata që mbushnin sallën, kishte të drejtë t’i shikonte në sy, si të donte t’u thoshte se e di se keni gabuar, prandaj po vi unë, kishte të drejtë që të mos mbante, apo njihte asnjë përgjegjësi për të kaluarën. Edhe në pamje, edhe në sjellje, edhe në mënyrën si u drejtohej turmave të tulatura, të cilat sapo kishin dalë nga humbja, shihej qartë se Lulëzim Basha edhe pas tetë viteve në ekzekutiv, nuk kishte mundur të krijonte asnjë lidhje me atë parti drejt së cilës po vraponte për kryetar. Por ecja e tij, dukej e çuditshme. Gjithçka i ngjante vrapimit të një makine drejt një destinacioni të caktuara, ku Basha ishte vetëm pasagjer, ndërsa shofer dikush tjetër. Ai bërtiste, fliste me të butë, ngrihej e ulej nga sedilja, për të lënë përshtypjen se afrimi i tij drejt postit të kryetarit, ishte meritë vetëm e tij, ndërsa shoferi, i bindur në atë që po bënte, shtonte shpejtësinë, duke parë padurimin e pasagjerit të tij. Si rrjedhojë, pas zgjedhjes, Basha po sillet si një fëmijë i llastuar që krejt papritur i kanë falur një lodër,(Partinë Demokratike). Ka njerëz që këtë gjë nuk e marrin seriozisht, po e lenë atë të luajë, ka dhe ca të tjerë që flasin ndryshe, madje i bëjnë dhe vërejtje këtij “fëmije të llastuar”. Pavarësisht nga këto zëra, mimika e tij, gjestet e tij, tregojnë se ai vazhdon të mbetet edhe tani në krye të PD-së, ashtu siç ka qenë gjithmonë, një i huaj i pandreqshëm që asgjë nuk e lidhë me gjithçka përreth. Kjo mosnjohje, kjo mos ngjitje me asgjë ku shkon ai dhe ky termi “i huaj”, tek Lulëzim Basha, manifestohet në shumë plane.
Që në fill duhet thënë se Lulëzim Basha nuk njeh veten e vet. Edhe pse ka bërë dhe vazhdon të bëjë karrierë me shpejtësi, sa herë që shfaqet publikisht, në pamjen e tij, në shikimin e tij, në mënyrën si i thotë fjalët, ka një hutim që nuk mundet të fshehë dot dhe në çdo rast duket sikur pyet veten, jam apo nuk jam unë ky që flet. Nuk e beson se ai që merret “me dhunë” nga një post më i ulët dhe ngjitet më lart, është vet ai Lulëzim Basha, i pa krahasueshëm me asnjë. Hedhë sytë tek ata që kanë qenë në PD qysh prej fillimit të saj, tek karriera e tyre fare modeste, ndjen ndoshta mëshirë për ta, pastaj shikon veten me krenari, por gjithsesi hutaq, mundohet të ambientohet me pamjen e re zyrtare, por nuk ka kohë të mendojë më gjatë, sepse drejtë tij zgjatet dora e fatit dhe e përplasë në një kolltukë tjetër. Pas kësaj, ai merr pamjen e postit të ri, një pamje që as nuk e njeh, as nuk i lejojnë kohën e mjaftueshme për ta njohur veten. Sidoqoftë pas kësaj, ai shfaqet i qeshur dhe ngazëllues, dhe nuk ka asnjë arsye për ta njohur veten, sepse pas pak çastesh ndoshta do të shfaqet ndryshe. Veç a më lart, Lulëzim Basha, nuk njeh as partinë ku “e përplasën” si kryetar të saj. Kjo mos njohje është aq ekstreme sa në të gjitha fjalimet e tij para “zgjedhore”, ai nuk gjeti asnjë fjalë, absolutisht asnjë, që t’i drejtohej partisë me të cilën po fliste, përkundrazi të linte përshtypjen se ishte duke bërë një monolog të pa fund me veten. Një monolog pak si i lodhur që fliste për një kryetar që po vinte në krye të një partie dhe për një parti që po priste me padurim liderin e saj, të dy të ndarë, që ecnin në drejtime të ndryshme si somnambul, por fati po i bënte bashkë. Ai nuk gjeti asnjë fjalë të linte kuptohej se e dinte që para vetes ishte një parti e shpartalluar nga beteja e fundit, dhe në mos ta kritikonte, të paktën të tregohej i kujdesshëm në evitimin e plagëve të saj. Nga ato që thoshte, nga problemet që trajtonte, nuk dha asnjë shenjë që ta kuptonin se me kë po fliste, duke manifestuar një mos njohje të skajshme. Ishte e njëjta skenë, në të gjitha takimet. Një sallë e hutuar që shpesh lëshohej britma deliri për ish kryetarin, dhe kryetari që po vinte, i cili jo rrallë herë lëshonte klithma haluçinante dhe pa lidhje, si, “ne e mbajë fjalën e dhënë”, etj.
