SMS në DITA
Në 0689073730
E dashura DITA dhe drita e shqiptarëve! Dua t’i kujtoj kryebashkiakut të Vlorës: midis halleve të tua të shikosh edhe hallet që kemi ne dhe që flasim në konspiracjon me njeri-tjetrin, për arsye që dihen. Dy pallatet ndodhen ku ka patur shtëpinë sekretari i parë. Dërgo njërin nga varësit e tu. Ju lutem shikoni jugun e të dy pallateve, shikoni getot që janë ndërtuar dhe do habiteni. Dhe nëse shikoni jugun e pallatit të parë do vini duart në kokë për marrëzirat që bëjnë këta matrapazë të pangopur që shfrytëzojnë ndoshta edhe autoritetin tënd. Shpesoj me autoritetin që të jep ligji, do na lirosh hapësirat publike që na ka privuar ky i pangopur. Me respekt, Sejati.
