Vaji i peshkut dhe aspirina mund të jenë një kombinim shumë i efektshëm kundër dhimbjeve të artritit. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Boston, vaji i peshkut dhe aspirina luftojnë në mënyrë efektive inflamacionin, i cili është përgjegjës për një mori sëmundjesh si ato të zemrës, kanceri, artriti apo Alzajmeri.
Aspirina dhe acidet yndyrore Omega 3 njihen secila për efektin e tyre intiinflamator, por studimi thotë se kur ato merren së bashku mund të kontrollojnë përgjigjet aktive të sistemit imunitar, që lidhen me sëmundje afatgjata.
Inflamacioni i zgjatur në kohë mund të kthehet në kronik, çka çon në dëmtimin e valvulave të zemrës dhe qelizave të trurit, duke shkaktuar goditje atak në zemër apo në tru dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës, që bën të shfaqet diabeti. Gjithashtu, ky inflamacion lidhet edhe me zhvillimin e kancerit. Aspirina është e njohur për përdorimin në parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, pasi hollon gjakun dhe bën më të lehtë qarkullimin e tij.
E kombinuar me acidet yndyrore Omega 3, ajo kthehet në një ilaç të vërtetë kundër artritit. Nëse për aspirinën duhet të drejtoheni në farmaci, acidet yndyrore mund t’i merrni nëpërmjet ushqimit si vaj peshku, salmon, sardele, pulë, arra, spinaq dhe yndyrnat vegjetale.
Jam e befasuar se shume shkrime tuajat per shendetin, une i kam lexuar tek gazeta Super Shendeti. Nuk kam nder mend ta marr me ate gazete dhe arsyeja pse jam e inatosur, nuk eshte thjesht se ju kane vjedhur juve, por se na mashtrojne ne lexuesve, duke na e paraqitur shkrimin sikur eshte nje perkthim prej gazetes Super Shendeti i mjekes amerikane me emrin Monique Hinchcliff.