Lulëzim Basha nuk njeh fare ata që janë tej gardhit të PD-së, por kur thuhet fare, kjo duhet kuptuar si e tillë njëqind përqind. Për t’u bindur për këtë mjafton të japim një shembull. Me ato që ka thënë deri tani, duket sikur Basha po vjen në krye të PD-së me një mision “të madh”, ruajtjen e nëpunësve nga largimet nga puna. Njerëzit që nuk e dinë fare çfarë është karrigia e nëpunësit, njerëzit që besojnë se janë duke zgjedhur, jo zyrtarin e zyrës së mbrojtjes të së drejtave të nëpunësve, por shefin opozitës, kanë aq shumë halle, sa kur Basha flet për këtë problem, u duket sikur tallet. Më e lehta është të thuhet se ai nuk njeh fare asnjë nga hall të tyre, por mundet të ketë edhe arsye të tjera më të mëkatshme. Në një Shqipëri me kaq shumë halle, të bësh kalë beteje nga fillimi i fushatës deri në fund, një problem të tillë, duket si paradoks. Të harrosh shumë gjëra dhe të premtosh se do të ngresh zyra të posaçme për mbrojtjen e ca kushërinjve, miqve, hallave, tezeve, xhaxhallarëve, kunetërve, militantëve, të paaftëve, etj, kjo tregon se deviza jote edhe në vazhdim do të ngrihet mbi baza tribale. Por le të mos e besojmë këtë gjë. Le të besojmë faktin se Basha u mor andej nga u mor, u ul në një dikaster dhe që nga ajo ditë ai ka parë se rreth vetes ka vetëm nëpunës, e ndoshta nuk e di se ka edhe njerëz të tjerë. Këta njerëzit e “tjerë”, ai i mendon pa halle, sepse ata nuk janë nëpunës që dikush po ua rrezikon vendin e punës.
Si rrjedhojë e shpejtësisë me të cilën po ndërron kolltukët, duket se edhe vet Bashën nuk po e njohin të tjerët. Nuk po e njohin as figurat kryesore të PD-së, nga ku as nuk dihet kur ka hyrë, as si po ngjitet. Nuk po e njohin dhe madje duken se kanë mbetur si të nemitur nga kjo garë “spektakolare” edhe ata që e frynë mediatikisht si Fevziu, apo Zheji, Çupi apo Shkullaku, Çili apo Hoxha. Për korrektesë duhet thënë, (pa ironi) se Bashën “e njeh”, Balliu, apo…Çim Peka!
Ndoshta të gjithë këto nuk kanë fare rëndësi. Kryesore është që Partia Demokratike tani ka jo thjesht një kryetar, por një kryetar të ngazëllyer.
artikujt tuaj tregojne se sa keq ndjeheni qe Basha eshte ne krye te PD. lerjani komentet anetaresise se pd, medias se djathte, se keshtu po tregoni vetem frike dhe ankth nga te qenurit e Bashes ne krye te PD. NJe fjale popullore shqiptare thote se me shkop goditet molla e kuqe dhe jo ajo e pabera, edhe ju po godisni me shkop Bashen se eshte molla me e mire, e bere dhe shume terheqese e PD. THone se kur dikush meret me dike do te thote se ai eshte person shume i rendesishem, sa me shume shkruhet dhe sa me shume kohe i kushtohet Bashes kuptohet se po aq i rendesishem eshte, me te parendesishmin dhe te pavlefshmin nuk humbet kohe.
E di qe ke te drejte ti mor nik nika a nik paloka! Mollen e kuqe e te bere qellojne me gure dhe merren shume me te.I bije qe Sala yt, prej tete vjetesh qe merret me Ramen ia kishte dhe ia ka friken se eshte person shume i rendesishem! Dhe ke te drejte sepse populli tregoi qe Berisha apo ky spurdhjaku Basha( njeriu qe qesh), jane funderrina qe u hodhen ne pleh me 23 qershor.
Kush esht i vleshm basha na gajase o trap e paske zili bashe o trap mos je gje homo ti se per qe tjetr nuk ben basha mo bete.Po ramen qe ka gjith keto vite sala me shok vetm eshajn e kodasin me fjal .pas fjaleve te tua ja kan frikn e esht me i miri “po perkete mund te jet fjala per RAMEN se esht me i miri” e jo si ata kriminet e tu apo ai lul bedoja.
Pse gazetet majtiste kan mbetur enveriste te pandreqshme.
1. Rotacionin ne demokraci e quajne nje humbje katastofike. kjo vjen tek ata se kane trashigimi enveriste. e djathta nuk vajton per humbjen,per te rotacioni eshte gjeja me e natyrshme ne demokraci. E djathta e vlerson opozten , e gjuane nje funksion te larte shoqeror aq te domosdoshem sa edhe qeverisjen. Nuk ka as me te voglen merzitje.Nuk ka arsye te jete i ngrusur. po nje gje u shqeteson ju. Kontrasti i madh ne mes te Bashas dhe liderve te majte.
Ai shfaqet aq europian sa Rama, Meta , Ruçi, Dokle duken se vijne nga mesjeta bizantine.
kE SHUME TE DREJTE TRADITA SE TE SHIKOSH SURRATIN E SALIUT TE DUKET ME HERET SE MESJETA APO LULUSHIN ME ATE BIREN E DYTE TE B…..NE MJEKER ‘.SHKO LAJ KOKEN DHE PASTAJ KOMENTO
Luli ka per te dale edhe kampioni i kampionatit te ri te tavlles qe do te hapet se shpejti nga shtatori me anetaret e tjere te qeverise qe shkon per pushime te gjata, nje pjese edhe ne gabina te vogla 2×2 me pak lageshtire per bythen !
Edhe ne varre ja keni frigen Berishes,nuk ju fajsoj se ju bjen ndermen viti 1990.PKSH ne vitin 1941 PPSH ne vitin 1948 PSSH ne vitin 1991.Per nje gje ju lumt gazeten zeri I popullit e keni qe nga viti 1942.
o tradit moj tradit
ti je hale per me dhit
KURTESH DEVAJES !
KURTESH ,te falenderoj per artimullin ,analize dhe psiko-analize .
Por ironikja eshte se ketu jane futur disa VIRUSE qe nuk jane VIRULENTE , dhe mundohen qe te interferojne .
SQARIM !
Per te gjthe ata qe jane inkuadruar me vonese ne kete blog u bej me dije se :
LULZIM BASHA ,alias HOXHA ,eshte 100 % produkt i EJAKUALIMIT te ILIR E N V E R HOXHES ..
Ky MARKI I UKIT ,ka dashe te thote dicka por ,lere more burre i dheut se ORE PREMI eshte PA NAFAK ..
LULE BASHA eshte as me shume dhe as me pak nje GUINPLEM modern ,por KRIMINEL GJAKFTOHTE .
Mos te keni merak se ai I GJATI nga marsi -prilli i 2014 SIC DHE THONE GOJET E LIGA do beje zgjedhje per bashkine e TIRANES ,per ta cuar haken tek i zoti .
BASHKINE e tiranes tani qe e ka LULUSHE -BURBUQJA ,do e bllokoje PARTIA ne pushtet .
Atehere pse ta pesojne qytetaret e TIRANES ,prandaj duke i kthyer legjimitetin popullit i kthejme dhe te drejten ..
Sa per ate “FRI-GEN ” ,nga SALIU mos pyesni shume por kini kujdes se HAKLAJT po vine dhe do bejen ADETIN .
Ky eshte problemi qe SERBI SALI ,bashke me familjen e tij ,nje CERDHE GJARPERINJSH ,nuk kane gjume dhe i ka zene tmerri nga ajo se cfare e pret .
Nje fjale e urte popullore theote se :
Cfare me ke bere ti mua ,une do te te bej dhe nje me SHUME .
KURTESH ,pres te tjera shkrime ,qe ta pasurosh edhe me shume levrimin e kesaj gjinie .
pse ka vdek sala dhe s’e kemi marr vesh qe dhe ne varr duhet ta kemi frik o mark uk? nje keshille per ty o uk nese ti vertet jeton ne u.k duhet ti hapesh me shume syte dhe te behesh me realist dhe bej dallimin si duhet te jete nje qeveri(ajo angleze) dhe si nuk duhet te jet(ajo shqipetare).pastaj hidhi dhe nje sy artikullit te robert papes si duhet te reflektoj nje njeri dhe jo te mbes skllav i nje ideali te vdekur. dhe mos dil neser te thuash qe dhe roberti eshte nje komunist. ok. reflekto pra mark nese nuk eke emrin ne ndonje bordero te saliut a te lulushit bukurosh.